Kualifikimi i mësuesve, kriteret dhe dokumenatcioni që duhet të plotësojnë kandidatët

0
273

Driçim Çaka

kualifimikiRezultati i provimit do të tregojë se cilët kandidatëve do t’u rritet rroga

27 prill, data kur do të jepet provimi

 

Në 27 prill mësuesit do të testohen në provimin e kualifikimit. Ky provim jo vetëm që do të tregojë nivelin real se cila është cilësia e mësimdhënies së mësuesve, por do të përcaktojë se kujt do t’i rritet rroga. Ministria e Arsimit bën me dije se është ngritur komisioni prej 5 personash të cilët do të bëjnë vlerësimin e çdo kandidati.

Kriteret

Kandidatët për kualifikim janë:

-Kandidatët me diplomë mësuesie

-Pa diplomë mësuesie, por me arsim të lartë që japin lëndë profesionale në shkollat e arsimit të mesëm, të lartë dhe kanë kontratë individuale pune

-Pa diplomë mësuesi, por që kanë kryer shkollën e mesme artistike ose Akademinë e Arteve dhe që japin lëndë mësimore në këtë institucione

Procedurave të kualifikimit u nështrohen kandidatët që plotësojnë kushte e vjetërsisë në punë:

-Të paktën 5 vjet për për kategorinë e kualifikimit “mësues i kualifikuar”

-Të paktën 10 vjet për kategorinë e kualifikimit “mësues specialistë” dhe të paktën 5 vjet pas marrjes së kategorisë “mësues i kualifikuar”

-Të paktën 20 vjet për kategorinë e kualifikimit “mësues mjeshtër” dhe të paktën 10 vjet pas marrjes të kategorisë “mësues specialist”

Sistemi me kredite

Duke filluar nga viti 2014 e në vazhdim kanë të drejtë të aplikojnë për të fituar ketegorinë e kualifikimit mësuesit të cilët kanë grumbulluar të paktën tri kedite në një vit kalendarik. Nëse një kandidat nuk merr pjesë në një kualifikim ose nuk kualifikohet, ka të drejtë për të aplikuar në çdo vit pasardhës.

 

Portofoli profesional i mësuesit duhet të përmbajë:

-Curriculum Vitae (me fotografi)

-Fotokopje të certifikatave të trajnimeve të kryera me kredite (nëse disponon të tilla)

-Fotokopje të dëshmive të titujve shkencorë

-Fotokopje të dëshmive të mbrojtës së gjuhëve të huaja

-Fotokopje të dëshmive për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK)

-Produkte të tjera, të cilat përshkruhen në udhëzimin vjetor të ministrit

-Komisioni i vlerësimit të portofolit në DAR/ZA vlerëson me pikë përbërësit e portofolit sipas udhëzuesit të IZHA-s

-Kandidati që nuk i merr pikët minimale për portofolin nuk futet në testin e kualifikimit

-Mësuesi që nuk dorëzon të paktën një produkt nuk futet në testin e kualifikimit

-Një plan mësimor vjetor (për një lëndë dhe për një klasë të caktuar)

-Një test kapitulli

-Objektivat e arritjeve të nxënësve për një kapitull në tri nivele (në një lëndë

dhe klasë të caktuar)

-Një planifikim ditor sipas një strukture të plotë, në të cilën përfshihen edhe

metodat e realizimit të objektivave të orës së mësimit

-Një plan të një projekti kurrikular së bashku me përshkrimin e realizimit të tij

 

 

Model se si do të jetë testi në lëndën, GJUHË SHQIPE

PËR DOKUMENTACIONIN

1.  Si veprohet me një nxënës, i cili ka munguar në 40% të numrit të orëve?

2.  Nxënësi duhet të njihet me vlerësimin e testit nga mësuesi i lëndës

brenda:

A)  5 ditëve

B)  7 ditëve

C)  10 ditëve

D)  12 ditëve

3.  Nëse një nxënës nuk është i kënaqur me vlerësimin e bërë nga mësuesi i

lëndës, cilat janë rrugët që duhet të ndjekë ai?

PËR PROGRAMIN

4.  Në përbërje të bordit të shkollës bën pjesë:    

A)  vetëm një mësues.

B)  të paktën një mësues.

C)  një nëndrejtor i shkollës.

D)  drejtori dhe nëndrejtori i shkollës.

5.  Çfarë përfshijnë standardet e nxënies?      

6.  Një nga  parimet ku mbështetet programi i gjuhës shqipe është parimi

koncentrik. Çfarë nënkupton ky parim?

7.  Identifikoni dy arsye pse mësuesi i përdor  1/3 e orëve të lira.  

Modele testesh, arsimi 9-vjeçar

PËR METODIKËN

8.  Minitesti  në lëndën e letërsisë dhe gjuhës shqipe kontrollon:   

A)  objektivat e kapitullit ose linjës lëndore.

B)  një objektiv të orës ose të kapitullit/linjës.

C)  të gjithë objektivat e një ore mësimi.

D)  të gjithë objektivat e programit mësimor.

9.  Rendisni tri metoda të mësimdhënies në klasë që realizojnë të nxënit

bashkëveprues.

10.  Cilat janë veçoritë e mësuesit si mësimdhënës? Shkruani dy prej tyre. 

11.  Në rubrikën të lexojmë, për temën: “ Poradeci”, hartoni nga një

objektiv të arritjes sipas tri niveleve:

a)  niveli  bazë:

b)  niveli i mesëm:

c)  niveli i lartë:

12.  Nëse hartoni një test që ka 30 pikë,  me sa pikë të fituara do ta vlerësoni 

nxënësin me notën:

a)  5 (pesë): ____________  b)  8 (tetë) ____________

PËR PËRGATITJEN SHKENCORE

Lexoni poezinë e mëposhtme dhe përgjigjuni pyetjeve që vijojnë.

PORADECI

Perëndim i vagëlluar mbi Liqerin pa kufir.

Po përhapet dal-nga-dale një pluhurë si një hije.

Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije,

Dyke zbritur që nga qjelli përmbi fshat po bëhet fir…

E kudo krahin’ e gjerë më s’po qit as pipëlim:

Në Katund kërcet një portë…në Liqer heshtë një lopatë…

Një shqiponjë e arratisur fluturon në Mal-të- Thatë…

Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t’im. Kualifikimi i mësuesve, 2010

60

Tërë fisi, tërë jeta, ra…u dergj…e zuri gjumi…

Zotëroj më katër anë errësira… Po tashi:

Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,

Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi.

13.  Ideja e lëvizjes dhe jetës që s’vdes kurrë, në këtë poezi konkretizohet në 

imazhin që krijon:

A)  lumi në udhëtimin e tij të pandërprerë.

B)  liqeni i përmasave pa kufi.

C)  madhështia maleve dhe lëndinave.

D)  zemra djaloshare por e trazuar e poetit.

14.  Cili nga çiftet e mëposhtme krijon antonimi të kontekstit poetik? 

A)  plak – i përrallshëm

B)  natë – errësirë

C)  ra – u dergj

D)  hesht – kërcet

15.  Perëndim i vagëlluar ka kuptimin.     

A)  perëndim i ndritur

B)  perëndim i qetë

C)  perëndim i kuq

D)  perëndim i mjegullt

16.  Në cilin prej vargjeve është pikërisht grupi i foljeve që, përmes një

shkallëzimi zbritës, jep idenë e qetësisë?

A)  Një shqiponjë e arratisur fluturon në Mal-të- Thatë…

B)  Tërë fisi, tërë jeta, ra…u dergj…e zuri gjumi…

C)  E kudo krahinë’ e gjerë më s’po qit as pipëlim:

D)  Në Katund kërcet një portë…në Liqer heshtë një lopatë…

 

17.  Cili nga vargjet e mëposhtëm ka një rend të përmbysur sintaksor? 

A)  Tërë fisi, tërë jeta, ra…u dergj…e zuri gjumi…

B)  Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi.

C)  Një shqiponjë e arratisur fluturon në Mal-të- Thatë…

D)  Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije Modele testesh, arsimi 9-vjeçar

61

18.  Përshkruani atmosferën që sugjeron kjo poezi në dy strofat e saj të para? 

19.  Me ç’pjesë të ligjëratës janë formuar metaforat e mëposhtme?  

a)  shkrumb i natës: ___________________

b)  jeta u dergj: ___________________

20.  Ç’përfytyrim krijon aliteracioni dhe retiçenca në vargjet e mëposhtme? 

Tërë fisi, tërë jeta, ra…u dergj…e zuri gjumi…

Zotëroj më katër anë errësira…

21.  Fjala errësira, në këto vargje mund të interpretohet në dy mënyra:  

të drejtpërdrejtë dhe të figurshëm. Si e kuptoni secilën prej tyre?

22.  a) Dy vargjet e fundit hyjnë në kontrast me pjesën tjetër të poezisë.  

Cili është thelbi i tij dhe si do ta interpretonit këtë kundërvënie?

b) Me çfarë lidhet shqetësimi dhe dhimbja e poetit në këto vargje?

23.  Cilës pjesë të ligjëratës i përket fjala i përrallshëm? Si është formuar

ajo? Zbuloni efektin e shprehësisë që krijon kjo fjalë.

a) pjesa e ligjëratës: ______ b) formimi: ____ c) efekti i shprehësisë:_____

24.  Disa emërtime të përgjithshme vendore poeti i shkruan me shkronjë të

madhe. Gjeni të paktën dy prej tyre dhe tregoni arsyen e një përdorimi të

tillë.

25.  Analizoni fjalën përskuqte sipas ndërtimit.    

26.  Ndërtoni një fushë (konceptore) leksikore terminologjike, me jo më pak

se tri njësi, që të lidhet me termin fjali.

27. Në fjalinë: Në dritare erdhi prej pyllit flladi i freskët, parafjala prej

tregon:

A)  vend

B)  shkak

C)  vepruesin

D)  tërësinë Kualifikimi i mësuesve, 2010

62

28.  Vendosni foljen ndjej në mënyrën dëshirore, koha e tashme, veta 3,

numri shumës. 

29.   Vendosni foljen flas, në mënyrën urdhërore, numri shumës. 

30.  Përcaktoni klasën e fjalëve me shkronja të zeza:    

a)  E la në vend të sigurt.   ________________________

b)  Në vend të nënës, vajti e bija. ________________________

31.  Qarkoni variantin në të cilin kuptimin e shkallës sipërore e bart tema

fjalëformuese.  

A)  Qielli ishte më i zymtë se dje.

B)  Kjo tokë e stërlashtë ka histori të lavdishme.

C)  Ajo ishte sa e shkathët, aq edhe gazmore.

D)  Më dukej vetja i vlerësuar nga shokët.

32.  Në fjalinë e mëposhtme tregoni funksionin dhe me se është shprehur

pjesa  e  nënvizuar.

E tërë salla gumëzhinte nga ajo zhurmë e fortë hareje.

a)  Funksioni: _____________________________

b)  Shprehur me: ___________________________

33.  Përcaktoni llojin e fjalive njëkryegjymtyrëshe foljore.      

a)  Rrini së bashku. _________________________________

b)  Këtu i thonë Shqipëri._____________________________

34.  Rishkruajeni fjalinë duke e zgjeruar me një rrethanor të veçuar, të

shprehur me emër me parafjalë.

Te gryka e shpellës u duk portreti i burrit të moshuar.

35.  Zgjeroni fjalinë e dhënë me pjesë të nënrenditur krahasore-mënyrore.  

E pritëm me të gjitha nderimet….

36.  Gjeni funksionin që kryen pjesa e nënvizuar në fjalinë e mëposhtme.  

Shteg për të shpëtuar nuk kishte. Modele testesh, arsimi 9-vjeçar

63

37.  Ktheni ligjëratën e drejtë në ligjëratë të zhdrejtë.   

Ju i dashur mësues, na thoshit shpesh: “Unë jam i sigurt se ju nuk do t’i

harroni kurrë këshillat e mia”.

38.  Përcaktoni llojin e fjalive sipas kumtimit.     

a)  E po, të rrojmë në një qytet e të mos shihemi!

b)  Edhe Besmiri fitoi në konkurs?!

39.  Qarkoni fjalinë ku janë përdorur drejt shenjat e pikësimit:                

A)  Njerëzit thirrën të kënaqur: “Kjo është drejtësi”.

B)  Njerëzit thirrën të kënaqur: “-Kjo është drejtësi!”

C)  Njerëzit thirrën të kënaqur: “-Kjo është drejtësi.”

D)  Njerëzit thirrën të kënaqur: “Kjo është drejtësi!”

40.  Qarkoni fjalinë me fjalën e shkruar gabim.                          

A)  Cili nga ju do të shkojë për ta kërkuar?

B)  Vapën e madhe e ndjejnë të gjithë.

C)  Gëzimi e kishte shndërruar në tjetër njeri.

D)  Rrebeshi kishte shkatërruar gjithçka.

41.  Shkruani dy elemente që e bëjnë paragrafin njësi tekstore.  

42. Ç’është kohezioni?       

43. Ç’është koherenca?

44. Cila është gjëja më e rëndësishme për brezin tuaj të cilën do të donit ta

dinte brezi më i ri? Pse mendoni se është kaq e rëndësishme? Shpjegoni

arsyet tuaja në formën e një eseje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency