Kompanitë e kërkimit të naftës lirohen nga pagesa e akcizës

0
216

naftaErvin Kaduku

 

Ministria e Financave ka publikuar në “Fletoren zyrtare” udhëzimin se si do të procedojnë shoqëritë e kërkimit të naftës për t’u përjashtuar nga detyrimi i pagesës së akcizës.

Referuar udhëzimit të Financave, shoqëritë e kërkimit të naftës dhe të vënies në shfrytëzim të zonave naftëmbajtëse, të cilat mund të importojnë nënprodukte të naftës për nevojat e veta, të përjashtuara nga tatimi i akcizës, duhet të pajisen me autorizimin e përjashtimit nga akciza nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT).

Për të marrë këtë autorizim, ministria detyron shoqëritë e kërkimit të naftës dhe të vënies në shfrytëzim të zonave naftëmbajtëse që të paraqesin në DPT: një kërkesë me shkrim, së cilës i bashkëngjitet një fotokopje e certifikatës së NIPT-it. Gjithashtu, shoqëritë duhet të pajisen në të njëjtën kohë me një autorizim (origjinal) të lëshuar në emër të tij nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), ku të jepen referenca për marrëveshjen me qeverinë shqiptare, si dhe një kopje të kësaj marrëveshjeje.

Bashkangjitur këtyre dokumenteve duhet edhe kërkesa për nevojat për nënproduktet e naftës, lloji i nënproduktit, sasinë që do të përdoret dhe periudhën e përdorimit. Pas plotësimit të këtij dokumentacioni brenda 30 ditësh kalendarike DPT pajis shoqërinë e kërkimit të naftës me autorizimin e përjashtimit nga akciza.

Një kopje e autorizimit duhet t’i dërgohet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave (DPD), pasi është ky institucion që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për akcizat do të merret me grumbullimin dhe menaxhimin e akcizës.

DPT dhe DPD, nëpërmjet degëve të tyre do të kontrollojnë dokumentacionin dhe lëvizjen e nënprodukteve të naftës gjatë transportit, magazinimit, si dhe destinacionin e përdorimit. Referuar ligjit të ri për akcizat, periudha e përjashtimit nga ky tatim është 5 vjet dhe pas kësaj periudhe mund të rishikohet.

Shoqëritë e kërkimit të naftës dhe të vënies në shfrytëzim të zonave naftëmbajtëse do të përjashtohen nga detyrimi i akcizës, pasi të pajisen me një autorizim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Nëse sasia e karburantit e përjashtuar nga akciza, nuk shfrytëzohet brenda periudhës kohore të përcaktuar nga kompania, pjesa e pashfrytëzuar i nënshtrohet tatimit të akcizës.

 

 

Ku merret autorizimi për përjashtimin nga akciza

Për të marrë këtë autorizim, ministria detyron shoqëritë e kërkimit të naftës dhe të vënies në shfrytëzim të zonave naftëmbajtëse që të paraqesin në DPT: një kërkesë me shkrim, së cilës i bashkëngjitet një fotokopje e certifikatës së NIPT-it. Gjithashtu, shoqëritë duhet të pajisen në të njëjtën kohë me një autorizim (origjinal) të lëshuar në emër të tij nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), ku të jepen referenca për marrëveshjen me qeverinë shqiptare, si dhe një kopje të kësaj marrëveshjeje.

 

 

 

Dogana shqiptare dhe ajo franceze intensifikojnë luftën kundër trafiqeve

Më datë 27 qershor 2013, në Bruksel u firmos memorandumi i mirëkuptimit midis Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Taksave Indirekte të Republikës Franceze. Për doganat shqiptare, ky memorandum u firmos nga Flamur Gjymishka, drejtor i Përgjithshëm, ndërsa për doganat franceze nga Helene Crocquevieille, drejtore e Përgjithshme.

Në këtë memorandum, palët kanë rënë dakord të bashkëpunojnë në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike, të lëndëve pararendëse të drogës, të duhanit të përpunuar, të alkooleve dhe pijeve alkoolike, të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale, si dhe në luftën kundër përdorimit të fondeve që e kanë burimin tek një krim doganor.

Ky bashkëpunim do të përqendrohet tek:

a) veprimet e parregullta që janë konstatuar apo që janë planifikuar të kryhen dhe që kanë apo duket sikur kanë një karakter mashtrues;

b) mjetet apo metodat e reja të mashtrimit;

c) kategoritë e mallrave, të cilët njihen si objekte të mundshëm të një trafiku të paligjshëm;

d) personat, për të cilët mund të mendohet se bëjnë apo mund të bëjnë veprime në shkelje të legjislacionit doganor të Palës tjetër;

e) mjetet detare, ajrore apo mjete te tjera te transportit për të cilat mund të dyshohet se përdoren për të kryer veprime në shkelje të legjislacionit doganor të Palës tjetër;

f) teknikat e reja të luftës kundër shkeljeve doganore etj.

Firmosja e këtij memorandumi intensifikon marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit që ekzistojnë midis Administratës Doganore Shqiptare dhe Administratës Doganore Franceze.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency