Hapa pozitivë në draftin e dytë të reformës universitare

0
119

Artan Fuga

Artan_FugaIa vlejti dhe ia vlen mundi i ardhëm: Servilët dhe manipuluesit le të qajnë pak sot

Befasisht, krejt papritur, nisur nga një studim paraprak i draftit të ri të paraqitur për reformën universitare ve re se ka përmirësime të ndjeshme në sensin pozitiv, që marrin parasysh deri në një farë mase të ndjeshme reagimet kritike, shumë të drejta të bëra nga pedagogë, instanca kolektive dhe grupe studentësh.Janë korrigjuar deri diku ndjeshëm edhe formulime që servilë dhe llafollogë, gjoja profesorë pa diploma universitare, larës e lyerës të çdo pushteti të radhës, dhe luftëtarë pas beteje, mbronin lart e poshtë pa logjikë dhe arsye e në mënyrë të pështirë.

E mira publike është mbrojtur me mund, djersë, argumente dhe përpjekje të mundimshme, sido që me energji të mëdha të humbura për të shpjeguar pa përtesë, me durim dhe etikë, përballë sulmeve të aradhës të servilëve që edhe kësaj qeverie ja ka me hile, sikurse qeverisë të mëparshme, duke duruar shpifje dhe sulme të ulëta minjsh kanalesh me tituj falsë. Ja vlente dhe do ja vlejë gjithmonë, sa herë kultura shqiptare të ketë nevojë, demokracia shqiptare të ketë nevojë, këtu na ka, në këmbë, zgjuar, esëll. Solidarë.Kurrë nuk do tradhtojmë fatet e studentëve, të rinisë shqiptare, të familjeve shqiptare, pa u shitur te shitësit e diplomave, tregtarët e qepëve dhe preshve.
Studenti në qendër

Kurrë nuk do t’ia mohojmë ndihmesën dhe kritikën e sinqertë pushtetit publik. Inkurajoj që të ecet edhe pak më tej gradualisht dhe me kurajo për të krasitur edhe disa mangësi të tjera sidomos ato që prekin demokracinë universitare dhe studentore. Vini studentin në qendër të universitetit.Kini besim te studentët kundër masakruesve të së ardhmes të tyre!U hoq dorë me të drejtë nga termi idiot “reformë anglosaksone” apo “kiliane”. Përpara drejt një modeli edhe më të korrektuar. Ka ende vend për drejtësi sociale dhe kundër politizimit të instancave drejtuese të arsimit. Po ashtu ka nevojë për reforma shumë të thella që nuk përmenden, kundër parazitizmit, llogjeve, abuzivizmit, që përmendte kryetari i qeverisë me të drejtë dje, kundër kënetës intelektuale.Ka nevojë për reforma shumë më të thella sepse duhet ndryshuar gjendja e tanishme e papëlqyeshme.Kërkojmë reforma shumë më të thella kundër burokracisë publike regresive dhe mecenatit privat që shet diploma.Reforma, jemi në rrugën që duhet, por vetëm në fillim. Duam reforma sepse sa propozohen janë shumë pak. Gjej rastin të përshëndes sidomos miqtë tanë të Forumit të lirive universitare që në çast reaguan ndaj devijancave aberrante të tekstit të parë. Falënderoj shumë studentët që u mobilizuan dhe janë në këmbë në nismën për universitetin.Servilë dhe të paaftë të gjithë kohërave – zhdukuni nga rruga jonë! Po të dijë ministria e arsimit mund të mobilizojë energji pozitive që sot u ka mbyllur derën nën presionin e lobingjeve private dhe të servilëve.Hapni rrugë për mendimin studentor dhe të pedagogëve, përgjithësoni pozitiven, dhe do jemi në rrugë të drejtë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency