Fëmija me fuqi mbinatyrore

0
155

article-2569248-1BE0092C00000578-686_634x620Prindërit e një djaloshi katërvjeçar tregojnë se si ai ka fuqi psikike të ngjashme me ato të Cole Sear në filmin “The Sixth Sense”. Greg, 40 vjeç dhe Heather Howell, 38 vjeçe nga Florida, thonë se djali i tyre 4 vjeç Elijah ka sjellje të pa zakontë për moshën e tij. Ata shprehen se një gjë të tillë e9 kanë vënë re shumë herët kur ai filloi të fliste fjalë të plota që 10 muajsh dhe fliste me gjyshërit e tij të vdekur. Më vonë aftësitë e tij mbinatyrore i konfirmoi edhe një ekspert i psikiatrisë. Zonja Howell tha se fëmija ishte në gjendje që me saktësi t`i parashikonte dështimet e saj dhe se ajo më vonë do të lindte djem binjak. “Ishte drithëruese, por jo në mënyrë negative”, ka sqaruar ajo. Duke kujtuar aksidentin, ajo tha: “Kur unë isha shtatzënë Elijah më tha, ‘Mami, babai yt do të shkojë te Zoti’”. “Unë i thash, ‘Mos thuaj gjëra të tilla’, sepse e dija se ai i dinte ato”. “Disa ditë më vonë unë ndjehesha keq dhe ai vazhdonte të më thoshte se do të isha në rregull”. “Më vonë ai më tha, ‘Mos u brengos mami, ti do të jesh në rregull dhe do të kesh dy bebe që do të jenë djem”. Parashikimi i tij ishte i saktë, disa muaj më vonë nëna e tij zbuloi se do të ketë bebe dhe se ata janë djem. Familja ftoi psikiatren, Denise Lescano, për të parë nëse Elijah po shihte shpirtra apo kishte ndonjë sëmundje. Ajo zbuloi se nëna e zonjës Howell, gjyshja Elijah-së, ishte i vetmi që dha mesazhin rreth abortit dhe lindjes së binjakëve. “Elijah tregon të gjitha shenjat e të qenit një fëmijë shumë i talentuar me aftësinë për të lidhur me botën e shpirtrave”, tha zonja Lescano. “Ai ka një ndjenjë shumë të fortë e ka jetuar më parë dhe flet për jetën e kaluar”. Lescano erdhi në përfundim se djaloshi ishte në rregull dhe se kishte aftësi mbinatyrore.

 

Zgjohet “i vdekuri”

U deklarua i vdekur, por një amerikan i moshës 78-vjeçare u zgjua pak para se të balsamosej. Siç raportohet nga mediat amerikane, familjarët e Walter Williams e kishin gjetur të mërkurën mbrëma pa ndjenja në shtëpinë e tij në Leksington, Misisipi, dhe kishin menduar se kishte vdekur. Mjeku ligjor sapo mbërriti në banesën e tij, pa që nuk kishte puls dhe e deklaroi të vdekur. Pas kësaj burri u mor nga agjencia funerale, ndërsa nisi të lëvizte brenda thesit të zi pak para se të balsamosej. Menjëherë pas kësaj i moshuari u dërgua në spital. Sipas mjekut ligjor kjo ngatërresë është ende e pashpjegueshme, por thekson se të parametrat e Williams ishin njollos si të një të vdekuri.

 

Vajza që jeton, me anakonda e pitonë

Krista Guarino njihet si eksperte në mbajtjen e gjarpërinjve që kur ishte 9 vetëm vjeçe. Vajza e guximshme jeton me 30 zvarranikë të ndryshëm, duke përfshirë anakonda dhe piton 12 metër të gjatë në shtëpinë e saj në Miçigan, Amerikë. Ajo ushqehet, fle dhe luan me krijesat, të cilat disa prej tyre janë sa dyfishi i madhësisë së trupit të saj. Krista është pickuar disa herë por asnjë nga gjarpërinjtë nuk është helmues dhe ajo thotë se dhe pickimet e tyre nuk shkaktojnë dhimbje. “Unë nuk kam asnjëherë frikë nga gjarpërinjtë. Jam e fiksuar mbas tyre”, – thotë vajza. Krista fillimisht i njohu kafshët nëpërmjet të atit Jamie, 33 vjeç, i cili është një specialist gjarpërinjsh, transmeton shqiptarja. Gjatë pushimeve të verës Krista e ndihmon të atin e saj me zvarranikët duke mos pasur aspak frikë kur luan, stërvit apo kur i mban ato. Ajo gjithashtu e ndihmon Jamien të ushqejë aligatorët.

 

Kazakistan, banorët papritmas bien në gjumë, zgjohen pas disa ditësh

Në kufirin mes Kazakistanit dhe Rusisë është shfaqur një dukuri e pazakontë. Në këtë hapësirë njerëzit po bien në gjumë të thellë dhe po zgjohen pas disa ditësh. Në veçanti, në fshatin Kalaqi, njerëzit e të gjitha moshave po flenë pandërprerë për madje gjashtë ditë me radhë. Kur zgjohen, nuk kujtojnë asgjë. Një fshatare ra në gjumë tek milte lopën. “Papritmas fjeta. Nuk mbaj mend asgjë. Kur u zgjova e pash veten në spital”, – thotë ajo. Kjo nuk po u ndodhë vetëm vendasve, por edhe atyre që po vinë në këtë rajon. Ndërsa, mjekët nuk e dinë se pse flenë ata ashtu, si të vdekur. Të gjitha analizat dalin normale. E, raste të tilla nuk kanë hasur askund në botë, meqë kanë hulumtuar në internet. Një nga teoritë ka të bëjë me rrezatimin, meqë thuhet se në kohën e Bashkimit Sovjetik, aty ishte një minierë e uraniumit. Dyshohet se uraniumi ka ndotur ujërat nëntokësore. Ndërkaq, njëri dha një shpjegim vërtet banal: janë çmendur banorët lokalë dhe po vuajnë nga halucinacionet.

 

​Tanzani, fshatarët djegin shtatë shtriga!

Disa persona në Tanzani kanë vrarë shtatë femra pasi dyshonin se ato ishin shtriga. Fshatarët e inatosur rrethuan femrat në Murufiti para se t’i masakronin me hanxharë e më pas t’i digjnin. Shefi i policisë, Jafari Mohamed, tha: “Pesë prej tyre ishin mbi 60 vjeç, ndërsa dy të tjerat ishin rreth të dyzetave.” Policia ka arrestuar 23 persona të dyshuar për vrasjet makabre. Ata do të dalin para gjyqit me akuzën e vrasjes me paramendim. Në Tanzani ekziston një besim i fortë tek magjia e zezë dhe shumë njerëz fajësojnë “shtrigat” për faktin që nuk bëjnë dot fëmijë, që janë të varfër apo që nuk i ecën biznesi. Mendohet se çdo vit në Tanzani vriten rreth 500 “shtriga”, shumica e të cilave janë gra të moshuara.

 

Mbinjeriu

Mbinjeriu është qenie që ka të zhvilluar mbilogjikën dhe mbimendjen, dhe jeton me Shpirtin e pavdekshëm. Njohja e Vetvetes tek Mbinjeriu, paraqet aktin më të lartë njerëzor, dhe Mendja e tij udhëton me aftësinë e mbinjohjes njerëzore. Mbinjeriu paraqitet dhe zhvillohet nga orientimi i mprehtë i mendimeve, dhe nëpërmjet kualifikimit shpirtëror, ai bën shndërrimin e vetvetes në Mbinjeri. Njohja, Mënyra e të menduarit dhe Shpirti i pjekur e kapërcejnë njeriun, dhe shndërrohet në Mbinjeri. Ky është qenie që ka të pajisur shpirtin me zili të mëdha, dhe nuk duron asnjë ngacmim nga ana e jashtme, mbase ngacmimet e brendshme të tij janë vetëm arritje dhe kapërcim në Njohje të intelektit. Mbinjeriu s’e ka ndërmend të merret me gjërat e zakonshme të njerëzve normal, por ai është i fshehtë, i heshtur, i vetmuar dhe analist i mirë i mendimeve. Atë e tërheq natyra si art, dhe Perëndia; gjërat tjera nuk i bëjnë shumë përshtypje; vetëm se ngaherë me lëvizjet dhe të arriturat e natyrës i nënshtrohet nocionit të pesimizmit. Ky është i shkëputur nga epshet, dëshirat dhe pasionet e zjarrta… Mbinjeriu është një ndër teoritë më të diskutuara në filozofi. Shumë e kanë sharë dhe e shajnë shumë e kanë adhuruar dhe e adhurojnë. Unë bëj pjesë në grupin e parë. Mbinjeriu e konsideron veten të Pagabueshëm, të Paarritshëm, të Padiskutueshëm, të Plotfuqishëm, të Pagjykueshëm, Superior dhe të Përjetshëm. Me një fjalë të vetme, Mbinjeriu e quan veten ZOT. Mbinjeriu nuk ka ndjenja, ai vepron vetëm në bazë të Logjikës së Ftohtë (bile aq të ftohte sa të fut tmerrin).

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency