Harta territoriale/ Nishani: Të bëhet në përputhje me interesat kombëtare

0
148

Florenc Drizari

presidenti-nishani-perf-shoqatese-se-komunave-2“Kam marrë me dhjetëra letra, peticione nga qytetarët ku shprehen ankesat,  kërkesat dhe referimet e tyre lidhur me procesin që i parapriu hartimit të ligjit”

Kreu i shtetit paralajmëroi dje rishqrytimin e reformas administrativo-territoriale në Kuvendin e Shqipërisë. Nisma e qeverisë për ndarjen e re të vendit në 61 bashki u miratua me 88 vota pro në seancën e fundit plenare për sesionin e shkuar më  31 korrik, ndërkohë që ende ligji për ndarjen administrative të vendit nuk është dekretuar nga Presidenti Bujar Nishani.

Një ditë më parë Presidenti garantoi se mbështet plotësisht nismën e qeverisë për ndërmarrjen e reformës administrativo-territoriale duke e konsideruar atë si një çështje te rëndësishme, por shtoi gjithashtu se kryerja e saj duhet të bëhet në përputhje të plotë me interesat kombëtare, ato të qytetarëve dhe duhet të jetë një proces i mbështetur në Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Ky qëndrim u bë publik nga kreu i shtetit gjatë takimit që zhvilloi paraditen e djeshme me përfaqësues të Shoqatës së Komunave të vendit lidhur me reformën e re administrativo-territoriale. Ky takim, theksoi Presidenti Nishani, vjen si përgjigje e mjaft kërkesave dhe ankesave që kam marrë përgjatë këtyre kohëve nga grupe interesi, shoqata si dhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe Shoqatës së Komunave në lidhje me reformën territoriale, por edhe sepse, përpara se Presidenti i Republikës të shprehet me dekret, për një çështje të tillë me rëndësi kombëtare, ishte i nevojshëm një takim konsultues.

Kreu i Shtetit shqiptar e quajti reformën administrativo-territoriale “një çështje madhore kombëtare, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët në çdo cep të Shqipërisë, tek interesat dhe problemet e tyre, tek zhvillimi i territorit dhe ai ekonomik, tek infrastruktura dhe mbrojtja e mjedisit, e që është e lidhur gjithashtu edhe me sigurinë kombëtare”.

Presidenti Nishani theksoi se kryerja e kësaj reforme shumë të rëndësishme, e cila kërkon ekspertizë dhe profesionalizëm, i ngarkon me përgjegjësi historike të gjithë ata që qëlluan të jenë aktorë vendimmarrës në këtë moment të caktuar, duke shtuar se ka marrë me dhjetëra letra, peticione nga qytetarët ku shprehen ankesat, kërkesat dhe referimet e tyre lidhur me procesin që i parapriu hartimit të ligjit që pritet të shqyrtohet nga Kreu i Shtetit.

Presidenti Nishani, pasi i dëgjoi me vëmendje mendimet, propozimet si dhe pikëpamjet e ndryshme të pranishmëve, vuri në dukje se reforma në fjalë në radhë të parë duhet të harmonizojë interesat jetike të qytetarëve shqiptarë me ato të shtetit. “Të pranishmit, pasi shprehën mirënjohjen e tyre për këtë takim konsultues me Kreun e Shtetit si dhe për mundësinë që po u jepej të përcillnin shqetësimet e qytetarëve që ata përfaqësojnë, u siguruan nga Presidenti Nishani se do të shërbejë si një zë i fuqishëm për të përcjellë interesat publike dhe problemet e qytetarëve duke theksuar nevojën e krijimit të një imazhi të konsoliduar të shtetit shqiptar”,-thuhet në njoftimin e shpërndarë nga presidenca.

 

Shoqata e Komunave: Presim dekretin, kërkuam shtimin e 28 njësive

Përfaqësuesi i Shoqatës së Komunave, Agron Haxhimali, reagoi dje pas takimit që pati me kreun e shtetit, Buar Nishani, duke deklaruar se për reformën administrativo-territoriale, do të presin dekeretin e Nishanit, pastaj do të ndjekin rrugët ligjore. “I shprehëm Presidentit shqetësimin në lidhje me reformën territoriale. Ne kërkuam shtimin e 28 njësive të reja vendore, kjo do ta bënte reformën më të plotë. Do të presim dekretin e Presidentit pastaj do të ndjekim të gjitha rrugët kushtetuese” Harta e re territoriale e Shqipërisë që u bojkotua nga opozita u miratua nga Kuvendi  më 31 korrik, në seancën e fundit të sesionit parlamentar, pavarësisht disa rezervave që shprehën disa deputetë socialistë. Ligji për hartën e re territoriale mori edhe votat e PDIU. Aktualisht Presidenti Nishani ka rikthyer për rishqyrtim disa nga ligjet që u votuan në të njëjtën ditë me reformën territoriale.

 

Singhammer: Shqipëria faktor stabiliteti në rajon. Rama: Gjermanët do bien në “sevda”

Kryeministri Edi Rama gjatë pritjes që i rezervoi delegacionit gjerman të kryesuar nga Nënkryetari i Bundestag-ut, Johannes Singhammer, ai vlerësoi rolin e kryeministrit të Bavarisë Franz Josef Shtrauss në krijimin e marrëdhënieve Shqipëri -Gjermani. Sipas Ramës, Staruss ra në “sevda” me Shqipërinë dhe se vendi ynë ofron shumë vlera që edhe gjermanë të tjerë të bien në “sevda” me të. “Unë besoj që edhe ky kremtim që ne i bëjmë atij momenti është shprehje e një vullneti jo thjesht për të kujtuar një njeri që u bë mik i shqiptarëve por edhe për të shprehur dëshirën tonë të madhe që të forcojmë marrëdhëniet me Gjermaninë dhe pse jo me Landin e Bavarisë. Maksi më ka treguar që i ati ra në sevda me Shqipërinë në atë kohë. në shumë aspekte Shqipëria është një vend me të cilin gjermanët dhe bavarezët mund të bien lehtë në sevda nëse vijnë në Shqipëri. Ky është edhe qëllimi ynë, se sa do ja arrijmë nuk e dimë, po do bëjmë çmos që sa më shumë gjermanë të bien në sevda me Shqipërinë. Mirë se keni ardhur ju e dini më mirë se shumë gjermanë të tjerë që këtu jeni si në shtëpinë tuaj”- u shpreh Rama. Gjatë fjalës së tij Nënkryetari i Bunderstagut gjerman Singhammer theksoi se Shqipëria duhet të ndihet krenare për një nga pikat më të forta që ka, atë të bashkëjetesës fetare. “Vizita e Franz Strauss ka qenë një shembull..për të treguar duhet të kapërcehet fakti i izolimit. Strauss ka thënë gjatë kësaj vizite se: “ndodhem prej një ore në Shqipëri, por kam besim tek shqiptarët”. Ne gjatë vizitës së sotme ndeshëm një mikpritje, e cila vërteton fjalët e Strauss. Është kënaqësi e veçantë që Shqipëria të erret statusin e vendit kandidat dhe ky është një hap historik. Një kënaqësi e veçantë është që konstatohet se Shqipëria është spirancë stabiliteti për rajonin. Më lejoni tj’u kthejë komplimentin pasi Shqipëria ka komplimentin për bashkëjetesën fetare, ndaj ky vend duhet të jetë krenar.”-tha Singhammer. Një partner të rëndësishëm strategjik e ka cilësuar kreu i Kuvendit Ilir Meta shtetin gjerman.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency