Ekspedita e vitit 2030/ SHBA, mision për dërgimin e njeriut në Mars

0
155

 

 

MANASA është duke projektuar sisteme për dërgimin e njerëzve në thellësi të sistemit diellor, në një distancë më të largët sesa më parë, deri në Mars. Filmi imagjinar i vitit 2015, “The Martian” përshkruan se si do të mund të dukej shkuarja në Mars, por këtu në Tokë, inxhinierët dhe shkencëtarët po punojnë për ta bërë këtë ide realitet. Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, thotë se Sistemi i Lëshimit në Hapësirë, do të jetë raketa më e fuqishme në botë. Ajo do të dërgojë njerëzit në Mars. Në Qendrën e Hapësirës “Marshall” në Huntsville të shtetit të Alabamës, inxhinierët dhe shkencëtarët janë duke punuar për ta bërë realitet misionin e dërgimi të njeriut në Mars. Menaxheri i zyrës për programet e shkencës në Qendrën e Fluturimeve në Hapësirë, Paul Gilbert, shpjegon se ata janë ende në faza tepër të hershme të punës për dërgimin e njeriut në planetin e kuq. “Po punojmë me partnerët nga Stacionin Ndërkombëtar i Hapësirë për të shkëmbyer ide mbi këtë përpjekje. Pra, ne jemi në fazat e hershme të projektimit të misionit. Ne jemi bashkuar si një familje globale për të diskutuar se cili është hapi tjetër dhe çfarë gjëra duam të eksplorojmë së bashku”. Ekipet në Qendrën Marshall të Fluturimeve në Hapësirë po bëjnë prova me ide të ndryshme për të realizuar në tokë konceptin e ndërtimit të një anije hapësinore e cila mund të mbështesë jetën në temperatur tepër të ulëta, si në Mars. Përpjekjet përfshijnë projekte për ndërtimin e një anije që mund të ulet në terrenin e Marsit. “Gjysma e poshtme është skena e uljes, e cila është e pajisur me sisteme shtytëse për të mundësuar një ulje të lehtë. Në pjesën e sipërme është pjesa ku vendosen ngarkesat e nevojshme”, thotë z. Gilbert. Në një pjesë tjetër të kompleksit të NASA-s po hartohen dhe testohen sonda që mund të dërgojnë njerëz në thëllësi të hapësirës. Ekspedita e parë në Mars është planifikuar të realizohet në vitet 2030.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency