Kodra, Blushi llogari Kumbaros:Pse e bëni pis me zënka politike

0
220

piktura e Kodres

Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se Komiteti i Trashegimise Boterore te UNESCO, pasi vleresoi progresin e arritur ne menaxhimin e sitit te Gjirokastres dhe Beratit gjatë dy viteve te fundit./r/n/r/nMinister of Culture Mirela Kumbaro, speaks during a press conference, she commented on the decision of the World Heritage Committee of UNESCO.

Debate dhe replika për zhvarrosjen e Ibrahim Kodrës ka pasur edhe në Komisionin e Jashtëm mes deputetit të PS Ben Blushi dhe Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro. Blushi ka kërkuar shpjegime nga ministrja për këtë vendim të firmosur prej saj, për të cilin deri më tani ministrja nuk kishte dhënë asnjë shpjegim. Sipas Blushit piktori duhet të lihet i qetë, të pushojë në Ishëm të Durrësit. Ai iu drejtua Kumbaros duke i thënë: “Deri më sot askush nuk ka thënë asgjë se cili është amaneti i Ibrahim Kodrës. Qeveria pretendon se duhet ta varrosin në Tiranë sipas vullentit të fundit. Pse duhet të bëjmë pis një figurë si Ibrahim Kodra me një zënkë mes qeverisë dhe autoriteteve lokale? Duhet folur dhe sqaruar atyre njerëzve që kundërshtojnë zhvarrimin, që përse po bëhen veprime të tilla, në qoftë se të bëhen?”.

Për këtë çështje mjaft të nxehtë të ditëve të fundit ministrja Kumbaro tha: “Ua kemi treguar edhe medias aktin noterial, por edhe banorëve të Ishmit. Në 2006 kur piktori ka ndërruar jetë, ai është varrosur në fshatin e lindjes. Sipas një verifikimi të letrave të testamentit të tij i cili është hapur pas ditës së varrimit, fondacioni “Ibrahim Kodra” kërkoi që të çohej në vend vullenti i fundit. Ibrahim Kodra të prehet në Tiranë. Gjithçka po e bëjmë  në zbatim të ligjit dhe në nderim të figurës së tij, do të qëndrojë pranë vëllezërve Frashëri dhe Faik Konicës.”, ka thënë Kumbaro.

Ministrja e Kulturës e ka cilësuar një reagim emocional, qëndrimin dhe protestën e bërë nga banorët e Ishmit të cilët kundërshtuan me forcë largimin  e eshtrave të Ibrahim Kodrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here