Intevista/ Berisha: Indicje për avionëve me drogë në zonën e Divjakës, të hetohen çështjet

0
127

“15 vjet pas eksodit, askush në Europë nuk ia doli si shqiptaret për çështjen e tyre”

 

 

BERISHAIsh-kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste televizive kërkoi shpjegime nga krerët e qeverisë për akuzat e ngritura nga opozita lidhur me përdorimin e mundshëm të Forcave të Armatosura në trafiqet e drogës. Në intervistën e tij ish-kreu i qeverisë për tetë vite, thekson se ka marrë informata për uljen e avionëve në zonën e Divjakës për të mundësuar transportin e drogës. Ndërkaq, pjesën më të madhe të intevistës Berisha ia kushton ngjarjeve të 16 prillit 1999 në Kosovë dhe ngjarjet që rrodhën më pas.

Pyetje: Si e shihni zhvillimin e Kosovës deri tani, që nga ky moment pra që nga 15 vite më parë deri tani? Është shpallur pavarësia, një numër i madh njohjesh, si ju duket tani pra a ka ecur në ritmin e duhur?

Berisha: Cështja e Kosovës ka ecur në mënyrë, do të thosha unë, ndofta edhe të shkëlqyer. Pse e them këtë. Sepse ajo ka qënë çështja më e vështirë e Kosovës. Clirimi i Kosovës, pvarësimi i saj, 20 vite më parë askush nuk e imagjinonte dot atë përveç shqiptarëve. Në këtë kontekst janë të shumtë pretendentët por vetëm shqiptarët ia dolën. Ia dolën në një kontinent ku pas Luftës së Dytë Botërore një seri marrëveshjesh kishin salduar, dukej në mënyrë përfundimtare por që nuk ishte e vërtetë, një rend të caktuar dhe në këtë kontekst nuk ka dyshim që Kosova ka ecur në mënyrën më të vendosur, për mua në mënyrën më të shkëlqyer. Natyrisht nuk është se ska probleme por po të krahasosh arritjet ato janë jashtëzakonisht të rëndësishme duke i analizuar me kontekstin, me backgroundin e zhvillimeve.

 Pyetje: Nisur edhe nga bisedimet mes Prishtinës edhe Beogradit a jemi në një rrugë pa kthim? Do të kemi një njohje ndoshta edhe nga Serbia më vonë?

Berisha: Në mënyrë të padiskutueshme marrëveshjet janë një sukses historik, por duhet të jem i vërtetë, për të dy palët. Është historik për Kosovën, e cila ulet si e barabartë në tryezë dhe negocion me Serbinë me një ndërmjetës shumë të fuqishëm, por është historik për Serbinë, e cila vendos që midis labirintit të saj për Kosovën, ajo zgjedh Europën, bën një zgjedhje për Europën dhe unë e kam cilësuar atëhere dhe e cilësoj edhe tani se është një zgjidhje atdhetare, për mendimin tim. Kështu që këto marrëveshje përbëjnë një arritje shumë të madhe, meritë kanë pa diskutim palët sikundër ka meritë shumë të madhe Baronesha Ashton, e cila dëshmoi me softin e saj dhe të aparatit të vetë aftësi të admirueshme. Një nga marrëveshjet më të vështira do të thoja unë, por faktikisht marrëveshje që po bëhet dhe do bëhët gjithmonë e më shumë realitet.

Pyetje: Kemi parë shumë vizita ministrash këtej dhe matanë kufirit, mbledhje qeverie në Prizren, pritet një tjetër në Vlorë, qeveritë takohen në Kukës sot.

Berisha: Shqiptarët duan rezultate. Takimet dhe kafetë, ok. Nuk shoh asnjë të keqe këtu. Por problem është se shqiptarët duan rezultate, duan vendime të mëdha, që ndikojnë për mirë në jetën e tyre. Sigurisht të imagjinosh hekurudhën është e vështirë por interesi kombëtar këron patjetër që të shtyhet ky problem, të bëhen më shumë përpjekje. Dëgjon më ta përmëndin hekurudhën këta qeveritarët këtu? Këta asgjë. Këta kanë vetëm shou, por shou është shou. Ajo është si punë limonate.

Pyetje: Kosova është në hapat e parë të përafërimit me BE-në por ndërkohë Shqipëria nuk është se po përparon shumë. Të paktën 2-3 vitet e fundit. Jemi në 10 vjetorin e zgjerimit të BE dhe si e shihni prespektivën. Pritet një përgjigje për statusin sërish në qershor ndërkohë që edhe vetë Unioni nuk duket si 10 vite më parë i qasur drejt zgjerimit.

Berisha: E drejtë. Unioni nuk është siç ishte 10 vite më përpara, kjo është e sigurtë, por ka një gjë, Unioni ka vendimet e tij dhe është shumë serioz në vendimet e tij. Unioni ka vendosur të ketë derën hapur për vendet e Ballkanit Perendimor për integrimin e tyre në BE, proces ky që duhet të jetë në meritë, kjo në promovimin, konsolidimin e kritereve të Kopenhagenit. Kjo është e vërteta. Atëherë shqiptarët, mendoj se deri në vitin 2012, ecën me një ecuri normale në një process thuaj normal drejt Bashkimit Europian, nga MSA tek liberalizimi i vizave dhe heqja e tyre dhe rekomandimi për status. Shqiptarët e penguan vetë dhe është e dhimbshme kur dëgjon këto muaj nga Brukseli në mënyrë të përsëritur që qëndrimi ish opozitës pengoi statusin e vendit kandidat. Ky është një çmim që paguan shqiptarët nga ish opozita. A e meriton Shqipëria statusin? Po e meriton. A jemi të sinqertë ne me këtë që themi? Se është shumë normale që një gazetar, një diplomat të shtrojë pyetjen se ju nga një anë denonconi çdo ditë zhbërjen e standarteve të vendosura nga ana tjetër insistoni që të merrni statusin. Po ne insistojmë që të marrim statusin sepse statusi nuk është kurrë dhe s’mund të jetë kurrë, cilido qoftë ai, rezultat i veprimtarisë 8 mujore apo 1 vjeçare të një qeverie. Në asnjë mënyrë. Statusi është rezultat I reformave shumë vjeçare të kryera nga ky popull, nga qeveritë.

 Pyetje: Por mund të jetë çështje besimi për më pas.

Berisha:  …Marrim drogën. Shqipëria është shndërruar në një protektorat droge. Përdoren bazat ushtarake për trafik. Gjëja më e paimagjinueshme. Unë do të jem shumë I sinqertë t’ju rrëfej një gjë. Muaj më parë më vjen një sms dhe më thotë se në X fshat në Divjakë ulet një avion çdo ditë në orën 20 dhe merr ngarkesë. Ja u jap gazetarëve dhe u kërkoj ta hetojnë. Shkojnë e verifikojnë, marrin dhe tipin e avionit dhe e botojnë. Kur më vijnë mesazhe se kjo po ndodh në bazat ushtarake dua të jem fare i sinqertë se nuk e besova. Por jo. Ky është fakt me dokumenta.  Dhe në vend se të bëjnë transparencën ata nuk lejojnë transparencën. Po nëse je i pastër zoti kryeministër atëherë si ka mundësi që nuk pranon të zbardhet e vërteta? Sigurisht që je denoncuar nga punonjësit e ministrisë së mbrojtjes, sepse ata kanë një raport me qeverinë, por çdo raport ata e kanë me të vertetën dhe nuk mund të pranojë një situatë katastrofale që po krijohet nga forcat e armatosura. Është jashtë çdo imagjinate. Kështu që po të marrim qeverisjen, kjo po shkon drejt rrokullisjes por statusin shqiptaret e meritojne plotësisht.

(intervistë për Abc News, dhënë gazetares Merita Haklaj)

 

 

PD: Ja si funksionin “rilindja” në Korçë

Partia Demokratike i rikthehet akuzave ndaj qeverisë për shkakriket në administrita, duke u ndalur tek Qarku i Korçës.  Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi denoncoi dje politikat e qeverisë që sollën vetëvrasjen e një nëne dhe emërimin në postet kyçe të personave me precedentë penalë

“Po ju paraqesim sot tre raste, se si funksionon meritokracia e kësaj qeveria, kodi etik dhe shanset e barabarta pikërisht në Korçë. Drejtor i Metrologjisë është emëruar Muharrem Meko, ish-kryetar i PS-së në Korcë, i dënuar nga Gjykata për veprën penale të pengimit të vendimit gjyqësor. Në krye të kualifikimit profesional, është emëruar Anxhela Taho, kryetarja e FRESH-it, e cila është e përfshirë në hetimet e prokurorisë si organizatorja e blerjes së votave për zgjedhjet lokale në Korçë, e kapur në flagrancë me zë e me figurë. Drejtor i Shërbimit Pyjor në Korçë, është emëruar Arsen Selimi, ndaj të cilit një gjykatë në Amerikë ka vendosur t’i refuzojë qëndrimin atje dhe ta kthejë në Shqipëri me akuzën e dhunës në familje dhe të mashtrimit. A mund të na thotë z.Rama se cilin nen të kodit të etikës ka zbatuar në këto tre emërime.

Në kodin e etikës, Rama është angazhuar për transparencë dhe përgjegjshmëri ndaj publikut. A mund t’i thotë Kryeministri publikut, se cilin nen të kodit ka respektuar ai, në rastet që ne kemi denoncuar e denoncojmë çdo ditë me emërimet e personave me precedent penalë, në zyrat e punës, në CEZ, në sektorët kyç të Ministrive, në drejtoritë rajonale, nga Korça, Kavaja, Tropoja e kudo në Shqipëri”,-deklaroi Vorpsi. Më herët PD ka denoncuar disa emërime në qytete të ndryshme të vendit, duke akuzuar krerët e qeverisë për emërimi politike të personave me precedentë penal.

.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency