Jepen 4 këste/   Emrat e ish-pronarëve që kompensohen, përfitojnë 270 milionë lekë  

0
116

Driçim Çaka

 

 

Jepet 57% e shumës së përgjithshme në të holla

 Paratë, brenda javës hidhen në bankë

 

 

 

pronat1Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka publikuar emrat e 25 ish-pronarëve të cilët përfitojnë 270 milionë lekë (të vjetra). Ish-pronarët do të përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt, që në total përbën 57% të dëmshpërblimit me të holla. “AKKP bën me dije se ka përfunduar procesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë kompensimin apo shpërblimin e saj me këstin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt, në masën prej 57% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave. Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr. 9482, datë 3. 4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar. ligjin nr. 10239, datë 25.2.2010 “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.5.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, të ndryshuar, dhe në vendimet përkatës të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar”, – thuhet në njoftimin e Agjencisë së Pronave.

 

Lekët

Po kështu, AKKP thekson se paratë për ish-pronarët e listës së mëposhtme do të hidhen brenda kësaj jave në numrat e llogarisë për secilin. “Në përfundim të këtij procesi, kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt është shpërndarë për 25 kërkesa (57%), të depozituara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në shumën e përgjithshme prej 27 360 048,34 lekë. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët e para të javës në vazhdim”, – përmend Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

 

 

 

Protestojnë studentët e Mjekësisë: Nuk po na jepen diplomat

Mijëra studentë të Fakultetit të Mjekësisë, edhe pse kanë mbaruar studimet, nuk po arrijnë të marrin diplomat. Prej disa muajsh studentët janë duke u orvatur nga njëra zyrë në tjetër, por asnjë zyrtar i Fakultetit të Mjekësisë nuk po u jep përgjigje. Kjo situatë i ka detyruar që t’u drejtohen protestave, ku 6 mijë prej tyre kanë protestuar te Fakulteti i Mjekësisë. Studentët kanë bllokuar edhe një nga rrugët e QSUT-së. “Duam diplomat tona. Nuk punojmë dot, nuk kërkojmë dot asnjë punë dhe nuk dorëzojmë asnjë CV, në institucionet shtetërore dhe private”, – u shprehën studentët. Protestat, sipas studentëve, do të vazhdojnë derisa t’u jepen diplomat.

 

 

Librazhd/ Marrja e zhavorreve gërryen lumin e Shkumbinit

Amullia e shtetit ka bërë që lumenjtë në rrethin e Librazhdit të vazhdojnë të shkatërrohen. Me gjithë ligjin që nuk e lejon marrjen e zhavorreve, askush nuk përgjigjet për këtë katastrofë mjedisore që po ndodh. Lumi i Rrapunit në fshatin Togëz të Komunës Qendër në Librazhd po vazhdon të degradohet dhe shkatërrohet përfundimisht. Subjekte të ndryshme dhe firma të fuqishme nuk pyesin për ligjet e shtetit ose më mirë nuk ka se kush t’i kontrollojë, madje edhe zbrazëtia e heqjes së punonjësve të shërbimit pyjor nga puna ka bërë që mijëra metra-kub zhavorre të grabiten. Po kështu një tjetër dëm që po i shkaktohet këtij lumi, është edhe dega e Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë, ku hidhen dhera dhe inerte që dalin nga gërryerjet e ndryshme, duke dëmtuar faunën ujore. Janë hapur me qindra sheshe grumbullimi inertesh në këtë lumë, janë dëmtuar drurë të ndryshëm për të marrë zhavorre dhe ngritur sheshe grumbullimi material. Kjo bën që në rast shtimi të reshjeve të ketë përmbytje në zonat rreth e qark në gjatësinë e tij. Prurjet e shumta të përrenjve nga reshjet e para kanë bërë shumë herë që lumi të dalë nga shtrati dhe të marrë me vete disa hektarë tokë, duke shkatërruar edhe shtëpi. Po kështu, gjithë gjatësia e lumit Shkumbin është drejt shkatërrimit. Në çdo vend shikon fadroma nga më të ndryshmet që janë zgjatuar gjatë gjithë gjatësisë, nga Bërzeshta deri në kufi me Elbasanin, si pasojë e marrjes pa kriter të inerteve nga firmat e ndërtimit. Këto të fundit nuk janë ndaluar asnjëherë së gërryeri shtratin e lumit dhe kanë krijuar masive të mëdha

inertesh, ndonëse ligji e ka ndaluar depozitimin e tyre. Në ligj përcaktohet se firmat që zotërojnë leje mjedisore për shfrytëzim duhet të depozitojnë në organin përkatës një dokument që vërteton origjinën e mbledhjes së inerteve. Madje, nga gërryerja pa kriter në kohen e verës ka pasur dhe humbje të jetëve nga njerëz, të cilët shfrytëzojnë këto vend për plazhe, duke lënë gropa të mëdha. Megjithëse është ngritur një task-forcë, nuk kemi parë ndonjë rezultat të saj në terren. Shikojmë vetëm subjekte që çdo ditë e më shumë kanë instaluar fadromat e tyre, duke shkatërruar gjithë zonën.

Agim Blloshmi

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency