Harta e beqarisë, ja ku gjenden femra dhe meshkuj të pamartuar në Shqipëri

0
151

Nuk është ndonjë çështje e panjohur. Të gjithë, gjithmonë e më shumë, në mos kanë në familje një vajzë në karrierë, të pamartuar, kanë dëgjuar për një të afërme a mikeshë të tyren. Shprehja standarde “motivuese” e gjysheve a mamave “Hë tani, vendos…” nga njëri vesh hyn e nga tjetri del! Nuk mund të thuhet saktësisht nëse faji është i karrierës, por fakt ngelet që femrat beqare po shtohen.

Sigurisht i dimë edhe ne vështirësitë e jetesës e bashkëjetesës së sotme, ndryshimet në radhë të parë individuale, tradhtitë, mosmarrëveshjet, por a nuk ka qenë gjithmonë kështu? OK, asgjë nuk bëhej kaq hapur sa sot, por edhe historitë që na vijnë nga e shkuara na tregojnë se kujdesi për t’i mbajtur të fshehta ishte më i madh. Sidoqoftë, të dhënat tona janë zyrtare. Instituti i Statistikave, INSTAT, ofron disa të dhëna mbi hulumtimin e kryer nga “Open Data Albania” mbi moshën mesatare të martesës së shqiptarëve për periudhën 1955­-2011. Të dhënat për periudhën 1955-­1985 janë përllogaritur nga studiuesit

Jane Falkingham dhe Arjan Gjonça, publikuar në revistën “Population Studies” në vitin 2001. Vjetarët statistikorë të viteve përpara 1990 nuk raportojnë të dhëna për moshën mesatare të martesës, por raportojnë vetëm të dhëna për martesat sipas grupmoshave.

Të dhënat për periudhën 1990­-2011 janë publikuar nga Instituti i Statistikave.

Mosha mesatare e martesave

Mosha mesatare e martesës është rritur përgjatë kësaj periudhe si për meshkujt, ashtu edhe për femrat. Në vitin 1955, meshkujt martoheshin mesatarisht në moshën 26.4 vjeç, ndërsa femrat martoheshin në moshën 20.8 vjeç. Në vitin 1990, mosha mesatare për meshkujt u rrit në 27.4 vjeç, ndërsa për femrat në 23 vjeç. Siç dallohet, mes viteve 1985 dhe 1990, mosha mesatare e martesës për meshkujt u rrit me 1 vit, ndërsa për femrat me 2.2 vite. Rrjedhimisht, diferenca mes moshës mesatare të meshkujve dhe femrave u ul nga 5.6 vite në 1955, në 4.4 vite më 1990. Pas viteve 1990, dallohet se mosha mesatare e martesës ka vijuar të rritet si për meshkujt, ashtu edhe për femrat, por për meshkujt është rritur shumë më shpejt sesa për femrat, ndërsa diferenca e moshës mes dy grupeve gjinore është thelluar.

Të dhënat statistikore tregojnë se meshkujt në Shqipëri krahasuar me më herët kanë tendencën të martohen me vajza më të reja. Në vitin 2011, meshkujt në Shqipëri u martuan në moshën mesatare 29.3 vjeç, ndërsa femrat në moshën 23.6 vjeç. Në krahasim me vitin 1990, meshkujt martohen 1.9 vjeç më të moshuar, ndërsa femrat martohen 0.6 vjeç më vonë. Përgjatë viteve të fundit, diferenca e moshës mesatare të martesës mes meshkujve dhe femrave është rritur në 5.7 deri në 6 vite, gjë që përbën edhe diferencën më të lartë në shtatëdhjetë vitet e fundit.

Diferenca moshore e martesës meshkuj­-femra është zgjeruar me 1.3 vjet. Diferenca në moshën mesatare të martesës mes meshkujve dhe femrave ekzistojnë në të gjitha vendet. Mosha mesatare e martesës për burrat përgjithësisht reflekton kulturën e sigurimit të mjeteve materiale të nevojshme për martesë nga ana e tyre, si dhe prepotencën e kontrollit mbi bashkëshorten. Rritja e moshës mesatare të martesave për vajzat përgjatë dekadave të fundit reflekton përgjithësisht rritjen e aksesit në arsim. Gjatë vitit 2015 vihet re një rritje e divorceve me 24 %, ndërsa janë regjistruar 25 mijë martesa./ Panorama.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here