Fondet e qeverisë për bashkitë/Deputetët e PS-së, akuza për ndarje preferenciale. Gaçi e ka me Canin: Si merr më shumë Bulqiza se Tirana?!

0
129

 

komisioni-i-veprimtariseBitri: Qeveria po vazhdon siç ishin ata më përpara, investime në një vend ku ka 1000 banorë dhe rrinë zona të tëra ku ke dhe turizëm, edhe popullsi dhe dendësi më të madhe

 

Gëzim Saliu

 

Deputetët socialistët shprehin kritikat ndaj qeverisë për mënyrën e shpërndarjes së fondeve për bashkitë. Në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, krahas opozitës kritikues u shfaqën dje edhe deputetët e PS-së, të cilët hodhën dyshime se fondet po ndahen sipas preferencave të ministrave apo disa deputetëve të tjerë me pushte duke favorizuar zonat e tyre zgjedhore. Deputetët socialistë Artan Gaçi dhe Robert Bitri nënvizuan kritikat e tyre në komision lidhur me këtë çështje duke vënë theksin tek ndarja preferenciale e fondeve.

 

Debati

Edhe pse ashtu si në çdo mbledhje të Komisionin nuk munguan akuzat e opozitës, ditën e djeshme ishin të shumta kritikat edhe nga deputetët e mazhorancës ndaj mënyrës se si po shpërndahen fondet për bashkitë. Ata ngritën dyshime se shpërndarja e fondeve për Bashkitë është bërë mbi bazë interesash politike apo e diktuar nga ministra të qeverisë. Socialisti Artan Gaçi, veçoi rastin e Tiranës, që ka marrë më pak fonde se Bashkia e Bulqizës, bashki që përkon me zonën elektorale ku u zgjodh deputet Ministri aktual i Financave, Shkëlqim Cani. “Nuk e kuptoj sesi mund të marrë Bashkia Bulqizë gati 50% më shumë fonde më shumë se Bashkia Tiranë. Bashkia Përrenjas që është një Bashki më shumë se modeste, është sa një 1/10 e një lagje të Tiranës, ta ketë fondin 30% më të madh se fondi i rrugëve për Bashkinë Tiranë”, – tha ai. Përfaqësues të Ministrisë së Financave në Komision, mbrojtën ndarjen e fondeve duke deklaruar se i besuan formulës së përzgjedhur nga USAID dhe në final u vendos nga Qeveria. “USAID-i ka bërë konsultime dhe me pushtetin vendor dhe me qeverinë dhe qeveria e ka pranuar”, – tha Fran Brahimi. Ndërsa zëvendësministri i Financave Erjon Luci tha se qeveria ka shlyer borxhet ndaj të tretëve gjatë këtyre dy viteve dhe qeveria synon që nivelin e borxhit deri në 2017 ta ulë në masën 68 për qind, duke mos bërë të mundur angazhimin për ta çuar atë në 66 për qind. Ndërkaq deputeti i LSI-së Robert Bitri deklaroi se qeveria po ndjek shembullin e ekzekutivit paraardhëse në ndarjen e fondeve për Bashkitë. “Të bëhen investime në një vend ku ka 1000 banorë dhe rrinë zona të tëra ku ke dhe turizëm, edhe popullsi dhe dendësi dhe ju vazhdoni me të njëjtën formë ashti siç kanë vazhduar ata që ishin më përpara në qeveri”, u shpreh Bitri. Nga ana e tij kreu socialist i Komisionit Eduart Shalsi pranoi fenomenin preferencial të ndarjes së fondeve duke theksuar : “Ka preferenca individuale, dikush është më këmbëngulës më shumë sesa dikush tjetër apo ka një logjikë ekonomike bazuar mbi disa kritere që bën këtë shpërndarje?”. Ndërsa për opozitën është i patolerueshëm niveli i lartë të borxhit publik, investimeve dhe shpërndarjes së buxhetit. Lidhur me këto kritikat zv.ministrja Irena Beqiraj dha një përgjgije që la jo pak të surprizuar deputetët në Komision. “Plani dhe fakti janë gjithmonë të parealizuara në Shqipëri. Realizimi i planit është ëndrra e një nate vere”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency