Ekspozita personale/ Rrëfimi i Sali Shijakut: Në diktaturë ishim më herë-herë rebelë 

0
140

Salishijaku-the-Alabanian-CalendarPas viteve `90, piktori Sali Shijaku realizon ekspozitën e parë vetjake në Galerinë e Arteve. I vendosur mes dy epokave, socrealizmit dhe tani, para mediave Shijaku tha se krijimtaria e tij nuk e ka ndier këtë tranzicion ashtu siç e përjetuan artistë të brezit të tij. “Pavarësisht se ka dallime mes dy periudhave, për mua krijimtaria ka pasur vazhdimësi dhe jo tranzicion siç përjetuan shumë artist. Thjesht isha i vetëdijshëm se punët e mia nuk do të kalonin më në komisionet e vlerësimit. Nuk mund ta mohoj se periudha përpara viteve `90 ka qenë shumë gazmore, por edhe e vështirë, ne punonim me shumë pasion

 Pas viteve `90, piktori Sali Shijaku realizon ekspozitën e parë vetjake në Galerinë e Arteve. I vendosur mes dy epokave, socrealizmit dhe tani, para mediave Shijaku tha se krijimtaria e tij nuk e ka ndier këtë tranzicion ashtu siç e përjetuan artistë të brezit të tij. “Pavarësisht se ka dallime mes dy periudhave, për mua krijimtaria ka pasur vazhdimësi dhe jo tranzicion siç përjetuan shumë artist. Thjesht isha i vetëdijshëm se punët e mia nuk do të kalonin më në komisionet e vlerësimit. Nuk mund ta mohoj se periudha përpara viteve `90 ka qenë shumë gazmore, por edhe e vështirë, ne punonim me shumë pasion. Përgjithësisht na duhej të realizonim një pikturë të angazhuar ku duhej të vinim në pah punën dhe luftën e kombit, megjithëse përpiqesha që herë pas here të isha edhe rebel në disa detaje”.

Përveçse është ekspozita e parë vetjake e artistit, pas viteve `90, Shijaku vjen edhe 29 vjet pas ekspozitës së parë në GKA. Ekspozita përmban 73 punë, 50 prej të cilave nga koleksioni i artistit në GKA dhe 23 nga studioja e tij. Ekspozita dhe katalogu qe shoqëron atë, përfshijnë ecurinë e zhvillimit të pikturës së tij që nis në vitet `50 dhe është ende e gjallë dhe natyrale në ditët e sotme. Piktura e Sali Shijakut prezantohet në dy periudha, dhe në dy interpretime ndaj botës pamore. Qëndrimi i tij artistik përpara viteve `90 dhe ajo çfarë karakterizon krijimtarinë e tij pas viteve `90.

Para viteve 90-të…Piktori i ri, aso kohe në fillim të viteve 50-të, Sali Shijaku, u shfaq në mjedisin e arteve figurative shqiptare në një periudhë, kur piktura në Shqipëri ishte e lidhur me përvojat e pakta dhe të mira akademike, të sjella nga piktorët e një brezi profesionistësh pasionantë. Sali Shijaku hyri në art me dëshirën për të përshkruar dhe tejkaluar asi akademizëm perëndimor dhe ja doli me sukses kur jetoi dhe tejkaloi edhe një akademizëm të ndryshëm, atë lindor. Në fillim të viteve 60-të ai iu kthye atmospheres figurative shqiptare me pasionin e artistit për të ndryshuar dekadën dhe sot mendojmë se e bëri sëbashku me kolegët etij.Pas viteve 90-të…Piktori i pjekur, kësaj kohe në dhjetëvjeçarin e dytë të Mileniumit III, Sali Shijaku, vazhdon të krijojë duke transformuar botën e tij të pikturës. Pas viteve 90-të, prej tre dekadash, ai bën një bashkëbisedim të ndjeshëm me ngjyrat dhe mollëzat e buta të gishtave të tij. Nisja për të pikturuar nuk ia ka shmangur subjektin, por ato janë të thjeshta, të zakonshme, i sheh në jetën e përditshme, i sheh në përralla e në historitë e treguara. Në konferencën e djeshme për mediat, drejtori Artan Shabani tha se GKA dhe Bordi artistik kanë pasur si qëllim t’i paraqesin publikut më të ri shqiptar dhe atij të huaj krijimtarinë e Sali Shijakut.

“Piktori është vlerësuar dhe ende vlerësohet nga publiku shqiptar si një ikonë e pikturës dhe e ngjyrës, dhe si një prej piktorëve të veçantë, që prezantoi në vite krijimtari të afërt me imazhin e jetës shqiptare, me kërkesat e zhvillimit të shoqërisë shqiptare, si para apo dhe pas viteve `90. Në një vështrim të përgjithshëm, arti i tij më cilësor dhe tërësia e krijimtarisë së tij bëjnë pjesë në kulturën themeltare të artit figurativ tradicional shqiptar. Krijimtaria e Sali Shijakut dhe prezenca e tij në Galerinë Kombëtare është një vlerë e padiskutuar, prandaj mendoj se kjo do të jetë një nga ekspozitat me të vizituara nga publiku”, – u shpreh Shabani.

Piktori Ksenofon Dilo, miku i artistit, ndau me publikun kujtime nga miqësia e gjatë, ndërsa mbi ekspozitën u shpreh: “Vlerësoj se është bërë një punë shumë e mirë në instalimin e kësaj ekspozite edhe pse nuk ka qenë e lehtë për arsye se është një ekspozitë jetësore ku përmblidhen kohë të ndryshme, motive të ndryshme. Duhet thënë se edhe koha lë gjurmët e veta në tablo dhe shumë vepra kishin nevojë për ndërhyrje restauruese, megjithatë mendoj se do të jetë një ekspozitë që do të zgjojë shumë interes. Përmes saj mund të marrim informacion të gjerë, jo vetëm artistik, por njëkohësisht për motivet që përmban sepse Saliu në këtë ekspozitë vjen tepër i larmishëm si në gjuhë, subjekte, por edhe stilin e tij të paraqitjes”. Piktori Sali Shijaku shpjegoi se rikthimi me një ekspozitë vetjake në GKA ka qenë vazhdimisht në planet e tij, por u realizua vetëm tani. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në deri më datë 28 qershor 2015.

Re. Ku.

 

 

Ksenofon Dilo: Veprat e duheshin restauruar, ja Shijaku pas `90-ës

Piktori Ksenofon Dilo, miku i artistit, ndau me publikun kujtime nga miqësia e gjatë, ndërsa mbi ekspozitën u shpreh: “Vlerësoj se është bërë një punë shumë e mirë në instalimin e kësaj ekspozite edhe pse nuk ka qenë e lehtë për arsye se është një ekspozitë jetësore ku përmblidhen kohë të ndryshme, motive të ndryshme. Duhet thënë se edhe koha lë gjurmët e veta në tablo dhe shumë vepra kishin nevojë për ndërhyrje restauruese, megjithatë mendoj se do të jetë një ekspozitë që do të zgjojë shumë interes. Përmes saj mund të marrim informacion të gjerë, jo vetëm artistik por njëkohësisht për motivet që përmban sepse Saliu në këtë ekspozitë vjen tepër i larmishëm si në gjuhë, subjekte, por edhe stilin e tij të paraqitjes”.

 

 Artan Shabani: Shijaku, themeltar i artit tradicional shqiptar

Drejtori Artan Shabani tha se GKA dhe bordi artistik kanë pasur si qëllim t’i paraqesin publikut më të ri shqiptar dhe atij të huaj krijimtarinë e Sali Shijakut: “Piktori është vlerësuar dhe ende vlerësohet nga publiku shqiptar si një ikonë e pikturës dhe e ngjyrës, dhe si një prej piktorëve të veçantë, që prezantoi në vite krijimtari të afërt me imazhin e jetës shqiptare, me kërkesat e zhvillimit të shoqërisë shqiptare, si para apo dhe pas viteve `90. Në një vështrim të përgjithshëm, arti i tij më cilësor dhe tërësia e krijimtarisë së tij bëjnë pjesë në kulturën themeltare të artit figurativ tradicional shqiptar. Krijimtaria e Sali Shijakut dhe prezenca e tij në Galerinë Kombëtare është një vlerë e padiskutuar, prandaj mendoj se kjo do të jetë një nga ekspozitat me të vizituara nga publiku”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here