Lionel Mesi, selfie me familjen

0
137

Lionel Mesi, selfie me familjenPas penalltisë së humbur dy ditë më parë në “Etihad Stadium” përballë Mançester Sitit, ja ku vjen një arsye e fortë për ta bërë Lionel Mesin t’i rikthehet buzëqeshja. Ylli i Barcelonës ka postuar në Instagram një foto familjare bashkë me djalin Tiago dhe partneren Antonela Rokuzo për t’i uruar kësaj të fundit ditëlindjen. “Gëzuar ditëlindjen jeta ime! Të duam”, – shkruan Mesi mbi foto. Urim për Antonelën ka ardhur edhe nga mikesha e saj e ngushtë, njëkohësisht edhe partnerja e Çesk Fabregasit, Daniela Seman. “Për ditëlindjen e vajzës më të bukur. Sa do të doja të isha aty”, – shkruan bukuroshja angleze.

 

 Punimet në “Elbasan Arena” përfundojnë pas dy javësh

Punimet në stadiumin “Elbasan Arena” mund të përfundojnë pas dy javësh. Sipas asaj që mësohet, pista me tartan e këtij impianti duhet të përfundojë me datë 14 mars. Aktualisht ka përfunduar gërmimi dhe heqja e inerteve dhe ka filluar shtrimi me stabiliziment dhe gjeotekstil, ndërkohë që më pas do të procedohet me shtrimin e pistës me beton për t’ju vendosur në fazën e fundit dhe shtresa e tartanit.

 

 Bombë në “Signal Iduna Park”

Një bombë e pashpërthyer ka krijuar panik te Borusia e Dortmundit dje në mëngjes. Në afërsi të stadiumit “Signal Iduna Park”, ku këtë të shtunë luhet derbi i Vestafalisë mes Borusias dhe Shalke 04 u gjet një bombë, e cila detyroi trajnerin Jurgen Klop të shtynte dhe konferencën e parashikuar në prag të kësaj sfide. Sipas “DW”, bomba ishte kaq afër stadiumit, sa u detyruan të evakuonin personelin e pranishëm në impiant, por gjithashtu dhe të gjithë njerëzit që banonin në një zonë me një diametër rreth 250 metra. Ajo u gjet në momentin që po kryheshin punime për rikonstruksionin e zonës VIP të impiantit. Gjithsesi, bomba e gjetur nuk ka lidhje me asnjë atentat terrorist, por është një relikte e pazbuluar nga Lufta e Dytë Botërore.

 

 Xherdan Shaqiri dëgjon muzikë shqiptare

Lojtari shqiptar i Interit dhe i përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, duket se i preferon shumë këngët shqipe. Ai ishte i ftuari i ri i emisionit “Music Show” të televizionit zyrtar të klubit, ku shihet se ndër këngët më të pëlqyera nga 23-vjeçari janë këngët në gjuhën shqipe. Në një promo të lançuar nga ky televizion për emisionin me mysafir special, Shaqiri duhet të zgjidhte dhjetë këngët e tij të preferuara. Teksa ai shikon për këngët që ka në telefon, kamera kap disa nga titujt e këngëve dhe emrat e këngëtarëve e që shumicë ishin shqiptarë. “BimBimma, Besa ft. Dr. Mic, Blero, Ardian Bujupi, Arta Bajrami dhe B2N”, janë këngëtarët që i transferuari i ri i Interit i dëgjon. Shaqiri në listën e dhjetë këngëve të preferuara zgjodhi një këngë shqiptare. “Prej Zemrës” e kënduar nga reperi 2Ton ishte e dhjeta sa i përket preferencave të talentit me prejardhje nga Zhegra. Kënga “7/11” e Beyonce është më e preferuara nga Shaqiri, ndërsa në mesin e dhjetë më të pëlqyerave ishte edhe “Black Widow” e Rita Orës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency