Kafshë-shpirtëra, ritualet magjike që kanë jetuar për mijëra vjet

0
251

Ritualet magjikë kanë ekzistuar që mijëra vjet më parë. Përshembull, pikturat në mure të Lascaux në Francë apo të Altamiras në Spanjë shfaqin kafshë – shpirtëra të pikturuara nga shamanë në gjendje trance dhe më pas të riprodhuara po nga ata vetë për të nxitur gjahun. Në qytetërimet e parë, ishte e përhapur bindja magjike që përmes yjeve mund të parashikohej e ardhmja, shkruan standard.al. E zhvilluan fillimisht Sumerët dhe më pas Babilonianët, ekspertë si persët. Gjithmonë në Mesopotami, përdoreshin varëse për të neutralizuar demonët dhe fjalë magjike për të kontrolluar shpirtërat. Magjistari, për t’u mbrojtur nga forcat negative, bënte një rreth brenda të cilit operonte.

Në Egjipt, magjia ishte e lidhur me botën e përtejme. Libri i të vdekurve që përmbledh përshkrimet e formulave të shkruajtura në sarkofagë dhe mure të varreve egjiptianë ishte quajtur fillimisht Fjalë magjike për daljen e shpirtit drejt dritës së plotë të ditës. Për egjiptianët, kur një varr ishte i mbyllur, figura dhe objekte si statuja shërbëtorësh, fshatarë, varka dhe karroca, bëheshin me shpirt. Në disa raste të afërmit hiqnin piktogramët e gjarpërinjve nga hieroglifet për të mos lejuar që ai që ishte në varr të dilte “i vdekur”./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency