Elbasan/ Policia arreston tre persona, sekuestrohen 6-të kg kanabis sativa

0
140

Polica e Elbasanit, gjatë një operacioni të koduar ‘Bradasheshi”, ka arrestuar 3 persona dhe të sekuestrohen 6 kilogram lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë Pëllumb  Velija,  25  vjeç, Jemin  Kaçuli, 55  vjeç dhe Albian  Çakalli, 23 vjeç, pasi gjatë ditës së djeshme, në fshatin Bradashesh, gjatë  kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” me targa TR 3221  U, në pronësi të Pëllumb  Velija, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar 6 kg   lëndë  narkotike, e dyshuar me atë  të  llojit  Cannabis  Sattiva.

Ndërkohë, gjatë  kontrollit  të  ushtruar  në  banesën  e Pëllumb  Velija,  grupi  hetimor,  ka  gjetur  dhe  sekuestruar  9.45 gr lëndë  narkotike  e  dyshuar  me  atë  të  llojit  Cannabis  Sattiva, 3  telefona  celularë dhe automjeti  tip  “Benz”  me  targa  TR 3221 U.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here