Ligji i ri për energjinë/  Nuk ka falje faturash. Si do të lahen borxhet e qytetarëve

0
131

Gëzim Saliu

Në 2018-ën, treg i liberalizuar i konsumit familjar. Kemi hapur 81mijë vende pune, duke përfshirë edhe ato që kanë kaluar nga rrogat në të zezë në formale

faturën e energjisëNë mbledhjen e 10-të të Këshillit Ekonomik Kombëtar, Kryeministri bëri të ditur dje se shumë shpejt do të nënshkruhet traktati për energjinë, në qendër të të cilit, sipas Ramës, qëndron mbrojtja e konsumatorit të energjisë elektrike dhe konkurrenca e ndershme. Në fjalimin e tij në tryezën ku merrnin pjesë kryetarë të dhomave tregtare, duke përfshirë edhe atë të SHBA-së, përfaqësues të biznesit, drejtues të tatimeve si edhe ministri i Energjisë Gjiknuri e zv.ministri Financave, kreu i qeverisë u përqendrua më së shumti tek aksioni për vjedhjen e energjisë elektrike, duke nënvizuar nga ana tjetër se në ligjin e ri nuk parashikohen falje të faturave apo kamatëvonesave. “Është paraparë një afat kohor deri në 2018 që të dalim plotësisht në tregun e liberalizuar të konsumit familjar. Projektligji nuk parashikon dhe as do të parashikojë asnjë falje faturash, por përfshin dispozita specifike për ekzekutimin e faturave të energjisë elektrike”, – tha Rama.

 

Borxhet e qytetarëve

Ndërkaq, kreu i qeverisë sqaroi se do të hartohet një mekanizëm për të menaxhuar borxhet e pambledhura të qytetarëve që nuk kanë paguar energjinë elektrike, në mënyrë që këta të fundit të mos përfundojnë në burg. “Kemi një program të plotë të rimëkëmbjes së sektorit energjetik. Faljet në të shkuarën të kamatëvonesave kanë sjellë vetëm vjedhje dhe abuzime më shumë dhe rënie të menjëhershme të arkëtimeve. Për këtë arsye do u japim të gjithëve mundësinë e dytë që duan të futen në sistem, por mundësia e dytë duhet të jetë e lidhur me gatishmërinë për tu futur në sistem dhe me pagesën e pjesë që u takon. Shumë shpejt ministri do bëjë publik mekanizmin dhe bashkë do garantojmë që kompania të veprojë ashtu si duhet”, – u shpreh Rama. Duke mbetur në këtë çështje, kreu i qeverisë tha se ishte i vetëdijshëm për mangësitë e kompanisë, duke theksuar se shërbimi për klientin lë për të dëshiruar. “Ne do marrim përsipër si përgjegjësi nga ana e shteti jo si politike bamirësie se nuk ka të drejtë njeri të bëj bamirësi me paratë e shtetit. Është përgjegjësi, jo falje. Për lehtësimin e shlyerjes së borxheve”, – theksoi Rama.

 

Ekonomia

Më tej në fjalën e tij në tryezë, kreu i qeverisë u mbështet edhe në situatën ekonomike, duke theksuar se është diskutuar me shumë seriozitet programi me FMN-në, mekanizmat e monitorimit të qeverisë, ligjin i ri për TVSH, reforma e pensioneve si edhe masat për luftën me ekonominë informale e çështje të tjera. Sa i përket punësimit, Rama tha se pavarësisht kundërshtive të opozitës, duke marrë statistikat e Institutit të Sigurimeve vërehet se janë hapur 81mijë vende pune, duke përfshirë këtu edhe që kanë dalë nga sistemit i rrogës në të zezë. “81 mijë vende të reja pune. Këto janë të hapura nga zyrat e punës, janë edhe ato sipas standardeve me njerëz që nuk punojnë në të zezë po në të bardhë. Kur kemi folur për 300 mijë kemi ditur se çfarë flasim dhe kemi thënë se bëhet fjalë për vende pune sipas standardit evropian. Ne do ta realizojmë këtë qëllim”, – pohoi Rama.

 

Librazhd/ Rama: Paketë e re financiare për shlyerjen e borxheve të investitorëve në energji

Nga Librazhdi, Kryeministri Rama njoftoi dje përgatitjen e një pakete të re financiare për shlyerjen e detyrimeve ndaj të gjithë investitorëve privatë në sistemin energjetik, si pjesë e masave për normalizimin e sektorin elektroenergjetik. Kjo paketë, të cilën Rama e konsideroi rezultatin e parë të aksionit kundër vjedhjes së energjisë, do t’i japë mundësi qeverisë të negociojë çmimin e energjisë me këta operatorë, çmim, i cili aktualisht është më i lartë se ai i importit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency