Standard
Newsletter
Email:
Poll: Gjykata Kushtetuese
Vonesa ne zgjedhjen e anetare te Gjykates Kushtettuese, ka ndodhur per faj të :
Featured author
Hyrje | Analiza | Të drejta të barabarta, mundësi të barabarta, përparim për të gjithë

Të drejta të barabarta, mundësi të barabarta, përparim për të gjithë

image

Nga John L. Withers II Ambasador i SHBA-së

8 Marsi shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas, një përkujtim që na sjell në mend rolin kritik që gratë luajnë në përballimin e sfidave ekonomike, politike dhe njerëzore, me të cilat ballafaqohet bota jonë. Kur përmend koncepte kaq madhore, mund të mendoni se kam ndërmend lojtare të fuqishme në skenën botërore si Michelle Obama, Hillary Clinton, Angela Merkel e Michelle Bachelet. Do të isha i pari për të rënë në një mendje që këto gra dhe të tjera si to janë figura qendrore në botën tonë; por sot, dua të shpreh nderim për një grup tërësisht të ndryshëm femrash. Shitëset e dyqaneve dhe fermeret. Studentet dhe mësueset. Udhëheqëse të organizatave komunitare dhe pronare biznesesh. Punonjëset e administratës shtetërore. Shtëpiaket dhe nënat. Të gjithë ne njohim femra të tilla; këto janë ato që i quaj Heroinat e Përditshme. Gjatë kohës sime si ambasador këtu, kam takuar shumë Heroina të Përditshme, femra shqiptare që më kanë prekur dhe frymëzuar me përkushtimin e tyre ndaj vendit të vet. Si mësuese, fermere, inxhiniere apo në shtëpi, femrave shqiptare shpesh u duhet të përballen me sfida të stërmëdha dhe me sakrifica të mëdha personale. Ato janë mbresëlënëse për arritjet e tyre, të cilat flasin mijëra fjalë për rolin e tyre për të sjellë ndryshim dhe përparim në vendin e tyre, përfshi edhe përmirësimet në statusin e vetë atyre. Gjithnjë e më shumë shohim femra të tilla shqiptare që punojnë në profesione të konsideruara prej kohësh si streha ekskluzive të burrave. Si shofere kamionësh apo taksish, për shembull. Në polici dhe në ushtri. Duke garuar në sporte në të cilat më parë mbizotëronin meshkujt. Duke drejtuar kompani të mëdha. Në këto profesione, të identifikuara tradicionalisht me maskulinitetin, ato kanë sjellë jo vetëm shkëlqimin e tyre, por edhe të gjitha mësimet dhe mençurinë që femrat, veçanërisht, mësojnë nga jeta. Na thonë se një gjë e tillë i ka ndihmuar të kuptojnë edhe përmasa të tjera të jetës, të ndihen më të vlerësuara në shoqëri dhe më njerëzore në marrëdhëniet e tyre me komunitetet e tyre. Këto janë Heroinat e Përditshme shqiptare. Nuk kanë fuqi të mbinatyrshme, por përfaqësojnë atë çka është e shkëlqyer, frymëzojnë të tjerë dhe kanë përkushtim me pasion ndaj sjelljes së ndryshimit brenda komuniteteve ku shërbejnë. 8 Marsi është një ditë e caktuar posaçërisht për të nderuar femrat në Shqipëri dhe në mbarë botën si Heroina të Përditshme që zbulojnë shtigje të reja dhe kapërcejnë pengesa ndërkohë që rendin drejt përparimit dhe begatisë për brezat që do të vijnë. Megjithatë, duhet thënë se një nderim të tillë e meritojnë çdo ditë të vitit, sepse arritjet e tyre e bëjnë botën tonë një vend më të mirë. Heroinat e Përditshme. Gra të zakonshme që bëjnë gjëra të jashtëzakonshme. Ato janë çelësi për përparimin global në këtë shekull të ri dhe meritojnë admirimin, mbështetjen dhe respektin tonë. Nga unë, i kanë të gjitha këto.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 50 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0
Standard Artikujt Kryesore
image

(S')Ka kushte për bisedime

  Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë shprehën bindjen se janë krijuar kushtet e nevojshme për fillimin e bisedimeve direkte ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit zyrtar. Shefi i UNMIK-ut,
image

Çfarë ka tani, Herr Westerwelle?

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë. Ai tha disa gjëra të rëndësishme nga
image

Ankthi i pritjes

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, familjes Ramadani dhe Behluli nga Fushë-Kosova, u është hequr ankthi i pritjes, por u është shtuar dhimbja.
image

Rezoluta për Kosovën, bumerang për Serbinë?

Politikanët serbë në Kosovë vlerësojnë se rezoluta për Kosovën, të cilën Serbia e ka paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e konfronton
image

“Shkupi 2014”, akuza të ndërsjella mes partive shqiptare

Skena politike shqiptare në Maqedoni bëhet gjithnjë e më e nxehtë. Ditëve të fundit ka pasur shumë kritika dhe akuza të ndërsjella mes subjekteve politike
image

Sharl Bodleri i gjorë!

Nuk di më çka merresh dhe ç’ke botuar, mik i dashur.
image

Serbia pyet BE-në për rezolutën rreth Kosovës

Shumë shpejt një delegacion nga Beogradi do të diskutojë në Bruksel për rezolutën e paraqitur nga Serbia në Asamblenë e Përgjithshme. Mundësia e ndryshimeve ekziston, la të kuptohet Boris Tadiç.
image

Ngjitja drejt malit politik

Një popull që është i kënaqur me vetveten dhe arritjet e tij ai ose ka rënë në gjumë të thellë ose ka mbet në rrugët e vetmuara të vetëkënaqjes
image

Pse Shqipëria më tërheqëse për investitorët e huaja?

Para pak ditësh në një konferencë për shtyp, ministrja e Integrimit dhe zëdhënësja e qeverisë
image

Turizmi dhe infrastruktura e shpërblyen Shqipërinë

Fokusi tek turizmi dhe investimet në infrastrukturë kanë shpërblyer Shqipërinë me një numër të madh turistësh që kanë vizituar
Data Solution LTD