Konsumi ditor i kakaos përmirëson kujtesën

0
148

 

Konsumi ditor i kakaos përmirëson kujtesënPërmes konsumit ditor të kakaos, personat më të moshuar mund ta përmirësojnë shëndetin dhe funksionimin e trurit. Ky është rezultati i hulumtimit ku 60 persona me një moshë mesatare prej 73 vjet i kanë pirë dy gota me kakao në ditë. Pas konsumimit të kësaj pije gjaku u shkonte më shpejt në tru, konstatoi studimi. Të anketuarit pas pirjes së kakaos ishin më të suksesshëm edhe në testet e kujtesës. Kjo bimë me ngjyrë kafe në fakt është një eliksir i vërtetë i shëndetit. Efekti pozitiv i flavanolit në kakao rezulton në kujtesë më të mirë. Magjepsja me këtë pije rrjedh që nga koha e kolonizatorëve spanjollë dhe që atëherë ajo për shekuj me radhë është një nga pijet e preferuara, së cilës i atribuohen veti shëruese. Nëse jeni vazhdimisht të lodhur dhe të rraskapitur, merrni dozën tuaj ditore të kakaos. Me këtë pije mund t’i mundni edhe dhimbjet dhe ta ulni oreksin. Kakao është një ilaç i mirë kundër rënies së flokëve, theksojnë shkencëtarët britanikë. Femrave veçanërisht ju rekomandohet pirja e kësaj pije. Femrat që e pinë çdo ditë nga një filxhan kakao kanë lëkurë më të butë dhe me të lagësht, e cila është më rezistuese ndaj rrezeve të diellit.

 

Si ndikon Hëna në gjumë

Studimet e fundit sugjerojnë se Hëna mund të ndikojë në disponim, në peshën trupore dhe në gjumë. Shkencëtarët nga Suedia kanë zbuluar se ndryshimet e Hënës mund të shkaktojnë ndryshime në cilësinë e gjumit. Ndonjëherë Hëna do të shkaktojë që gjumi juaj të mos jetë i thellë si zakonisht dhe të flini më pak. Shkencëtarët kanë zbuluar se, gjatë hënës së plotë, një numër i madh i njerëzve gjatë gjumit bëhen më të ndjeshëm ndaj tingujve dhe flenë rreth 25 minuta më pak. Gjatë hënës së plotë, faza REM (Rapid Eye Movement – Lëvizja Rapide e Syve) e gjumit mund të zgjatet për madje 30 minuta.

Gjatë hulumtimit, shkencëtarët kanë vënë re ndryshime në gjumë tek pjesëmarrësit të cilët duhej ta plotësonin një pyetësor me pyetje për shprehitë e përgjithshme të jetesës dhe shëndetit. Studimet e mëparshme kanë treguar se ndryshimet e Hënës mund të shkaktojnë ndryshime hormonale tek njerëzit. Rezultatet e anketës treguan se shumicës së pjesëmarrësve gjatë Hënës së plotë u duhen mesatarisht 5 minuta më shumë për t’i zënë gjumi. Në trupat e pjesëmarrësve kishte rënë niveli i melatoninës, një hormon ky që ndikon direkt në gjumë. Megjithatë, rezultatet e hulumtimit nuk janë të mbështetur me dëshmi të mjaftueshme për t’u konsideruar të besueshme. Shkencëtarët sugjerojnë që gjithmonë ta ruani ritmin normal të gjumit i cili do të mundësojë që trupi juaj të jetë më pak i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të Hënës.

 

Për çfarë shërbejnë fasulet e zeza

Fasulet janë të lira dhe të lehta për t’u gatuar, gjë që i bën ato të pranishme në dietat e shumë njerëzve. Ato janë të pasura me proteina, duke u bërë një zëvendësues shumë i mirë për mishin në rrethin e vegjetarianëve. Duke qenë se përmbajnë dhe fibra, kjo gjë ju ndihmon të ndjeheni të plotë me energji. Fasulet e zeza kanë një sasi të vogël acidi yndyror Omega 3, që përmirësojnë shëndetin e zemrës. “Fasulet e zeza janë të pasura me antioksidantin “antocianin” – i njëjti që ndodhet tek boronica. Studimet tregojnë që sa më më e errët të jetë fasulja, aq më e lartë është sasia e antioksidantit” – thotë Sharon Palmen, autori i librit “The Plant-Powered Diet”. Ju mund t’i shtoni fasulet e zeza edhe në sallatat e përgatitura.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here