“Facebook”, si një filial i CIA-s

0
159

“Facebook”, si një filial i CIA-sNjë zhvillues i telefonave mobilë i quajtur Brandon Copley deklaroi pas një kërkimi se më shumë se 2.5 milionë numra telefonash ishin lehtësisht të gjendur në opsionin e Facebook Graph Search, ku përdoruesit nuk i kishin ndryshuar parametrat e sigurisë publikë të informacioneve të tyre. Copley tha se ia raportoi kërkimet rrjetit social Facebook, sepse ai e konsideronte mundësinë për të gjetur informacione mbi numrat, për shkak të rrjedhjes së sigurisë. Por rrjeti social deklaroi se kërkimet mbi numrat e telefonit nuk janë një problem. Aktualisht avokatët e kompanisë Facebook akuzojnë Copley se ka marrë informacione pa shpërblim. Por akuzuesi u mbrojt duke u vetëquajtur si personi i cili po përpiqet të ndihmojë përdoruesit për të ruajtur të dhënat. Teknologjia e falënderon “tag”-un ku përmes së cilës ju mund t’i gjeni shumë lehtë miqtë tuaj në Facebook përmes fotove, dhe duke u bazuar në këtë, FBI ka paguar rreth një miliard dollarë për të krijuar një sistemin të ri i cili bën identifikimin e fytyrave. Testimi i dy teknologjive është bërë nga fondacioni “Electronic Frontier” dhe zbuloi se vetëm 85 për qind e sistemit të ri “NGI” që përdor FBI, krahasohet me sistemin e Facebook-ut, i cili punon në 97 për qind të rasteve. Sistemi i FBI-së gaboi, kur është fjala për fotografitë e të dyshuarve, në shtatë përpjekje vetëm një herë. Nga ana tjetër, ekspertët ankohen se baza e të dhënave e Facebook-ut ka 250 miliardë foto, ndërsa e FBI-së vetëm 50 milionë. Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg i shprehu zhgënjimin e tij Presidentit amerikan, Barack Obama për përgjimet e Internetit. I cilësuar si “Ati” i rrjetit të parë social, Zuckerberg postoi një mesazh në faqen e tij, ku dukej qartë se ishte i revoltuar për mënyrën se si administrata e Barack Obama po menaxhon çështjen e survejimit të privatësisë. “I kam kërkuar personalisht Obamës më shumë transparencë, por për momentin çdo reformë më duket edhe më e largët. Qeveria amerikane – tha 29-vjeçari – duhet jetë kampion i Internetit dhe jo një kërcënim për të. Kur motorët tanë punojnë pa u lodhur për të përmirësuar sigurinë – tha ai – ne mendojmë se po ju mbrojmë kundër kriminelëve dhe jo nga qeveria jonë”. Komentet e tij vijnë një ditë pas raportimeve se Agjencia e Sigurisë Kombëtare, NSA, kishte imituar serverin e Facebook-ut për të “infektuar” kompjuterët që ishin vënë në shënjestër. Për NSA, këto raportime nuk janë të sakta. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kejtlin Hejden tha se Presidenti kishte folur me Zuckerberg-un të mërkurën në mbrëmje, pas publikimit të raportimeve të fundit në media, mbi aktivitetet e fundit të shërbimeve sekrete të SHBA-se. Por ajo nuk dha detaje te tjera. Të gjitha faktet që lidhen me Agjencinë Kombëtare të Sigurisë janë publikuar nga ish-nëpunësi i saj, Edward Snowden. Sipas dokumenteve që ai zotëron, agjencitë kishin mundësi te hynin në nëntë kompanitë më të mëdha të teknologjisë: Microsoft, Yahoo, Google, Facebook, AOL, Skype, YouTube dhe Apple. Të gjitha kompanitë e përmendura, mohuan të ishin të përfshira në këto operacione përgjimi.

 

 Në 2025-ën do të takojmë alientët

‘Ne nuk jemi të vetëm në këtë univers dhe se ne do të takohemi me krijesa të panjohura më pare, brenda një apo dy dekadave’. Kjo ka qenë deklarata të cilën shefi i shkencëtarëve të NASA-së, Ellen Stofan, e ka konfirmuar së fundmi, teksa NASA ka dhënë një paralajmërim se do të gjejë ‘dëshmi përfundimtare’ për ekzistencën e alienëve deri më 2025. Ndërkohë, Stofan ndër të tjera shton se do të kemi indikacione të fuqishme rreth një jete përtej Tokës në dekadën e ardhshme dhe do të kemi dëshmi definitive në 10-20 vitet e ardhshme. “Ne tashmë e dimë se ku të shikojmë, si të shikojmë dhe në shumicën e rasteve ne tashmë e kemi edhe teknologjinë e cila do të na ndihmojë që ta arrijmë qëllimin. Unë mendoj se ne jemi në rrugë të mirë drejt takimit me alienët”, – ka theksuar Stofan për një media në Uashington. Kështu, ne shumë shpejt do të mund t’u japim përgjigje shumë pyetjeve në lidhje me atë se nga kemi ardhur, ku po shkojmë dhe nëse ka jetë tjetër në gjithë këtë hapësirë. Sipas të dhënave nga NASA tashmë është shumë e sigurt që ne do t’i takojmë alienët, ajo që nuk dihet është vetëm koha se kurë. NASA ka arsye që të bëjnë të besosh se vërtetë ekzistojnë jeta jashtëtokësore. Njëra prej tyre është prezenca e ujit në sistemin tonë diellor si: në oqeane nëntokësore, në hënat e Saturnit dhe Jupiterit, krateret me ujë në Merkur dhe 50% e hemisferës veriore të Marsit është vërtetuar tashmë se dikur ka qenë e mbushur me oqeane të thella. Gjithashtu jashtë sistemit diellorë janë gjetur, mbi 4000 planete shkëmbore dhe të buta që ngjajnë shumë me Tokën. Ka të paktën 200 miliardë planetë në galaktikën tonë që janë të ngjashëm me Tokën, kështu që NASA pretendon se mund të jemi në prag të gjetjes së jetës në njërën prej tyre. Nga ana tjetër NASA shpreson se në 2030 do të dërgojë astronautët e parë në Mars.

 

 Burri që ka vdekur 2 herë

Një burrë që ka vdekur dy herë, njëherë nga një aksident me motoçikletë, herën tjetër nga një overdozë analgjezikësh u përgjigjet pyetjeve rreth eksperiencës së tij. Jemi po aq të mahnitur për vdekjen, sa jemi për jetën. A jetojmë ne në mënyrë metafizike? A përjetojmë diçka të ngjashme me atë që e quajmë “vetëdije”? Vdekja është thjesht një term i shpikur nga njerëzit. Për disa, një fillim e për disa të tjerë, një fund. Për shumë njerëz, thjesht një gjendje finale, kur barnat nuk bëjnë më efekt. Vetëdija është diçka që, as shkenca, as filozofia nuk mund ta përkufizojë saktësisht dhe kërkon përjetim nga qenia njerëzore. Ndaj, ndoshta dikush që ka përjetuar një kohë të shkurtër gjatë një vdekjeje klinike, mund të na ofrojë insajtin më të mirë për jetën e pasvdekjes. Një burrë që ka vdekur dy herë, për rreth dy minuta, njëherë nga një aksident me motoçikletë, herën tjetër nga një overdozë analgjezikësh ka dhënë një dëshmi në “Reddit”, ku u është përgjigjur pyetjeve rreth eksperiencës së tij. “Nuk e kisha idenë, ishte thjesht një boshllëk i zi. Pa mendime, pa vetëdije, asgjë. Të dyja herët, thjesht nuk isha ‘aty’. Ishte gjithçka e zezë. Do ta përshkruaja si gjendje dremitjeje. Një dremitje e shkurtër, pa ëndërrim, ti zgjohesh dhe ndien sikur ke fjetur për një kohë të gjatë, kur, në realitet, kanë qenë vetëm 15 minuta. E vetmja arsye që di është se mjekët ishin të detyruar ta ndanin informacionin me mua. Pra, ti kishe vdekur për dy minuta, hahaha. Ndaj, nëse mjekët nuk do të më thoshin gjë, thjesht do të mendoja se kisha dremitur”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency