Fjalët e para të Ronaldos pas shpalljes si futbollisti më i mirë në Evropë

0
157

Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë në Evropë. Pas triumfit në Ligën e Kampionëve me Real Madrid dhe kampionatin evropian me Portugalinë, “CR7” është shpallur edhe lojtari më i mirë në kontinentin evropian për sezonin që sapo u mbyll.

“Është një privilegj për mua dhe dua ti falënderoj gazetarët që më votuan. Shokët e skuadrës janë të rëndësishëm. Unë punoj çdo vit, por pa ndihmën shokëve të ekipit, kjo nuk do të ishte e mundur. Falë ekipit të Real Madridit dhe Portugalisë. Më duhet të përmend edhe Portugalinë sepse ishte triumfi i parë në histori. Kjo ishte ndryshe, sepse kam fituar Ligën e Kampionëve tri herë. Por, fitimi me Portugalinë ishte kulmi i karrierës sime”, – ka thënë Ronaldo.

Ai më tutje ka thënë se ëndrra po i bëhet realitet pasi në të kaluarën dëshironte të bëhej futbollist i suksesshëm dhe këtë po ia arrin me sukses. Kjo ishte hera e dytë që reprezentuesi portugez ka fituar titullin e më të mirit në Evropë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here