Info\ kult

0
165

operaAbeshi&Hoppe, virtuozët në Opera

Të shtunën më 6 prill, ora 19ºº, në sallën  e Teatrit të Operës dhe Baletit do të shfaqet

koncerti i virtuozëve Ermir Abeshi (violinë) dhe Thomas Hoppe (piano).

Programi i këtij koncerti përmban  pjesë nga J. Brahms- Sonata No. 1 në sol maxhor për

violinë dhe piano, op. 78; Vivace ma non troppo; Adagio-Piu andente-Adagio; Allegro molto

moderator.  Gjithashtu do të ketë pjesë nga F. Schubert dhe D. Oistrakh  – Valse-Caprice, pjesë nga M. Ravel – Sonata Posthume si dhe nga E. Grieg – Sonata no.3 në Do minor për

violinë dhe piano, op. 45; Allegro molto ed ap pasionato; Allegretto esspresivo alla romanza;

Allegro animato Violinisti Ermir Abeshi i lindur në Elbasan më 1987 është finalist i Konkursit Ndërkombëtar për Violinë “Quën Elisabeth” në Bruksel si dhe fitues i Çmimit të dytë të Konkursit Ndërkombëtar për Violinë “Lipzer” në Gorizia(Itali). Ai ka performuar si solist

në orkestrën kombëtare të Belgjikës.Thomas Hoppe i lindur në Gjermani gëzon një reputacion të madh si një pianist i shquar dhe artist bashkëpunues. Ai performon vazhdimisht me instrumentistë dhe këngëtarë në USA dhe në Evropë si dhe ka dhënë koncerte me disa artistë të shquar. Hoppe është pianist i ATOS trio.

 

Pranvera e Kulturës greke në Shqipëri

Në kuadrin e  Pranverës të Kulturës Greke, Ambasada Greke në Shqipëri do të ofrojë një larmi

aktivitetesh, të cilat përfshijnë kinematografinë, pikturën, muzikën, fotografinë, librat e

përkthyer, shkencën madje edhe “kulturën e stomakut” (kuzhinën greke) e cila ka qëllim tu

prezantojë shqiptarëve sa më shumë fusha të veprimtarisë së kulturës greke, me bindjen se kultura lë gjurmë në marrëdhëniet midis shteteve fqinje. Aktivitetet zhvillohen në kuadër të festës kombëtare të fqinjëve, 25 marsit dhe zgjasin deri më 23 prill, ndërsa zhvillohen dhe në institucione të ndryshme kulturore. Kështu  më 4 prill, ora 18ºº, në sallën e konferencave të Muzeut Historik Kombëtar do të zhvillohet një dedikim në nderim të prozatorit të madh Nikos Kazanxaqis me titull “Nuk shpresoj asgjë. Nuk kam frikë asgjë. Jam i lirë…”

Më pas në orën 20ºº do të shfaqet filmi “Zorba the Grëk”, skenari i të cilit është bazuar në romanin e Nikos Kazanxaqis, “Jeta e Aleksis Zorbas”. Ky film është vlerësuar me tre çmime Oskar.

 

Orkestra e RTSH-së në Arte

Në kuadrin e stinës koncertore, Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar, më 5 prill, ora 19ºº do të japë një koncert muzikor në sallën e Universitetit të Arteve.  Repertori i këtij koncerti përbëhet nga pjesë muzikore të: Jean Sibelius, koncert për violinë e orkestër op. 47, në re minor;

Camille Saint – Saëns, introduksion dhe rendo kapriçozo për violinë e orkestër op. 28; Johannes Brahms, simfonia no. 2, op. 73, në re maxhor. Prezantuese e koncertit do të jetë Hygerta Sako, ndërsa dirigjent Oliver Leo Schmidt nga Gjermania dhe solist në violinë Alban Pengili.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency