Soft News / Mistere / S-Speciale / Kioske
Itali/ Vështrimi i vëngër përplas grupet shqiptare e italiane, 3 të ndaluar
Kategoria: Kronike Publikuar më E Hënë, 09 Prill 2012 08:35 Vizita: 57
Pse më pe në atë mënyrë. Tipike e shqiptarëve. Ky ka qenë shkak edhe për përplasjen mes dy grupeve shqiptare e italiane, sherr i ndodhur përpara “Florentia World”, një lokal i njohur për argëtimin e të rinjve në San Benedetto të Italisë. Policia, e njoftuar nga banorët e zonës, ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i ka gjetur ende duke u përleshur me njëri-tjetrin të rinjtë, të cilët u konstatuan edhe të gjakosur. Sipas mediave italiane që kanë përcjellë lajmin online, sherri midis dy grupeve të të rinjve ka filluar, pasi një prej të rinjve të palës italiane kishte ngulur shikimin te grupi shqiptar dhe këta të fundit nuk e duruan dot atë shikim duke nisur përplasjen fizike. Lidhur me këtë ngjarje u ndaluan X. I., 30 vjeç, shqiptar; K. F., 28 vjeç, shqiptar, si dhe D. S., 30 vjeç, italian.





