HEC-e në Vjosë? 3 organizata që mbrojnë mjedisin ankohen për qeverinë shqiptare në Vjenë

0
136

EcoAlbania, RiverWatch dhe EuroNatur, tre organizata që drejtojnë fushatën për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqipëri, kanë adresuar shqetësimin e tyre se procedurat për projektet e hidrocentraleve Kalivaç dhe Poçem nuk janë kryer në përputhje me rregullat e Komunitetit të Energjisë.

Për Komunitetin e Energjisë, kjo është ankesa e parë kundër Shqipërisë lidhur me hidrocentralet. Ankesa trajton shkeljet e Direktivës së BE-së mbi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM) lidhur me projektet hidro-energjetike Kalivaç dhe Poçem.

Direktiva e VNM-së është pjesë përbërëse e kornizës rregullative të Komunitetit të Energjisë. Për më tepër, kompania dhe autoritetet publike nuk kanë përmbushur kriteret e konsultimeve publike. Ankesa thekson shkeljet e dukshme të rregullave të Komunitetit të Energjisë.

E ftuar në studion e lajmeve të Fax News, përfaqësuesja e Eco Albania Besjana Guri, u shpreh se një nga shkeljet më të mëdha që është bërë është mospërfshirja e komunitetit në diskutime.

‘’Kjo ankesë zyrtare vjen e drejtuar Komunitetit të Energjisë, ku Shqipëria është pjesë që nga viti 2006. Ankesa është dërguar në Vjenë nga 3 organizata. Ankesa synon mbrojten e lumit Vjosa nga ndërtimi i HEC-eve. Ankesa i është dërguar Komunitetit të Energjisë, Konventa e Bernës e rëndësishme per mbrojtjen e jetës së egër.

Në rastin e Kalivaçit dhe Poçemit Konventa është shkelur. Një nga shkeljet, mos-konsultimi me komunitetin. Nuk kanë filluar punimet as në Poçem dhe as në Kalivaç, jemi ende ne kohë, lumi rrjedh në shtratin e tij natyror. Komuntiteti i Energjise ka fuqi në rekomandime, që duhet të merren parasysh nga ana e qeverisë. Në fund të nëntorit u mbajt mbledhja e Konventës së Bernës, ku u diskutua çeshtja e lumit Vjosa”, u shpreh Guri.

Gjatë bisedës me gazetaren Armela Ferko, Guri u shpreh se synimi është që lumi i Vjoës të shpallet Park Kombëtar.

‘’Pritet që qeveria të reflektojë mbi rekomandimet e ‘Bernës’. Në Vjosë nuk duhet të ndërtohen HEC-e. Në të gjithë vendin janë mbi 500 kontrata për HEC-e”, u shpreh më tej Guri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here