Kur do të bëhet bashkimi i Shqipërisë me Kosovën???

0
157

Artan Fuga

Artan FUGAPas deklaratës të z. Kryeministër të Shqipërisë, nga dy anët e kufirit, ka që po interpretojnë, parashikojnë, parathonë… etj.

Sipas meje, bashkimi Shqipëri – Kosovë nuk është një fakt i ardhshëm, por i shkuar.

Nuk do të ndodhë, sepse ka ndodhur…

Por, komentuesit nuk e vënë re.

Pse?

E para, sepse faktet e mëdha historike nuk vihen re nga bashkëkohësit, sikundër nuk vë re një mal kur i ngjit hundën në të.

E dyta, sepse ca ecin me kritere të shkuara që masin bashkimin, pra kriteret e tyre janë si kullojse që nuk kapin dot peshkun, sepse u janë çarë birat.

E treta, sepse duke mos pasur vullnetin për të përfituar praktikisht nga ky bashkim, sot dhe këtu, presin gomar të mbijë bar, për më vonë, si ai që priste autobusin që kishte kaluar.

Patriotët e ardhshëm…

Dembelët e sotëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency