Frikërat, fobitë dhe veset e liderëve dhe njerëzve të famshëm

0
202

Nga se trembet Merkel, Puti, Bush, Clinton e deri tek aktorët e famshëm të Hollivudit

 

Jemi mësuar t’i shohim si njerëz të mëdhenj që drejtojnë vende jo shpesh herë konformiste. Disa janë dhe diktatorë e kjo na bën t’i përfytyrojmë si të patrembur e gati të përballen me gjithçka. Kancelaria gjermane ka një frikë të theksuar nga qentë. Kur ishte fëmijë kancelarja gjermane Angela Merkel është kafshuar nga një qen, duke u infektuar përjetë me frikën ndaj këtyre kafshëve. Frika e Merkel është e njohur botërisht, e madje është përdorur dhe kundër saj. Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili është mjeshtër i diplomacisë psikologjike është përpjekur të fitojë avantazh disa herë nga frika e Merkel. Në vitin 2006, ai çuditi diplomatët gjermanë duke i bërë dhuratë kancelares një qen të vogël dhe e kishte zakon që të mbante qenin e tij labrador, Koni, në zyrë gjatë takimeve të tyre. George W. Bush mund të duket si një djalë ferme, por atij i mungon një detaj për të qenë plotësisht i tillë. Veshja tipike prej djali jugu e Bush dhe dëshira e tij për të prerë shkurret në fermën e tij në Teksas e kanë ndihmuar atë të krijojë imazhin e një kauboji. Por stili i jetesës së këtij kauboji nuk arrin deri tek kalërimi. Në librin e tij të kujtimeve, ish-presidenti meksikan Vicente Fox kujton se i ka ofruar Bush një shëtitje me kalin e tij të dashur Dos de Julioi dhe është habitur kur Bush “u largua i trembur nga kali”. Fox e kuptoi se Bush nuk dëshironte të ngjitej mbi një kafshë që nuk ndalon kur shkel frenat e më pas e cilësoi presidentin.

 

ANGELA MERKEL

Sinofobia – Frika nga qentë

Arsyeja e frikës: Kur ishte fëmijë kancelarja gjermane Angela Merkel është kafshuar nga një qen, duke u infektuar përjetë me frikën ndaj këtyre kafshëve. Frika e Merkel është e njohur botërisht, e madje është përdorur dhe kundër saj. Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili është mjeshtër i diplomacisë psikologjike është përpjekur të fitojë avantazh disa herë nga frika e Merkel. Në vitin 2006, ai çuditi diplomatët gjermanë duke i bërë dhuratë kancelares një qen të vogël dhe e kishte zakon që të mbante qenin e tij labrador, Koni, në zyrë gjatë takimeve të tyre.

GEORGE W. BUSH

Ekinofobia – Frika nga kuajt

Arsyeja e frikës: Veshja tipike prej djali jugu e Bush dhe dëshira e tij për të prerë shkurret në fermën e tij në Teksas e kanë ndihmuar atë të krijojë imazhin e një kauboji. Por stili i jetesës së këtij kauboji nuk arrin deri tek kalërimi. Në librin e tij të kujtimeve, ish-presidenti meksikan Vicente Fox kujton se i ka ofruar Bush një shëtitje me kalin e tij të dashur Dos de Julioi dhe është habitur kur Bush “u largua i trembur nga kali”. Fox e kuptoi se Bush nuk dëshironte të ngjitej mbi një kafshë që nuk ndalon kur shkel frenat e më pas e cilësoi presidentin amerikan si një “kauboj fals”.

 

Napoleon Bonaparte

Fobi nga macet

I famshmi Napoleon Bonaparte, Perandor i Francës, udhëheqës ushtarak dhe politik kishte fobi nga macet. Macet i shkaktonin të dridhura deri në kockë Napoleonit. Nuk dihet pse ai i kishte kaq shumë frikë ato. Por ajo që dihet është se shikimi i një maceje i shkaktonte atij panik. Dhe kjo nuk i ka ndodhur vetëm Napoleonit. Shumë burra të tjerë të cilët kanë provuar të sundojnë botën kanë pasur frikë nga macet, duke përfshirë këtu Hitlerin, Musolinin dhe Jul Çezarin. Duket se macet dhe diktatorët nuk ishin destinuar kurrë për t’u marrë vesh bashkë.

 

George Washington

Fobi nga varrosja për së gjalli

George Washington: presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai Komandoi forca ushtarake në shumë beteja, mbrojti Shtetet e Bashkuara nga britanikët dhe rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar të tjerët. Duket trim apo jo? Gabim! Ai kishte një fobi shumë të madhe, vdekja e parakohshme. Kjo është e shprehur qartë prej tij disa minuta para vdekjes, në 1799, ku ai i thotë shërbyesit të tij se trupi i tij do të varroset për dy ditë edhe në rast se do të ishte i gjallë. Kjo mund të duket shumë e çuditshme për një burrë si George Washington, por kjo ishte një fobi e zakonshme për fisnikët dhe anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve që jetuan në shekullin 16-të dhe 17-të. Megjithatë fobia nuk është aq e njohur në ditët e sotme sa ishte atëherë, mjekimet e prapambetura nënkuptonin që vdekja e parakohshme mund të të ndodhte vërtet në çfarëdolloj moshe.

 

Sekretet e liderëve të botës

 

Bill Clinton

Ka alergji nga biftekët, qumështi, macet

 

Marrëdhënia e tij me Monica Lewinsky-n nuk mund të konsiderohet më sekret duke qenë se ai e pohoi atë para gjithë kombit. Por një fakt i jetës së Clinton, thënë më saktë aspektit shëndetësor të tij është se presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vuan nga një sërë alergjish. Kështu, ai është alergjik ndaj maceve, biftekut, qumështit dhe polenit. Sigurisht, alergjitë e tij nuk e kanë penguar atë të shërbejë dy mandate si president i SHBA, nga viti 1993-2001.

Francois Mitterrand

Pati një jetë të dyfishtë dhe një vajzë të paligjshme

Presidenti i Francës, Francois Mitterand, i cili tashmë nuk jeton më, gjatë presidencës së tij kishte një jetë të dyfishtë. Përveç bashkëshortes, ai kishte dhe një të dashur, nga e cila pati një vajzë të paligjshme. Sidoqoftë, edhe pse një pjesë e shtresës së lartë të Parisit e dinin një gjë të tillë, askush s’e mori mundimin t’ia bënte të ditur publikut këtë fakt. Ishte vdekja e tij që do ta zbulonte krejt hapur këtë fakt. Gjatë funeralit të tij, të pranishme ishin dy gratë e jetës së tij, bashkëshortja dhe e dashura shoqëruar nga vajza, Mazarine Pingeot, për të cilën zonja Mitterrand është shprehur se i shoqi e donte pa masë.

 

Gerhard Schroeder

Fëmijët s’pranonin të luante me të kur ishte i vogël

Gerhard Schoeder ka qenë krye të një prej shteteve më të fuqishme ekonomikisht të botës. Por kur ka qenë i vogël, ai s’ka jetuar aspak mirë për sa i përket gjendjes financiare. Ai është rritur nga e ëma në varfëri të plotë dhe ka pranuar se ishte aq i varfër dhe i paveshur mirë, saqë fëmijët e tjerë refuzonin të luanin me të. Kur ishte i ri ai i premtoi nënës së tij se një ditë ai do të mbërrinte në derën e saj me Mercedes. Ai e mbajti premtimin pasi studioi për drejtësi në një shkollë nate dhe ndërkohë që punonte në dyqanin e një tregtari hekurishtesh.

 

Tony Blair

3 mijë dollarë në muaj për kremra fytyre

Pavarësisht kritikave të shumta që ka marrë gjatë dhe pas detyrës së tij si kryeministër, Tony Blair gjithnjë ka qenë mjaft popullor dhe rrallë herë ka qëndruar larg kopertonave të mediave. Për të janë botuar mjaft fakte të panjohura e të njohura më parë, që prej rinisë së tij të hershme kur aspironte të bëhej një yll roku. Ndërsa një prej sekreteve më pikante është fakti se ai shpenzon pothuajse 3 mijë dollarë në muaj për kremra fytyre dhe nxirje artificiale. Sipas një të përditshmeje britanike, sekreti i lëkurës së shëndetshme të Tony Blair është fakti se ai shpenzon dy herë më shumë se një femër me të ardhura mesatare në Angli.

 

Vladimir Putin

Njeh gjermanishten me gjithë dialektet e saj

Kryeministri rus është konsideruar gjithnjë si një njeri misterioz. Kjo i atribuohet faktit se ai ka qenë agjent i KGB-së, por herë pas herë dalin në dritë sekrete që zbardhin jetën dhe karakterin e presidentit rus. Që rrallë buzëqesh, është e dukshme. Gjithashtu është i njohur fakti që ai e njeh mirë gjuhën gjermane, por është i habitshëm fakti se ai gjithashtu njeh të gjitha dialektet e kësaj gjuhe. Gjithashtu një ndër faktet jo shumë të njohura të presidentit rus është dhe rripi i zi që ai mban në sportin e tij të preferuar, xhudo.

 

Dwight D. Eisenhower

Ndalohet hyrja e qenit të tij në Shtëpinë e Bardhë

Një prej sekreteve të presidentit të 34 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dwight D. Eisenhower nuk kishte të bënte personalisht me të, por me qenin e tij. Qenit i ndalohej të hynte në Shtëpinë e Bardhë pasi kreu nevojat personale në dhomën e pritjeve diplomatike. Eisenhower, i cili kishte nofkën “Ike” ishte një gjeneral me pesë yje dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ai kishte shërbyer si komandant i lartë i forcave aleate në Evropë. Në vitin 1951 ai u bë komandanti i parë suprem i NATO-s. Si president republikan i SHBA, ai shërbeu dy mandate dhe gjatë tyre ai filloi sistemin e autostradave që lidhnin shtetet.

Harry S. Truman

Në moshën 18-vjeçare kishte lexuar gjithë librarinë

Një prej sekreteve të Harry S. Truman është fakti se ai ishte nga ato nxënës që quheshin “peshkopë”. Është fakt tashmë se kur mbaroi shkollën e mesme, Truman kishte lexuar të gjithë dymijë librat që ndodheshin në librarinë publike, ku ai ishte i regjistruar, duke përfshirë këtu edhe enciklopeditë. Në kohët e sotme, shumë studiues amerikane e rendisin atë në dhjetë presidentët më të suksesshëm të SHBA-së të të gjitha kohërave. Harry Truman ka qenë presidenti i tridhjetë e tre i SHBA dhe u bë president i vendit, kur presidenti aktual Franklin D. Roosevelt u nda nga jeta.

 

Veset dhe frikërat e njerëzve të famshëm në histori

Abraham Linkoln

 

Presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Abraham Linkoln është i njohur si një nga liderët më të mëdhenj të këtij vendi. Gjithashtu ai është i njohur dhe për kapelën e tij të gjatë që s’e hiqte asnjëherë. Kjo kapele është e njohur sepse ai e kishte zakon që aty të mbante një sërë gjërash si letra, fatura, vula, lapsa etj.

Karli II

Mbreti i Britanisë së Madhe, Karli II, i cili e udhëhoqi vendin në vitet 1660-1685 kishte një zakon mjaft të çuditshëm dhe interesant. Ai mblidhte pluhur nga mumjet e faraonëve të Egjiptit dhe e përhapte atë në lëkurën e tij. Duke bërë një gjë të tillë ai mendonte se mund të përftonte “madhështi të lashtë” nga ato të faraonëve egjiptianë.

Enrico karuso

Këngëtari i madh i operas Enrico Karuso, i cili vdiq në Napoli në moshën 48-vjeçare përveç se një tenor i pakrahasueshëm ishte dhe një supersticioz po me të njëjtat përmasa. Ai konsultohej me një astrolog sa herë i duhej të bënte udhëtime përtej oqeanit. Përveç kësaj ai nuk nisej asnjëherë për udhëtim ditën e martë ose të premte sepse sipas supersticioneve këto ditë janë ters.

 

Vagner

Sa herë që kompozitori gjerman Vagner, udhëhiqte orkestrën e muzikës së drejtuar nga Felix Mendelson, ai mbante veshur dorashka. Pas performancës, Vagner i hiqte dorashkat dhe i përplaste në tokë që të merreshin nga një pastrues. Kjo sjellje vinte si pasojë e faktit se Mendelsoni ishte hebre dhe Vagneri ishte anti-semit.

 

Volteri

Pothuajse asgjë nuk e mposhti dot shkrimtarin dhe filozofin francez, Volterin. Madje as edhe një muaj burg në Bastijë në vitin 1717. Asgjë, përveç asaj që shumë njerëzve u duket si aroma më e ëmbël në botë, aroma e trëndafilave. Sa herë Volteri nuhaste një aromë të tillë atij i binte të fikët menjëherë.

 

Andersen

Një prej shkrimtarëve më të famshëm të përrallave për fëmijë e të rritur, Hans Kristian Andersen kishte një frikë të tmerrshme se mund ta deklaronin të vdekur dhe ta varrosnin të gjallë. Ai pothuajse gjithnjë mbante me vete në xhep një letër ku shkruante se kushdo që mund ta gjente pa ndjenja nuk duhet të supozonte se ai ishte i vdekur derisa të ekzaminohej gjerësisht nga mjekët.

 

Fobitë më të çuditshme të njerëzve të njohur

 

Johnny Depp

Clourofobia: Fobia nga klounët

“Ka diçka tek ato fytyrat e lyera dhe buzëqeshja false. Duket sikur ka gjithnjë diçka të errët që fshihet pas sipërfaqes, mundësia për diçka të keqe”, thotë Depp për objektin e fobisë së tij, klounët.

 

Sigmund Freud

Siderodromofobia: Fobia nga udhëtimi me tren

Gjatë një udhëtimi nga Freibergu, treni kaloi nga Bresla, ku Freud pa motorët e gazit për herë të parë. Kjo e bëri atë të mendonte për shpirtrat që digjen në ferr dhe e bëri të vuante nga frika e udhëtimit me tren.

 

Marilyn Monroe

Agorafobia: Fobia nga publiku ose ambientet e hapura

Është e çuditshme që një aktore të vuajë nga frika e të qenit në publik, por ja që është e vërtetë. Marylin Monroe vuante nga një fobi e tillë. Edhe aktorja tjetër bionde, Kim Basinger po ashtu vuan nga kjo fobi.

 

Alfred Hitchcock

Ovofobia: Fobia nga vezët

Teksa filmonte “The Birds”, aktorja Susan Pleshette iu desh të përballej gjithë kohës me asistenten e Hitchcock që i thoshte që të mos mbante cigare ose vezë sepse ai i urrente cigaret dhe vezët.

 

Madonna

Brontofobia: Fobia nga bubullimat

Madona përveç se është një prej këngëtareve më të famshme në botë, me një stil shumë të veçantë, vuan gjithashtu nga një fobi aspak e zakonshme. Brontofobia, është frika nga bubullimat.

 

Oprah Winfrey

Fobi prej çamçakëzit

Oprah, mbretëresha e televizionit, ka fobi të tepruar nga çamçakëzët. Kjo filloi për të në një moshë të vogël, kur gjyshja e saj koleksiononte dhe mbante në radhë çamçakëzat në një kabinet. Oprah ishte kaq e revoltuar nga kjo saqë i`u kthye në fobi për gjithë pjesën tjetër të jetës. Një herë ajo tha se kishte flakur një pjatë sepse kishte pasur një copë çamçakëz në të! Ajo është kaq e neveritur nga çamçakëzi saqë e ka ndaluar përdorimin e tij në studion e saj të televizionit. Çuditërisht, punonjësit e saj dhe audienca në studio zakonisht bashkëpunojnë dhe nuk i japin asaj arsye për të pasur frikë. Kush do ta mendonte se një grua si Oprah do të kishte fobi nga një gjë si çamçakëzi?

 

Woody Allen

Fobi nga shumë gjëra

Siç thamë edhe në fillim, ne të gjithë kemi fobi nga diçka. Megjithatë Woolly Allen ka disa fobi ekstreme. Aktori dhe skenaristi 74-vjeçar është i frikësuar pothuajse nga çdo gjë. Ai ka fobi normale që i shkaktojnë frikë nga lartësitë, hapësirat e mbyllura dhe insektet, por ka edhe shumë fobi jonormale. Mes fobive të tij të pazakonta janë frika nga ngjyrat e shndritshme, kafshët, ashensorët dhe kikirikët me gjalpë. Përveç këtyre ai pohon të ketë shumë kërkesa nevrotike, si prerja e bananes në shtatë copa fiks para se t’i vendosësh në drithë çdo mëngjes. Këto fobi e bëjnë atë të pashmangshëm nga kjo listë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here