Fisi Afrikan që ka lidhje me zotin

0
157

Gerry Brown

Mali_West-Afrika_jan.febr._2008-3Për dy milion antarët e tribusë primitive Dogon, fis në Republikën Afrikane të Malit në skaj të shkretëtirës së Saharasë, jeta ka ndryshuar shumë pak gjatë shekujve. Njerëzit e këtij fisi jetojnë në fshatra të shpërndara, në strehime të bëra prej balte dhe kashtë. Ata mbarështrojnë tufa dhish thatanike, mbjellin dhe korrin drithëra të mekura dhe mbledhin dru zjarri në shkëmbinjtë e rrallë të rrafshnaltës Bandiagara, 300 milje në jug të Timbuktu, ku të parët e tyre janë vendosur 500 vjet të shkuara. Ata adhurojnë zotat e tyre që ndodhen në qiell, duke treguar nderim të veçantë për dritat vezulluese të sistemit yjor të Sirius, ylli më i ndritshëm në qiellin e natës. Edhe tribu të tjera e nderojnë fanarin e ndritshëm të Sirius, që dërgon dritën e tij nga 8.7 vjet dritë larg, një nga yjet që ndodhet më afër Tokës. Është e kuptueshme që vëmendja e qytetërimeve të hershme të hemisferit verior të Tokës të drejtohej te Sirius, për shkak të spikatjes së tij dhe mbizotërimit të tij mbi të gjithë yjet e tjerë. Egjiptianët e lashtë e bazonin kalendarin e tyre vjetor mbi lindjen e Siriusit në kohë të caktuara të vitit, që sipas tyre lajmëronte vërshimet e lumit Nil. Por besimi i fisit Dogon është unik. Për pesë shekuj ata kanë adhuruar jo thjesht dritën e gjallë të Sirius, por edhe yllin e tij shoqërues të bardhë e të vogël të quajtur Sirius-B, që është i padukshëm Vetëm nga mesi i shekullit të 19-të, astronomët e Evropës dhe Amerikës filluan të dyshojnë mbi ekzistencën e një ylli tjetër pranë Siriusit. Vrojtimet e hollësishme dhe të lodhshme dhe llogaritjet e çrregullësive të orbitës së tij i çuan ata në përfundimin se forca tërheqëse e shoqëruesit të vet të fshehur ndikonte fuqishëm mbi Siriusin. Atëhere, më 1862, ndërsa po provonte një teleskop të ri, astronomi amerikan Alvan Graham Clark kapi për herë të parë konturet e shoqëruesit të vogël të bardhë dhe të dendur të Siriusit. Ai e emërtoi atë Sirius B.

 

Zbulimi

Por vetëm 60 vjet më pas këtij zbulimi, shkencëtari anglez Sir Artur Edington shpjegoi pse ky Sirius B i vockël mundte të shkaktonte ato devijime të mëdha në orbitën e fqinjit të vet shumë më të madh. Ai i botoi zbulimet e tij në 1928 ku shpjegon se Sirius B kishte qënë dikur një yll gjigand, por që ishte ngjeshur dhe zvogëluar nën trysninë e masës së vet, por duke ruajtur dhe ushtruar një tërheqje të fuqishme mbi fqinjin e vet. Më në fund, nga vitet 1970, me lindjen e epokës hapësinore, teleskopë të ndërlikuar dhe kamera me ndjeshmëri super të lartë arritën të fiksojnë plotësisht pamjet e para të Sirius B. Ky ishte një triumf i madh për llogaritjet e sakta të astronomëve modernë. Sidoqoftë, për fisin Dogon, të gjitha këto nuk ishin gjë tjetër veçse lajme të vjetra. Kjo gjë vetëm se konfirmoi atë që ata e dinin prej kohësh. Ata e dinin prej shekujsh se Sirius B ekzistonte atje në hapësirë. Madje ata kishin edhe një emër për të – Po Tolo. Ata e dinin që përbëhej nga material kozmik i tejngjeshur dhe se i vinte rrotull Siriusit me një orbitë eliptike çdo 50 vjet. Ata i dinin të gjitha këto dhe, siç shpjegonin vet, i kanë ditur qysh nga fillimi i historisë së tyre të pashkruar. Ata i kishin ditur këto sepse ua kishin mësuar sekretet e yjeve dhe planeteve dhe u kishin dhënë elementet bazë të qytetërimit të tyre alienë të ardhur nga sistemi yjor i Siriusit. E si mund t’i kishin zbuluar sekretet e sakta shkencore të galaksive dhe planeteve të largëta këto fise afrikane shumë kohë më parë se t’i zbulonte teknologjia moderne e astronomisë së sotme? Shpjegimi i tyre për vizitorët nga hapësirat ndërplanetare duket sa absurde dhe e pabesueshme.

 

Dogon

Duke hyrë thellë e më thellë në qytetërimin Dogon, ata në fakt jetuan atje për 21 vjet. Kur ata mbritën atje, panë se fisi Dogon i njihte të gjitha sekretet e Siriusit. Ritualet e tyre fetare përqëndroheshin rreth Siriusit, Siriusit B dhe një ylli të tretë akoma të pazbuluar. Simbolet e sistemit yjor ishin të endura ose thurrura në dizenjot e qylymave të tyre, dizenjo që dukeshin të ishin qindra vjeçare. Këto simbole i gjeje mbi poçet e tyre prej balte, gdhëndjet prej druri dhe muret prej balte. Zbulimi i Sirius B në 1928 nga Sir Artur Edington njihej nga vetëm pak studentë të astronomisë në Angli dhe shkuarja e dy antropologëve tek fisi Dogon ndodhi vetëm tre vjet më pas. A është e mundur që në këtë segment të shkurtër kohe kjo popullsi gjysëm e shkolluar të ketë rënë në punimin e Sir Arturit dhe të ketë trilluar një histori fisnore, të ketë trilluar artin e poçerisë dhe veshjeve për t’u lënë përshtypje dhe për të mashtruar dy francezët tanë? Besohet se antropologët dinin pak mbi zbulimet e fundit astronomike që t’u shkonte mendja për ndonjë hile. Marcel Griaules ju deshën 15 vjet që të fitonte besimin e të mëdhenjëve të fisit. Vetëm pas kësaj ai u lejua të merrte pjesë në ceremonitë e tyre okulte dhe ju besuan njohuritë lidhur me vizitorin alien nga Sirius, të cilin Dogonët e quanin “Nommo”. Sipas të vjetërve, Nommo ishte një krijesë amfibe e çuditshme nga kozmosi, që kishte ardhur për të përhapur qytetërimin mbi Tokë dhe që u kishte dhënë Dogonëve fillimet e kulturës së tyre unike. Pas një eksperience 20 vjeçare në historinë e Dogonëve, antropologët botuan studimin e tyre historik në revistën prestigjioze të Shoqërisë së Kërkimeve Afrikane. Studimi, i titulluar Një Sistem Sirius Sudanez, shpjegonte me hollësi të mëdha njohuritë misterioze dhe të avancuara mbi sistemet yjore dhe planetare. Por studimi mbyllej me kujdes kështu: “Problemi i të mësuarit se si pa instrumenta ata mësonin mbi lëvizjet dhe karakteristika të caktuara të yjeve të padukshëm akoma nuk është zgjidhur”. Për Marcel Griaule, ky ishte kulmi i punës së jetës së tij. Kur ai vdiq në 1956, në funeralin e tij në Mali vajtën për ta nderuar një çerek milioni Dogonas. Partneri i Griaule në këtë studim të gjatë, Germaine Dieterlen, u largua nga Afrika dhe u kthye në Paris për të zënë postin e Sekretares së Përgjithshme të Shoqatës për Studimet Afrikane në Muzeumin e Njerëzimit. Pikërisht gjatë kësaj kohe ajo botoi studimin tjetër të përbashkët në 1965 për Institutin Francez Kombëtar të Etnologjisë, studim që tërhoqi vëmendjen e shkencëtarit amerikan Robert Temple. Temple do të raportonte në 1976, në librin e tij Misteri Sirius: “Dogonët më përshkruan zhurmën kur u ul arka. Ata thonë se fjala Nommo u dëgjua të thuhej katër herë në të katër drejtimet e horizontit nga Ai ndërsa ulej mbi tokë dhe se kjo fjalë kishte jehuar si do të kishin jehuar katër shkëmbinj të mëdhenj kur goditen me gurë nga fëmijët sipas një ritmi të veçantë në një shpellë shumë të vogël.

 

UFO-t në Egjiptin e Lashtë

Sipas një papirusi të lashtë një flotë e tërë UFO-sh u shfaq 3000 vjet më parë në qiellin e Egjiptit. Papirusi Tulli (kështu është quajtur) dhe që sot ndodhet në Muzeun e Kajros shkruan si më poshtë: “Në vitin 22, muajin e tretë të dimrit, në orën gjashtë të ditës shkruesit e Parlamentit vërenë një disk të zjarrtë që vinte nga qielli. Nuk bëri zhurmë dhe shkruesit e Faraonit të hutuar dhe tronditur njëkohësisht ranë për tokë. Papirusi Tulli përmend se austronautë të lashtë jashtëtokësorë vizituan Egjiptin gjatë mbretërimit të Thumosis III. Menjëherë, pas kësaj objekti i gjetur iu tregua faraonit. Madhëria urdhëroi shqyrtimin e ngjarjes dhe regjistrimin e faktit në cilindrat e Parlametit. Ditëve në vijim, shumë disqe të tjera filluan të shfaqeshin në qiell derisa u bënë të panumërta Tashmë, qielli Egjiptian kishte humbur kaltërsinë e vet nga prania e disqeve që kishin pushtuar katër këndet e tij. Ushtria e Faraonit i shihte me frikë. Kur ra nata disqet e zjarrta u ngritën më lart në drejtim të Jugut. Një ngjarje e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë, ndaj dhe Faraoni urdhëroi që të digjnin temjan në nder të perëndive dhe të shkruhej në analet e Parlamentit me qëllim të vetëm informimin e pasardhësve të tyre”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency