Hummels drejt Barcelonës,Toti pranë rinovimit me Romën

0
150

AS Roma's Francesco Totti celebrates after scoring against Parma during their Italian Serie A soccer match at the Tardini stadium in Parma May 1, 2010.  REUTERS/Max Rossi   (ITALY - Tags: SPORT SOCCER)

Drejtori i klubit verdhezi është shprehur se do jetë e vështirë për të mbajtur kapitenin Mats Hummels por që vendimi i ndërrimit të klubit i përket vetëm atij

 

Borussia e Dortmundit duket se e merr në konsideratë mundësinë për shitjen e Mats Hummels, por vetëm nëse oferta që mbërrin për të plotëson vlerën e duhur monetare të vendosur nga ekipi i Signal Iduna Park. Lajmin e konfirmon vetë shefi ekzekutiv i klubit Hans Joakim Ëatzke. 27 vjecari Hummels është përfolur shumë gjatë këtyre kohëve të fundit për një largim të mundshëm nga verdhezinjtë, pasi për të duket se interesohen një sërë klubesh elitare, duke filluar që nga rivalët gjermanë të Bayern Munyh deri tek klubet e angleze të Premier të Ligës si Manchester City. Ndërkohë që favoriti kryesor duket se është skuadra e Barcelonës që ka dy vite që kërkon të marrë shërbimet e lojtarit.Ëatzke pohoi faktin se do të ishte e gabuar nga ana e Dortmundit të mos i lejonte Hummels mundësinë e largimit nëse ai e dëshiron dicka të tillë, por njëherazi shtoi se klubi është i vendosur që të mos hedhë asnjë hap nëse ofertat e klubeve nuk do të përkojnë me cmimin e vendosur për kartonin e 27 vjecarit. “Duhet ta pranojmë se një lojtar, i cili luan për ekipin tonë prej tetë vitesh dhe që për pak do të mbushë 28 vjec ka të drejtë që të bëjë zgjedhjen që dëshiron për të ardhmen e tij. Por nëse klubet që dëshirojnë të kenë shërbimet e tij nuk janë të gatshëm të paguajnë mjaftueshëm për të, atëherë mund të themi se Hummels ka një kontratë  me Dortmundin dhe nuk besoj se në një pozitë të tillë do ta kishte problem të vazhdonte të luante për ne.” Performanca e Hummels gjatë këtij sezoni ka qënë impresionuese, ndërkohë që kontrata e tij me Dortmund përfundon në 2017.

 

Toti pranë rionovimit me Romën

 

Francesko Tottit shumë shpejt mund ti ofrohet rinovimi kontratës. Drejtori i përgjithshëm i Romës, Baldissoni deklaroi pas përfundimit të takimit me Napolin,  se shumë shpejt Presidenti i verdhekuqve James Pallota dhe kapiteni i saj do të japin një njoftim shumë të rëndësishëm mbi të ardhmen e Tottit. E reja qëndron në faktin, se njoftimi mund të jetë dicka krejt ndryshe nga cka pritej deri përpara disa ditëve. Kontrata aktuale që ka Totti përfundon më 30 Qershor dhe presidenti i Romës po mendon ti ofrojë sulmuesit rinovimin  edhe me një vit. Pas përfundimit të takimit me Napolin, Francesko Totti u pa teksa largohej nga ambjentet e stadiumit “Olimpico” i qetë dhe i buzëqeshur, ne krah te tij qëndronte dhe bashkëshokrtja Illary së bashku me fëmijet. Kapiteni do të niset këto ditë për në Boston, për tu takuar me Alex Zecca, i cili është krahu i djathtë i presidentit Pallota.  Gjatë kësaj jave drejtuesit e verdhekuqve do të nisin dhe fushatën e abonimeve për sezonin e ri të Seria A dhe ndoshta do të vije dhe lajmi i shumëpritur nga tifozët e skuadrës kryeqytetase, ai i  rinovimit të kontratës për kapitenin legjendar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here