Edi Rama me djalin në krah: Linda solli në jetë Zahon

0
143

foto e Edi RamesHerët në mëngjesin e ditës së djeshme, Edi Rama në twitter ka njoftuar lajmin e gëzuar se është bërë me djalë, duke nxjerrë foton me dorën e foshnjës së posalindur. Kryeministri është bërë baba për herë të dytë, ndërsa ka njoftuar se bashkëshortja e tij Linda Rama ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë, Zahon. Deri tani nuk ka dhene asnje shpjegim pse ky emer, qe ka cuditur paksa. Edhe pse tingellon si emer lindor, ndoshta hebre, sinjalet kane ardhur se eshte emer ilir.

“Linda solli në jetë Zahon”, ka shkruar Rama, ndërsa në mbrëmje ka hedhur një foto gati bardhë e zi, profil me foshnjën në krah por që nuk shquhet pamja, veç si siluetë. Menjëherë, sapo kryeministri njoftoi lajmin e gëzueshëm, ka marrë me mijëra urime nga fansat e tij në ‘Facebook’ dhe ‘Tëitter’. Ndërsa drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu, ka sjellë më shumë detaje në lidhje me foshnjën kryeministrore, duke deklaruar se Linda dhe djali janë në gjendje të shëndetshme, dhe ardhja e Zahos në jetë u realizua nëpërmjet një ndërhyrjeje çezariane, pasi kjo ishte zgjedhja e mjekëve.

“Linda ka lindur një djalë të shëndetshëm, i cili peshon 3.5 kg. Nëna dhe djali janë në gjendje shumë të mirë. Lindja u realizua në një klinikë të specializuar jashtë vendit dhe ishte parashikuar që të kryhej që ditën e djeshme, ndërsa bebi erdhi në jetë rreth orës 10:00 të ditës së sotme”, ka thënë Moisiu.

 

Nora Istrefi së shpejti në ‘X Faktor

nora istrefiNora Istrefi mund të bëhet pjesë e spektaklit ‘X Factor’ në sezonin e ri. Në një postim në faqen e saj në Facebook shkruan: “X Factor, së shpejti”. Krijuesja e hitit “Baby jem” pritet të zë vendin e Tunës, e cila ka konfirmuar largimin nga paneli i jurisë së spektaklit për talentë. Kujtojmë që këngëtarja shkupjane u largua nga ‘X Factor’ pas dy fitoreve të mëdha të arritura në dy edicionet e fundit, me Arilenën dhe Ergin.

 

 

 

Afërdita Dreshaj, prezanton nënën me të dashurin e ri

aferdita nenaBukuroshja Afërdita Dreshaj, prej kohësh e ka harruar historinë e dashurisë me këngëtarin Shpat Kasapi dhe kjo duket qartë nga fotot e postuara në Instagram, me të dashurin.  Ajo ka nisur një lidhje me çekun Jakub Kindl, ndërsa duket se modelja dhe këngëtarja e njohur, e ka seriozisht këtë lidhje.  Kjo lidhet me faktin se ajo e ka prezantuar të dashurin e ri me mamanë. Pak ditë më parë, për ditëlindje Afërdita mori një super makinë. Ajo ende nuk ka konfirmuar për një hap të mëtejshëm, ndërsa duket se jemi në prag të një fejese të mundshme.

 

 

 

 

 

“Sheqer” për këtë verë nga Kaos

kaosKaos, kanë publikuar projektin e tyre veror, “Sheqer”, që pa asnjë dyshim pritet të jetë një prej hiteve të diskotekave. Ia vlen të dëgjohet kënga “Sheqer” nga Kaos, një projekt shumë serioz ky i paralajmëruar ditë më parë dhe që vjen premierë në Telegrafi. Lumi dhe Vig Poppa si zakonisht shfaqen shumë karakteristikë në performancën e tyre si muzikale ashtu edhe vizuale. Kënga është punuar nga top producenti, Flori Mumajesi, teksa teksti është shkruar nga vet reperët dhe Flori. Vidoeklipin me kolorit interesant dhe të një cilësie të lartë e punuar EMF Creative. Ky është projekti veror nga Kaos, që hyn në listën e atyre projekteve që mund të marrin primatin këtë verë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency