Frutat që duhet të hahen gjatë vjeshtës

0
152

apple-fruits-basket_182080

Ngrënia e frutave është e rëndësishme, por po aq e rëndësishme është edhe ngrënia e frutave të duhura në çastin e duhur, sepse nga sa ka dalë nga studimet e fundit, frutat e mbledhura në çastin e duhur kanë një përmbajtje optimale të molekulave mbrojtëse dhe përbërje që sjellin oreks, siç janë aroma dhe shija. Përveç kësaj, frutat e stinës vijnë vetëm nga tregjet lokale dhe mund të konsumohen brenda një kohe të shkurtër nga çasti i vjeljes. Në fakt, përbërës të brishtë, siç janë vitamina C, nga oksidimi, mund të pakësohen me kalimin e kohës dhe sidomos në frigorifer.

 

Mollët

Disa studime kanë treguar se molla ka aftësi të pakësojë rrezikun ndaj disa kancereve, sëmundje kardiovaskulare, diabet dhe astmë. Mollët përmbajnë rreth 85% ujë, 10% sheqer (më shumë se gjysma fruktozë) dhe fibra (si pektina, e cila ndihmon në pakësimin e kolesterolit), shumë vitamina dhe potas. Pra, shumë fibra dhe pak kalori. Në këtë periudhë mblidhen lloje të ndryshme molle: “gala”, “red delicious”, “golden delicious”, “granny smith”. Këshillohet që ky frut të zgjidhet i pjekur mirë, të lidhur mirë me farat dhe pa njolla. Duhet ruajtur në temperaturën e ambientit.

 

Dardhët

Ndihmojnë në mirëfunksionimin e mushkërive dhe pakësojnë rrezikun e astmës së mushkërive. Ato përmbajnë 85% ujë, 9% sheqer (më së shumti fruktoz), fibra, minerale si potasi, vitamina, flavonoide dhe acide organike të dobët që luftojnë veprimin acidifikues që lidhet me ngrënien e ushqimeve me prejardhje shtazore. Llojet e dardhëve që mblidhen në vjeshtë janë: “william”, “decana”, “abat” dhe “kaiser”. Piqen plotësisht në temperaturë ambienti porse, pasi janë të pjekura, ruhen në frigorifer deri në çastin e ngrënies.

 

Fiqtë 
Ekstraktet e tyre përdoren prej shumë kohësh kundër kapsllëkut dhe bronkitit.
Fiqtë kanë pak më shumë kalori se frutat e tjetra, por shumë më pak nga sa mund të mendohet. Përveç të tjerash, kanë kalium, kalcium, fibra, antikanina antioksiduese dhe qumështi i lëkurës së tyre është i pasur me enzima tretëse.

Në pranverë-vjeshtë mblidhen fiqtë “e plotë” – deri në verë vonë, ndërsa në tetor fiqtë e lashtë. Fiqtë është e vështirë që të ruhen gjatë, për këtë arsye duhen mbajtur në frigorifer dhe duhen ngrënë po atë ditë që blihen ose këputen.

 

Rrushi 
Falë përbërësve të tij antioksidues, rrushi ka shumë aftësi kundërkanceroze, kundër djegësirave dhe dhunti mbrojtëse ndaj zemrës. Përveç të tjerash, është zbuluar se farat e tij kanë aftësi për të mbrojtur zemrën dhe nervat. Rrushi përmban 80% ujë dhe është shumë i pasur në sheqerna. Përveç këtyre, ka sasi të moderuara vitaminash B dhe C. Ka edhe potas, fibra dhe acid tartarik, që shpjegon edhe efektin e tij kundër kapsllëkut. Rrushi, i klasifikuar në të bardhë dhe të zi, kur të blihet duhet të ketë një ngjyrë të bukur, të jetë i plotë dhe i ngjitur mirë pas viles. Një rrush i pjekur bën mirë të ruhet në frigorifer dhe të lahet me kujdes para ngrënies.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency