LSI s’ndalet, sulm PD-së e PS-së/ Manjani: CEZ-i, korrupsion politik, Berisha e bëri për t’u propozuar statusi, Rama për ta marrë

0
134

 

 

cez 12Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon betejën e saj kundër të gjithëve, ku ashtu si jo rrallëherë këto ditët e fundit, sulmet krahas opozitës i janë drejtuar edhe aleatit kryesor në qeverisje. Ylli Manjani deklaroi dje në një intervistë për “Top Channel” se deri më tani sa është bërë publike çështja e CEZ-it del më së shumti si një korrupsion politik. Sipas funksionarit të lartë të LSI-së, ish-kryeministri Berisha e përdori CEZ-in për të marrë propozimin e statusit kandidat në BE e ndërsa kreu aktual i qeverisë e mbylli marrëveshjen pikërisht për të përfituar statusin. “Ka ndodhur një gjë, që qeveritë shqiptare me kryeministrat përkatës vendosin interesin publik të shqiptarëve në satër, si pjesë e negociatave me shtetet e tjera të huaja, ose për të konkurruar për statusin, ose për ta marrë atë. Pra, të dyja rastet për statusin kanë qenë. Rasti i CEZ-it është fare flagrant, besojmë dhe mendojmë ne, të paktën nga ç’është emetuar në publik. Një kryeministër e shet OSHEE-në te CEZ-i për të filluar procedurat e statusit, ndërsa akuza tjetër është se kryeministri pasardhës e mbyll procedurën e CEZ-it për të marrë statusin. Nëse kjo është e vërtetë, ky është korrupsion politik dhe lidhet me faktin që, për t’i zgjatur jetën vetes në pushtet bën marrëveshje me interesin publik të shqiptarëve. Kjo është e papranueshme dhe është korrupsioni më i rëndë që mund t’i ndodhë një shteti sovran sesa çdo gjë tjetër që ndodh në këtë kontekst. Nga kjo pikëpamje, prandaj ne duam që të hetohet kjo çështje. Nëse ka fakte, personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, – tha Manjani. Por pavarësisht se deklaratat e tij këto kohët e fundit nuk kanë lënë pa vënë në qendër të shënjestrës edhe PS-në, Manjani tha se koalicioni funksion pa probleme. “Mund ta them qartë dhe prerë: nuk ka probleme koalicioni dhe kjo nuk është çështje koalicioni. Koalicioni siguron një funksionim normal të qeverisë. Mund ta them me bindje të plotë se nuk është kështu dhe nuk ka për të qenë kështu edhe për shumë vite”.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here