Italia fiton, Zaza heq mjekrën

0
138

zazaPër të riun e kombëtares italiane Simone Zaza, aventura në arenën ndërkombëtare ishte një sukses i vërtetë, kështu që lojtari ka vendosur ta festojë në një mënyrë të veçantë. “Ia dolëm, nuk e duroja dot më”. Kështu njofton në “Twitter” Simone Zaza, sulmuesi i Sasuolos dhe ylli i ri i kombëtares italiane, ndryshimin e look-ut. Italiani ka hequr mjekrën, ashtu siç shihet edhe në foton e publikuar në “Instragram”, në të cilën Zaza shfaqet me disa miq të tij. Simone Zaza shënoi golin e dytë në fitoren e Italisë 0-2 përballë Norvegjisë.

 

Shavjni lë të dashurën për Ana Ivanoviçin

E përditshmja gjermane “Bild” publikoi një lajm bombastik që lidhet me futbollistin e Bajernit të Mynihut dhe kapitenin e ri të Gjermanisë, Bastian Shvajnshtajger. Kësaj radhe lajmi nuk ka të bëjë me lojën e futbollit por me jetën private të tij. Sipas “Bild”, Shvajnshtajger është ndarë nga e dashura e tij, modelja Sarah Brandner, me të cilën kishte disa vite lidhje, dhe ka nisur një romancë të re me tenisten serbe Ana Ivanoviç. Madje “Bild” publikon edhe një foto teksa çifti i ri qëndron pranë njëri-tjetrit të kapur për dore

 

Alena e Bufonit shikohet me nipin e Anjelit, Deborah harron Pirlon

Bufon dhe Andrea Pirlo po kalojnë një periudhë të mirë në karrierën e tij. Kjo pasi Juventusi dhe Italia po kalojnë një periudhë të mirë, pasi kanë arritur të marrin rezultatet pozitive. Mirëpo gjërat nuk shkojnë aq vaj në jetën e tyre private. Publikohen foto të reja që tashmë kanë të bëjnë me ish-bashkëshorten e Xhixhi Bufonit, Alena Seredova. Pas ndarjes me portierin e Juventusit, që u lidh me gazetaren e “Sky”, Ilaria D’Amiko, bukuroshja çeke duket se e ka gjetur dashurinë e saj të re. Ajo është fotografuar teksa ishte në krah të Alesandro Nasi, një prej trashëgimtarëve të familjes Anjeli. Ndërsa Deborah Roversi e ka harruar plotësisht Andrea Pirlon, madje po e shijon në maksimum lidhjen e saj të re. Revista italiane publikon foto të ish bashkëshortes së Andrea Pirlos teksa shijon pushimet pranë partnerit të saj të ri, biznesmenit Alesio Albini. Pas ndarjes me Deborah mesfushori i Juventusit dhe kombëtares italiane është lidhur me Valentina Baldinin.

 

Pistorius nuk ka vrarë me paramendim

Gjithçka ka shkuar mirë për atletin afrikano-jugor. Kjo pasi në fund të gjyqit gjykatësja Tokozile Masipa e ka shpallur të pafajshëm për akuzën e vrasjes me paramendim. Kjo pasi nuk kishte mjaftueshëm prova për ta fajësuar. Oskar Pistorius rrezikonte të kalonte të gjithë pjesën tjetër të jetës së mbetur në burg. Sportisti që është i famshëm, në garat me proteza akuzohet se ka vrarë gruan me armë dhe në mënyrë të qëllimshme. “Në bazë të të gjitha fakteve, provave dhe argumenteve, vrasja që keni bërë ju ka qenë e qëllimshme dhe është bërë me armë zjarri. Dënimi për ju do të jetë burgim i përjetshëm”, – i tha gjyqtari i shkallës së parë atletit. Pistorius ka thënë se nuk ka kryer vrasjen me dashje, por se e ka bërë ne rrethana te caktuara dhe pa qellim.

 

Paulo Bento shkarkohet nga stoli i Portugalisë

Çdo gjë pas humbjes që pësoi nga Shqipëria nuk ka shkuar mirë për Paulo Benton. Botërori ishte një dështim i vërtetë për teknikun, që nuk arriti që të kalonte as grupin, ndërkohë që nisja e turit të eliminatoreve me humbje ndaj një ekipi si Shqipëria ka sjellë edhe majën e ajsbergut. Federata Portugeze në një deklaratë se tekniku Bento nuk do të jetë më në krye të stolit të Portugalisë. Federata deklaroi gjithashtu se vendimi për largimin e tij është marrë si një vendim i përbashkët midis të dyja palëve. Tashmë pritet edhe emri i ri, ku në ditët në vazhdim do të dalin kandidaturat e mundshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency