Kompanitë e sigurimeve, rriten dëmet që u paguhen individëve

0
1022

Kompanitë e sigurimeve, rriten dëmet që u paguhen individëve2Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka njoftuar dje se tregu i sigurimeve vazhdon trendin rritës sa i përket totalit të të ardhurave të gjeneruara. Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar 2015 kapën vlerën mbi 1,176 milionë lekë, ose 18.77% më shumë se në muajin janar 2014. Gjatë muajit janar 2015, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 74,401 me një rritje prej 2.06% krahasuar me muajin janar 2014. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.30% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 7.70%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 43.98% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 56.02% të totalit të tregut. Gjatë muajit janar 2015, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 216 milionë lekë, ose 7.00% më shumë se në muajin janar 2014.

 

Rriten primet e sigurimit motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar 2015 arritën mbi 659 milionë lekë, ose 39.80% më shumë se në muajin janar 2014. Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar 2015, pati një rritje prej 44.44% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me rritje të numrit të kontratave prej 6.87% krahasuar me muajin janar 2014. Produkti Sigurim Kufitar në muajin janar 2015 pati një ulje prej 12.38% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 17.58% krahasuar me muajin janar 2014. Produkti Karton Jeshil, në muajin janar 2015, pati një rritje me 33.12% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar 2014. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 17.02%.

 

Rritje e lehtë e sigurimit vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar 2015 arritën rreth 517 milionë lekë, ose 1.43% më shumë se në muajin janar 2014. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 2.55% krahasuar me muajin janar 2014. Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë muajit janar 2015, patën rritje me 11.07% kundrejt muajit janar 2014. Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë muajit janar 2015 siguruan rreth 266 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 80.58%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 10.15% të totalit. Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë muajit janar 2015, vihet re një rritje prej 0.83% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një ulje me 0.25% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin janar 2014. Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë muajit janar 2015, arritën në rreth 100 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 43.00% në krahasim me muajin janar 2014. Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar 2015, arritën rreth 91 milionë lekë, ose 27.99% më pak se në muajin janar të vitit të kaluar.

 

Rriten dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar 2015 u rritën me 7.00% krahasuar me muajin janar 2014. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me mbi 165 milionë lekë, apo 76.52% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

 

 Si të negociosh pagën

Ne përballemi me pyetje rreth pagës përgjatë gjithë kohës. Përgjigjja ndaj pyetjeve të tilla është e ndërlikuar për këdo, por për njerëzit në nivelim me të ardhura më të larta mundet të jetë vërtetë e vështirë për shkak se kompensimi i përgjithshëm bazohet në më shumë se pagë. Çdo kompani ka një mënyrë të ndryshme për të motivuar ekzekutivët me kompensim kështu që mbetet e vështirë të dish se çfarë të thuash. Përgjigjuni me një shifër shumë të lartë dhe keni dalë jashtë ‘rryme’. Përgjigjuni me një shifër shumë të ulët dhe ka të ngjarë të humbisni për shkak se kompania mendon që nuk jeni në nivelin e duhur për ta përballuar atë vend të veçantë pune. Ekspertët sugjerojnë një qasje shumënivelore që ju krijon hapësirë për të negociuar: Filloni me një deklaratë që shpreh se sa i interesuar jeni për këtë pozicion. ‘Natyrisht kompensimi nuk është fokusi im kryesor; Unë jam më i shqetësuar në lidhje me mundësinë profesionale, potencialin e rritjes”. Nëse ‘amullia’ nuk do të funksionojë, kapërceni në nivelin e ardhshëm. Jepni një gamë të gjerë që ju mundëson fleksibilitet maksimal. ‘Në vitet e fundit, totali im (kesh) im ka qenë në X dollarë deri në Y dollarë’. X është paga më e ulët që ju keni fituar në tre deri pesë vitet e fundit dhe është Y më i larti përfshirë të gjitha format e kompensimit në vitin tuaj më të mirë (rrogë, bonus, kushtëzim kapitali). Ekspertët na këshillojnë të tregohemi krijues. Nëse ata hetojnë më tej, ju mund të hetoni për të parë nëse shifra e tyre është më e lartë ose më e ulët. Nëse kompania ka buxhetuar një shifër maksimale për atë pozitë, ajo që ofroni ju duhet të gjendet brenda gamës së tyre. Nëse ata kanë planifikuar një shifër më të vogël ju mund të sqaroni duke shpjeguar se shifra juaj më e lartë ishte rezultat i një viti të shkëlqyer me një shpërblim të madh por paga juaj bazë ishte brenda gamës së tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency