Hoxha te Napoli? Një “përrallë” e bukur!

0
134

“Gardiani” i Partizanit i është propozuar ekipit italian nga agjencia “Football Agents Academy”. Transferimi i vështirë dhe me mundësi të limituara

Paraqitja e Alban Hoxhës ndaj Ferencvarosit ka pasur ndikimin e saj dhe mjaft pozitiv sidomos në ekipet e huaja. Pritja e tri penalltive si dhe ekzekutimi i një të tillë në stilin alla “panenka” u konsideruan një gjë e rrallë. Por, ky moment duket se do t’i hapë rrugë të reja Hoxhës, në skuadra jashtë vendit, teksa interesimet për të janë intensifikuar tri ditët e fundit. Napoli është ekipi i fundit që lidhet me emrin e Hoxhës, portieri i është ofruar ekipi të Hysajt dhe këtë e publikon  “calcionews24.com”.Shkrimi i medias italiane – “Alban Hoxha, portieri i Partizanit të Tiranës, i është ofruar Napolit nga “Football Agents Academy”. Ai është një futbollist shqiptar, portier edhe i kombëtares së Shqipërisë, dhe luan te Partizani. Rreth tij keni dëgjuar shumë, ndoshta, kohët e fundit, sepse portieri Hoxha ishte arkitekti i kalimit të raundit të dytë kualifikues në Champions nga Partizani, kundër Ferencvaros të Hungarisë. Ai priti tri nga katër penalltitë e goditura nga kundërshtarët, pas 120 minutash lojë, ndërsa shënoi një “gol lugë” gjatë ekzekutimit të penalltisë së parë.Alban Hoxha te Napoli? Sikurse ka mësuar ekskluzivisht “calcionews24.com”, Alban Hoxha është ofruar nga “Football Agents Academy”për Napolin, klub i cili mund të ketë probleme në derë pas lëndimit të Pepe Reina. Në këtë moment ka një portier të denjë për ta zëvendësuar spanjollin dhe ky mund të jetë Alban Hoxha. Nga Napoli deri tani nuk ka pasur një përgjigje, por ditët e ardhshme, pa dyshim, do të dimë më shumë rreth kësaj tratative”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here