Konkursi në Arte/ Emrat e kandidatëve që duhet të regjistrohen për të vazhduar Universitetin

0
103

artetListën e plotë me emrat e kandidatëve që duhet të regjistrohen për të vazhduar Universitetin e gjeni në faqet 9 dhe 10 të gazetës Standard

Nis procesi i regjistrimit të kandidatëve në Universitetin e Arteve. “Regjistrimi i kandidatëve për konkurset e pranimit bëhet pranë sekretarive të Fakulteteve të UART duke filluar nga sot, deri në orën 12.00 të datës 28 gusht 2014. Sekretaritë mësimore të fakulteteve në UART, kryejnë veprimet e rregjistrimit të kandidatëve për konkurim nga ora 08:00 deri në orën 18:00. Kandidatët që përfitojnë nga kuotat e akorduara për Shqiparët jashtë kufijve të vendit, të verbrit, Romët dhe Ballkano-Egjiptianët, invalidët paraplegjikë e tetraplegjikë, jetimët, shtetasit e huaj si dhe kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimi apo transferim studimesh, që do të marrin pjesë në konkurset e pranimit për programet e studimit të ofruara nga UART, aplikojnë drejtpërdrejt pranë sekretarive të Fakulteteve në Universitetin e Arteve”,- thuhet në një njoftim të UART. Regjistrimi i kandidatit bëhet nëpërmjet një mjeti identifikimi personal: Për kandidatët shtetas të Republikës së Shqipërisë regjistrimi bëhet me paraqitjen e kandidatit i cili duhet të tregojë dokumentin e indetifikimit personal (kartë identiteti ose pasaportë për jashtë shtetit) si dhe vërtetimin e pagesës së tarifës së regjistrimit në favor të UART; Për kandidatët nga trojet regjistrimi bëhet me paraqitjen e kandidatit i cili duhet të tregojë dokumentin e indetifikimit personal (kartë identiteti ose pasaportë për jashtë shtetit), fotokopje e dipllomës e shkollës së mesme e noterizuar si dhe vërtetimin e pagesës së tarifës së regjistrimit në favor të UART. Tarifa e regjistrimit të kandidatëve pjesëmarrës në konkurset e pranimit, në të gjitha programet e studimit në Universitetin e Arteve është 5.000 (pesë mijë) lekë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency