Kung Fu kineze vjen në vendin e shqiponjave!Larmi dhe spektakël në TKOBAP

0
174

Dihet që Artet marciale kineze janë te famshme në  botë, por Kung Fu e Shaolin konsidenrohet si palca, si esenca e arteve marciale. Më 4 korrik në në 19.00 të mbrëmjes, Ambasada kineze në Tiranë, ka ftuar posaçërisht Grupin kulturoro-artistik të Privincës Henan për një shfaqje në sallën e Teatrit të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor, ku do të demostrojë artin e vërtetë të Shaolin Kung Fu dhe të zbulojë para publiku shqiptar misterin e Kung Fu-së kineze.

Kung Fu kineze, e cila e ka zanafillën në Tempujt Shaolin të Provincës Henan, është një ndër krenaritë e bukura të Kinës, me histori të gjatë dhe ndikim të gjërë. Shaolin Kung Fu ka kombinuar meditimin Zen të sektit budist Chanzong (Një ndër degët më të rëndesishme të budizmit në Kinë) me artet marciale të luftimit, shquhet për lëvizje të prera, të fuqishme e të sakta, për veprime efikase e të zhdërvjellta në mbrojtje dhe sulm. Çdo lëvizje  shoqërohet nga figura unike plot bukuri tërheqëse. Gjatë shfaqjes, publiku shqiptar do të ketë mundësinë të shijojë performancën e shkëlqyer të Shaolin Kungfu  në teknikat e luftimit me grushta, me shkopinj si dhe një sere teknikash të tjera të spikatura të Shaolin Kung Fu-së klasike.
Përveç performacave mbresëlënëse të Shaolin Kung Fu, në shfaqje do të ketë edhe interpretime të këngëve dhe valleve popullore kineze, të cilat sëbashku, me forcën dhe delikatesën, larminë dhe hijeshinë e tyre, do ti dhurojnë publikut shqiptar një  spektakël kulturor sharmant e të paharuar.

Duke qene se trupa do te vije vetem diten e performances, plane nga ky event do te mund te merren vetem ne diten e shfaqjes ne mbremje.

Jeni te mirepritur

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here