Kodi rrugor/ Qeveria do rishikojë ndryshimet. Ekspertët: Jo gjobave të larta, s’përballohen

0
135

Gëzim Saliu

Rama: Të ribëhet tërësisht kodi i ri rrugor. Shalsi: Së shpejti qeveria qeveria do mbledhë tryezën për rishikimin dhe hartimin e tij

komisioni veprimtaria prodhueseEkspertët e qarkullimit rrugor dhe grupet e interesit i kërkojnë qeverisë të rishikojë edhe njëherë ndryshimet në kodin rrugor, kryesisht ato që kanë të bëjnë me rritjen e masës së gjobave. Në diskutimin e djeshmë në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, eksperti auto-teknik Gëzim Hoxha tha se shqiptarët nuk mund ta përballojnë një nivel të tillë gjobash. “Sipas ndryshimeve gjoba në semfaor do të jetë 500 mijë lekë. A ka ndonjë sociolog në këtë grup pune që të diskutojë sa janë të ardhurat e qytetarit dhe nëse i mbulon ose jo. Se pastaj do të ndeshemi me një problem tjetër, që 70 % e tyre nuk i paguajnë dhe shteti më pas do ti marrë shtëpitë”, u shpreh ai. Ndërkaq kreu i Komisionit, Eduard Shalsi pohoi se qëllimi kryesor i ndryshimeve është ulja e aksidenteve. “Debati ka degraduar vetëm në disa gjoba të larta. Ne jemi koshient se sjellja e drejtuesve të mjeteve duhet të ndryshojë katërcipërisht në vend. Qëllimi final është ulja e aksidenteve me pasoja fatale apo plagosjen”, pohoi ai. Nga ana e tij ekspert ligjor, Fatmir Hasho, dha propozimet e tij për disa ndryshime paraprake në projektligj,duke vënë theksin tek makinat me timon në krah të kudnërt. Për këtë pjesë, ekspertët dhe deputetët ranë dakort vetëm që të ndalohet qarkullimi i automjeteve me timon në krah të kundërt, pasi janë bërë burime aksidentesh. Nga ana e tyre përfaqësuesit e Konfederatës së Sigurisë Rrugore të Shqipërisë shprehën shqetësimin se kodi rrugor duhet të ripunohet duke u përshtatur me direktivat e BE-së për vitin 2014, ndërkohë që kërkuan një konsultim më të gjerë nga ana e ministrive për ndërhyrjet në Kodin Rrugor.

 

Reflektimi

Duke marrë parasysh sygjerimet dhe kritikat e ekspertëve dhe kundërshtitë e shumta të deputetëve, ministritë përkatëse kanë vendosur të ridakordësojnë ndryshimet e kodit rrugor. Sipas konsensusit të arritur mes palëve, dje është vendosur që relatori i projektligjit, deputeti Ulsi Manja të gjejë një dakordësi të specialistëve përkatës të dy ministrive. Ndërkohë kryetari i komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi u shpreh se qeveria dhe Kryeministri në cilësinë e kryetarit të këshillit Ndërministror Kombëtar të Sigurisë Rrugore shumë shpejt do të mbledhë një tryezë për rishikimin dhe hartimin e një kodi të ri rrugor. “Është një proces që do të përfshijë jo vetëm drejtoritë e ndryshme të Ministrive, por edhe shoqërinë civile dhe grupe ekspertësh. Kemi një kod të miratuar shumë vite më parë, ku lë për të dëshiruar edhe mënyra se si është përkthyer por edhe mënyra se si është amenduar gjatë gjithë këtyre viteve dhe është koha për të bërë një ndërhyrje të plotë”, tha ai.

 

Komisioni i Sigurisë

Edhe pse ishin mbledhur për të votuar nen për nen ndryshimet në kodin rrugor, kjo gjë nuk ndodhi në mbledhjen e djeshme të Komisioit të Sigurisë. Propozimi i deputetit Pirro Lutaj, sipas së cilit dakordësia e arritur më para në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për një reflektim të sygjerimeve të ekspërtëve e bënte të panevojshëm votimin në mbledhjen e Sigurisë. “Ne jemi komision për dhënie mendimi, e kemi kaluar në parim, unë mendoj që ne ta lëmë diskutimin nen për nen se jam i sigurtë që do ketë ndryshime nga komisioni përgjegjës”, tha ai. Ndërsa deputeti i LSI-së Luan rama gjatë diskutimit tha se më me shumë vlera do të ishte ndryshimi tërësor i kodit rrugor, dhe jo vetëm të disa pjesëve të tij. Do sygjeroja përfaqësuesve të minisitrisë që meqë jemi në këtë fazë që të ribëhet tërësisht kodi rrugor. Është kod i 2008-ës, meqënëse jemi në këtë fazë të vij një kod tërësisht i ri, dhe të na vijnë këtu i plotë”, tha ai.

 

Debati te Siguria

Luan Rama– Para një viti janë bërë ndryshime dhe në ato pati ndryshime të masave për penalitetet e atyre që shkelin rregullat dhe një pjesë e masave edhe u pesëfishuan. Një vit më pas vijmë me një propozim tjetër që të njejtat masa dhjetëfishohen. A ka një studim MT-ja që ndryshimet qëe bën vjet cfarë impakti krijuan, cfarë nuk funksionoi si dhe si funksionoi skema që i detyroi ata të vijnë me të tjera penalitete?

Eduard Seitaj, sekretar i përgjithshëm i MT-së- Ndryshimet e përmendura e vitit 2011 prekën dispozita të tjera të kodit rrugorr që kishin të bënin me rripin e sigurimit, parakalimi i gabuar shpejtësi tej normave të lejuara. Ndryshimet e sotme janë të tjera , janë për të përmirësuar atë infrastrukturë që krijon më pak mundësi për shkaktimin e aksidenteve

Paulin Stërkaj– A keni ndonjë statistikë ju se sa gjoba janë vënë dhe janë vjelë deri tani për dëmtimet e rrugës?

Eduard Seitaj– përgjgija është shumë pak dhe shumë pak. Jan ëvënë shumë pak gjba dhe janë vjelë shumë pak gjoba. Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të jemi të ëprgatirurtt kur do të forcohet veprimi i ligjit.

Paulin Stërkaj- Dmth deri tani nuk ka funsikionuar ligji, shtimi i gjobave e bën më të mirë këtë punë apo ska funksionu administrat më para

Eduard Seitaj– Që s’ka funksikonuar administrata më parë, kjo është e sigurt. Për përmirësimin e infrastrutkurës, për hyrjet e paligjshme dhe reklamat kemi ngritur një grup pune ndërministror. Si faza e parë është dërguar një pyetësor nga të gjithë ata që kanë një hyrje në rruigën nacionale

Pirro Lutaj– Sot ka një zhvillim lidhur me kodin që po diskutojmë. Përfaqësuesit kanë qenë sot në Komisionin përgjegjës dhe realisht sot në atë komision është marrë përsipër që relatorit të bëjë një dakordësi të specialistëve përkatës të dy minsitrive. Me që ne jemi komision për dhënie mendimi, e kemi kaluar në parim, unë mendoj që ne ta lëmë diskutimin nen për nen se jam i sugrtë që do ketë ndryshime nga komisioni përgjegjës. Nqs ne ecim përpara komisionit përgjegjës, nuk ka sens

Qefalia– Unë mendoj, ndryshe, meqënese ne nuk jemi komision përgjegjës nuk rpsim ne të bjë ndryshimet ai dhe ti diskutojmë ne. Ne e shikojmë nga pikëpamja e sigurisë si komision i tillë dhe ja dërgojmë atij

Subashi– Unë jam dakord në parim pe propozimin e Lutaj, për cfarë do japim mendim. Nqs komisioni përgjegjës do ndryshojë shumë nene dhënia e mendimit tonë është e pavlefshme

Ndërhyn pa mikrofon Xhemal Qefalia– Po si e dhatë ju si komision ligjesh pra…

Subashi– Nuk ka rëndësi si e dhamë ne, këtu jemi në kohë që ka dicka për të riparuar le ta riparojmë

Luan Rama– Unë do shkoja më tej duke sygjeruar përfaqësuesve të minisitrisë që meqë jemi në këtë fazë që të ribëhet tërësisht kodi rrugor

Braho– Të kishe qenë herës tjetër ti e kishim kthyer ne po…

Rama– Po s’kam qenë pra për arsye objektive. Është kod i 2008-ës, meqënëse jemi në këtë fazë të vij një kod tërësisht i ri dhe të na vijnë këtu i plotë.

Braho– Z. Luan këtë opsion e hodha për votim herën e parë dhe nuk fitoi

 

Raportimi në Komision/ Naço: KLD refraktare, ka interes vetëm për gjykatën e Tiranës dhe Durrësit

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço gjatë raportimit të djeshëm në Komisionin e Ligjeve për progres-raportin e KE-së tha se në 1 vit të punës së tij ka hasur në një qëndrim refraktar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. “Nuk arrita dot që të kisha marrëdhënie pune me nënkryetarin e shkuiar të KLD-së për shkak të qëndrimit refraktar që mbante KLD-së çoi edhe vetë nënkryteari. Mund të them sot se në 1 vit mbledhjet i kam marrë vesh vetëm 48 orë para. Të gjitha kërkesat e mia janë refuzuar dhe është tentuar që të mos futeshin në rendin e ditës, jo më të diskutoheshin”, tha Naço. Ndërkaq i pyetur për gjykatat administrative, minsitri tha se ka kërkuar plotësimin e vendeve bosh por se ka hasur sipas tij në kundërshtinë e KLD-së. “Fakti që edhe mbas 1 viti kur ministri kërkon plotësimin e vendeve vakante dhe nuk janë marrë parasyh tregon qartë qëndrimin. KLD nuk plotësoi vendet në qarqet e ndryshme të vendit, kishte interes vetëm në Tiranë e Durrës”, u shpreh ai. Nga ana tjetër Naço bëri të ditur se më 31 tetor do të zhvilohet tryeza e rradhës me eskpertët për reformën në drejtësi pas asaj që zhvilloi kreu i shtetit më 6 tetor. Lidhur me mundësinë e ngritjes së Pallatit të Drejtësis në Tiranë, ministri bëri të ditur se, : “Pritet shumë shpejt që të shpallet konkursi për dizajnin e këtij pallati  dhe të vazhdojmë me etapat e tjera që kërkon ndërtimi i këtij pallati”.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency