Dy skica kritike për informacionin televiziv

0
174

Artan FUGA

Artan_Fuga(Nga rrjeti social)

 

Tradhetaret ne litar 
E lashe punen per sot dhe thash hajde te shoh ndonje emision informativ ne televizion. Kam nje jave qe nuk kam lexuar a degjuar ndonje lajm. Vere hesapi. 

Nxorra televizorin nga valixhja poshte krevatit, instalova antenen ne cati dhe nisa te ndjek lajmet. 

Qe ne sekonden e pare nisa te qesh. 

Sec degjova nje tip qe thoshte duke qare: ore nuk kam qene ne delegacionin qe negocionte me greket per detin. 

E akuzonin se bente pjese ne delegacionin e tradhetareve qe donin te dorezonin territorin. 

Cfare, cfare? – thash me ze te larte dhe koka me dhembi se i rashe tavanit me koke duke u hedh mbi minder. 

Akuzohen se kane dash me dorezu territorin? 

Pse territorin keta nepunesit e kane, keta mjeranet? Cfare thoni more zoterinj? 

Ata celesat e kashtes kane ne kompetence juridike se sovraniteti mbi territorin e ka Kuvendi, jo keta nepunesat e mjere dhe te vegjel morracake.

Si mund te dorezojne ata nje gje qe nuk e kane??? 

Hahahahahaha….

Eshte njesoj sikur te me akuzosh mua se kam dashur nje nate t’i dorezoj marsianeve henen. Nuk ja u dorezoj dot edhe po te dua sepse nuk e kam une….

Une morracaku t’u dorezoj Henen marsianeve???

Si te jap dicka qe nuk e kam???

Pse o morracaket e kane territorin tone???

Ore a ka nevoje njeri per avokat se kam dhene mesim ne filozofi ligji une…???

E kapa televizorin dhe dola ne ballkon dhe e vervita ne ajer. Per cudi pashe se ai nuk ra poshte ne bulevard mbi kokat e ca cunave qe pinin cigare hashashi poshte, por iku lart lart drejt henes. 

Dhe spikerja bertiste: me dorezove te marsianet, maskara…

Po iki te shoh ndonje tjeter edicion lajmesh se paska gallate sot

 

 Olger Zeneli po mire e keni ju po detin e kane shitur aapo jo?

Artan Fuga Pse o keta e kane ne dore detin, o Olger, mblidh veten djali? Kane shitur kripen e detit te katunaret per te bere sallate domatesh. Kupton nga argumenti juridik apo jo?

Bledi Budo Mund të ketë qenë i deleguar nga kuvendi. Morracak është vetë kuvendi i pari.

Olger Zeneli Veten e kam mbledhur dhe per disa gjera besoj se nuk duhesh te jesh filozof eshte e thjeshte Shqiperine po e coptojne te gjiteh dhe kush eshte ne shtet pak nga pak po e grin kete vend keshtu te pakten duket po si gjithmone gjths mendimi im ske pse reagon keq profesor por ju kuptoj se ketu ne Shqiperi dhe liria e fjales nuk eshte ashtu duket por te gjiteh flasin po ska emra bertasin po sdine kujt i drejtohen ,kujt tja prish e kujt tja ndreq dreqi mbetet dreq……..

Sajmir Hoxha Je i papar profesor

Artan Fuga Ore miq kuptoni: askush nuk mund te dorezoje nje gje qe nuk e ka. Ja une dua te dorezoj ate X14 qe shoh atje mbi trotuar. I them Qenan K.: Merre, ta kam falur. Ai mu pergjigj: Ik ore idiot, pse jotja eshte ajo?

Erlind Dishnica Epo Artan, ti akoma se ke kuptuar qe hajduti e jo rojtari mban çelesat ne kete vend?!

Ervin Fetahu sa kushton nje morr ne koken e nje politikani…!? se domosdo eshte morr me pretendime,nuk eshte leng groshi…

Artan Fuga Sajme, cfare i papar? Une nuk shoh dot me lajmet ngaqe sapo nis t’i shoh, cdo sekonde del nga nje yckel qe t’ja plasesh gazit. Ore mos u kane bere ndonje gje gazetareve, ne ushqim them une…

Ilirjan Deda JE I MADH PROFESOR.

Sajmir Hoxha Qenani qe e ka vertet X 14 dhe mund ta fali po te doje nuk i hyne gje nder kembe

Artan Fuga Erlind i dashur, jurisprudenca nuk eshte inxhinjeri o mik. Duhen tridhjete vjet shkolle minimumi per ta kuptuar kete gje

Land Salillari E bukur shume kjo: “Nxorra televizorin nga valixhja poshte krevatit, instalova antenen ne cati dhe nisa te ndjek lajmet”.
Ju jeni gjeni i fjales!

Erlind Dishnica haha je i madh Artan Fuga, gazetaret tone jane ne klube deri ne 5 – 6 te mengjesit, e ne 8-te japin lajmet. Gjithesesi, dua te te falenderoj per zerin dhe kontributin tuaj. Jam nje ndjekes i rregullt i juaji.

Aurel Malaj hahahaha o tan fuga nuk ka gje me te bukur se sa te shkoj ne gjum duke lexuar kryeveprat e tua…ore mos te ka shitur dhe ty ai shoku

Armand Bakalli ore per detin s`po me vjen keq!!!
me spikeren cfare u be!? akoma n`ajer eshte.

Frederik Hysi per kullen e sahatit ka qarkulluar dikur anekdota, nje kalimtar duke pare kuriozitetin e nje katundari, i tha ketij, po e deshe kullen e sahatit te tirones merre se ta kom fal, dhe katundari e morri seriozisht … ne rastin e detit katundare te jete Bakojanis

Artan Fuga Merrini, ju kam falur peseqind ton ajer.

BlerimBledi Ceka TvQenani I qan lajmet,mbasi topin,penalltine,arbitrin,golin,trajnerin,I ka Qenani….fajin e ka Qaniu.

Ergest Lila Prf varet si e shikon problemin

Artan Fuga Po Ergest, varet, vari tradhetaret, varja Ergest… VARET, VARI,VARJA

Veni V Vidi 1. Nuk lejohen fyerjet personale, trajtimi i personit ne vend te ideve, sarkazmat ndaj kujtdo qofte, antar ose jo i kesaj faqeje……

Artan Fuga Disa komente jane fyerje ndaj intelektit. Ke shume te drejte. Duhen heq.

Arianit Çeta Je shume por shume origjinal .

Arjan Bushati Ku pyet Greku se kush ja dha. Ata pa i dhene gje e quajne te tyren.

Alfred Collaku Profesor,une jam kurioz nese pala tjeter e dinte kete fakt,apo bente sikur nuk e dinte,apo e besonte vertet? Se ju jeni i vjeter ne Tirane Profesor dhe e keni degjuar qe nje personazh shiti Sahatin dhe i mori leket dikujt

Devi Kozeli Eshte gjithmone kenaqesi te lexosh komentet tuaja profesor. Une thjesht po pres kur do zbulohet grupi armiqesor i deputeteve

Fatjon Loci Fort i nderuar prf fuga! Degjova para ca kohesh kryeministrin tone ne nje takim me njerezit e sportit qe perfaqesojne shqiperine ne lojrat nderkombetare….gjate bisedes ju tha:une dhe qeveria zotohem qe do permbush kerkesat tuaja, nese une nuk i permbush kerkesat tuaja do ju jap te drejten te protestoni para kryeministrise….”
stagnova nga habia…..si mund te japi ai dicka qe nuk e ka ai …dicka qe e garanton kushtetuta….

Artan Fuga ka bere ironi, eshte tjeter rast…

Fatjon Loci edhe gazetaret nga ushqimi qe konsumojn e kane….duhet gjetur dikush per te bere zhurm sado morracak qe te jete….ushqimi:dike duhet ta bejne mish per top sado morracak qe te jete

Ge Si Po ikni o bleni sa ilac morrash se ka sa te duash.. hidhjani mire se nuk ngordhin kollaj.

Nik Sakollari I madh profesor,ju lexoj me kenaqesi.

Arbri Faria Proff, harruat qe e vervitet televizorin? S’ka me lajme per sot.

Artan Fuga Pse vetem nje televizor kam une, nje e kam ne farke, nje te tegu, nje ne lunder, nje te sheshi avni rustemi, dy te breshka…

Tomka Tanuci Cullufe Televizor ishte ai qe nxoret nga valixhja, pse telivizore jane ata ta Farkes…ata dhe lajmin e bejne te duket si reklame…me mire lutju marsianeve te ta kthejne prape…

Dhurata Dardha Sa mire do ishte ta kishte fajin televizori i………………………………………………..

Mimoza Jani skane c,ti bejne gomarit e i bien samarit, morracakeve

Zenun Balla PROFESOR SHYQYR ZOTIT QE KA DHE TEMENCUR DHE TE DITUR SE BUDALLENJT D O TE LUFTONIN ME MULLINJET E ERES.

Lavdim Suparaku Tan i dashur, ben mire qe ingranohesh, se na mbyti mashtrimi, ndersa per ate qe ja dhane apo jo , mjerisht edhe ndodhka ashtu uuuuuu !!!

Defro Elezi po pse dy tek breshka?…

Idrit Ii Shkrim i shkelqyer!

Arber Lleshi pak si shume eshte dhe faji i ketyre gazetaruceve te rinj, qe mundohen si e si te lexojne me bukur ate qe shkruhet pavaresisht mesazhit qe percjellin. lum kush do ta shohe Shqiperine zonje!

Ermira Zefi te kishte pak me shum koka si ty shqiperia do ishim pa morracake !!

Ergest Lila Prf ajer na ke dhuru boll , me tv -te si do t’ia besh mqnse paske disa?

Bojken Doku kultura juridike e gazetareve te ben per te qar realisht…. dreqi ta haj ca gjera bazike mund ti dish edhe pa qen jurist ….

Bottom of Form

 

 Te kesh qen apo te mos kesh qen…
Nuk me zinte gjumi mbreme duke menduar sesi kane dashur keta morracaket te dorezojne territorin shqiptar te greku. 

Ah grek o grek sa i keq qe je, gjen ca njerez ne rruge, u prish mendjen dhe ata fup vendosin te dorezojne territorin sikur te ishin leket e bankes qe ai gangsteri i fuste ne corape dhe keshtu fitoi miliarda, por qe cdo nate i humbte ne lotosport. 

As teoria e probabilitetit nuk ka fuqi ta pranoje, se njehere do te fitonte ai. 

Nejse, tash, gjume nuk kam qe nuk kam se kam hallin e territorit te dorezuar nga keta tipat, a nuk shoh perseri ndonje edicion informativ? 

Mbase gjej ndonje shembull ta trajtoj me studentet e gazetarise andej nga tetori. U them se e kam kaluar gjithe veren duke studjuar shembuj per ju. 

Nxorra televizorin nga frigoriferi ku e kisha futur per ftohje e ngrirje, i zhvesha celofanin ku e kisha nderfutur kunder igrasise, e ngula ne nje shkop ne mes te dhomes, mbajtur nga dy karrige, i hodha pak benzine mbi ekran se ai nuk punon me energji elektrike, e godita me shkelm dhe ai nisi te punoje. 

Kur cfare te degjoj e shoh. 

Spikerja pa pike turpi dhe pa ja bere syri terrr, akuzonte nje nepunes morracak se paskesh qen antar i ekipit negociator te atyre qe i kishin dorezuar territorin shqiptar grekut te keq. 

Ky i shkreti bertiste, o lelelele, qe shikoni se po digjni te thatin me te njomin, se une nuk kam qene me ata tradhetaret e tjere. 

Po ku te linte spikerja se, bente si prokurore edhe me nje terselleme dhe pa pike meshire, gjithe inat bertiste maje shkopit qe mbante televizorin: 

Ky morracaku tradhetar na tha dje ne se nuk ishte pjese e ekipit qe desh me dorezu territorin te greku, por redaksia gjeti proven qe ai jo vetem ka qen, jo vetem ka dash me dorezu territorin, por edhe se genjen. 

Ja u provua, cdo tradhetar eshte edhe genjeshtar dhe cdo genjshtar eshte edhe tradhetar. 

E cila ishte prova? Spikerja bertiste se paskesh gjetur te kazanet nje shkrese ku dilte se ai ishte emeruar antar i ekpit dorezues. 

Aty ndjeva se pata nje si vilani, hangra dy luge sheqer, dhe thash, ja prova e qenies, ja prova e ekzistences, ja pse drama ku ai tipi bertet: Te jesh apo te mos jesh, u zgjidhka fare kollaj.

Te kesh qen a te mos kesh qen? 

Ti ekziston shkreserisht. Perderisa je ne shkrese, i emeruar, edhe ke qen. 

Ke qen, more qen. 

Filozofia ka si problem madhor si te vertetoje qenien. Por spikereja e vertetoi thjesht ; Ti je, sepse je shkreserisht. 

Hajde gazetari investigative hajde. 

Ai morracaku vertet mund te kete qen vertet, ai vertet mund te jete poliagjent, vertet ka dash me dorezu territorin qe ja ka lene baba trashegim, vertet mund te genjeje si derr, por shkresa e emerimit te tij nuk mjafton fare per te vertetuar se ai paska pas qen vertet pjese e ekipit negociator dorezues. 

Se edhe une dal si votues prej njezet vitesh ne lagjen time, por une s’kam votuar asnjehere. 

Kam frike te votoj, cfare doni ju? 

Por, Ceni me shenon gjithmone votues mua se u thote atyre te votimit, shenojeni ate se do te viije ai budallai, nuk ka ku shkon torrollaku, jo. 

Hajde investigim gazetaresk hajde… MORRACAK-GATE

Ore, kane bere shkolle gazetarie keta spikeret apo jo? 

Apo i kane marre direkt nga plepat?

Po ai morracaku i gjore qe donte te dorezonte territorin si temesejko i shkrete, mund te kete qene pas qen emeru, por ate dite s’ka vajt ne pune se ka pas qenin semur, se ka pas diarrhe, se ka humb trolejbuzin aty te Brraka, etj. 

Pra, shkreserisht nuk provohesh dot aspak se ke qen ose nuk ke qen.

Qenin semure? Pra spikereja duhet te provoje se ai ka pas qen, qe qeni i tij ka pas qen semure ate dite, per te provou se ai ka pas qen antar i ekipit dorezues 

Ka prova te tjera per te vertetuar qenien ose joqenien, por jo kjo e shkreses qe spikereja paskesh gjet ke kazanet e plehrave.

Akuze e paprovuar ku spikereja zevendeson gjyqtarin. 

Ah, te qafsha moj spikere…

Po sikur ky qe ka pas qenin semure, ta hedhe ne gjyq spikeren per akuze te rreme? 

Dhe me siguri ka gjithe diten e shkreta spikere qe bertet, ke qen, ke qen, ke qen, more qen… S’ka faj ajo qe na lodh koken sepse e ben si hoxha ke xhamia qe vendos megafonin e zerit te rregjistruar, vete fle, dhe ne na zgjon duke therritur shume fort. 

Do thoni cfare faji ka kjo spikereja? Nuk e di une? Ajo me del para syve, ate shaj une, cfare me duhet mua se kush e ka gatuar lajmin, se ja, sikur ndonje redaktor morracak, pa shkolle gazetarie t’i thote na lexo kete lajmin: Hena ra ne det dhe u shkri, bzzzzzzz, a do ta lexonte ajo? 

Po, do ta lexonte – me tha nje ze i brendshem. 

Morra televvizorrrrrin e futa ne dush, e lava dhe e shplave dhe pastaj i thava ujin me aspirator dhe e rifuta ne frigorifer, atje ne ngrirje, bashke me mishin e derrit. 

Ah thash, mos ardhte tetori.

 

Ilir Kaçorri shume bukur ke thene vetem ke bere nje gabim ke perdorur nje fjale te grekeve te keqinj “igrasia” qe eshte e njejete me fjalen “lageshtire” ahahahahahahah Spikerja e shkrete bertet per nje cope rroge ..sic e the vete spunon te BSH te fuse para ne corape

Shpendi Kajmaku në këtë rast me mirë dialekti kosovar: të jesh qen apo të mos jesh qen

Ergest Lila Sa kam qesh … , ju e kini fajin profesor se ftohni televizorin dhe ai nuk di ç’thote

Alfred Dumi Brilant!

Albania Koli Hahaha vaj medet halli cfare na ka gjet me kete vend.

Bernardo Hidershaj Profesor shkruaj nje her dhe per lavatricen se ajo i rrotullon gjerat se televizorin e telendise po ai ska per te patur pushim deri sa te ekzistoj procesi i centrifugut

Fatjon Loci profesor:”e lava televizorin dhe futa prap ne frigorifer” . po spikeren ku e le??? A nuk e fute ne frigorifer bashke me tv???

Elson Soni Toci Morracaku morracak ngelet edhe kur u bie me u la,po ja qe dhe morri kur merka pushtet qenka i veshtire per tu shtypur,(por jo i pamundur)

Bilbil Sula Prof, duhet te “lutemi” mos ikin dritat…. !

Ardi Meci Te Rrosh a te mos Rrosh! Ky eshte halli i vertete! Hedh nje budalla nje gur ne lume dhe ad 100 te mencur nuk e zgjidhin dot!

Metî Durmîshî Televizorin sa të duash laje e shpërlaje,kur brenda në të ka spikere që slahen asnjëherë ai prapë i njëjtë do të mbetet. Haha

Fatos Memajdini Profesor ke gabuar ne nje detaj spikeren duhet ta nxirje nga televizori.Per te vetmen arsye se nuk mban pergjegjesi per ate qe shpreh.Jezusi dhe pse lengonte peshperiste “FALI ZOT SE NUK DIN SE C’BEJN.

Besnik Hallaçi “ke qen more qen ke qen”-i thot spikerja. Ai ishkreti per pak sa nuk e pranoj.-Si ne kohen e komunizmit ku skishte rensi se ku ishe se ti kishe “firmos”ne shkres.

Bobo Vieri dmth profesor qe nuk ekziston problemi? po atehere pse mundohen ti gjejne nje zgjidhje?! apo per te krijuar nje problem?.

Eugent Kllapi zeri i spikeres esht be akullore blu deti me kaush shkrese brenda ne frigorifer. Nuk do akullore-spikerja te pushoje ajo, do klientet e saj, edhe ne ngrirje ajo ngre zerin fort.

Bojken Doku kur njeriu e ka gruan semur nga mend e kokes ai me lehte mendo se i ka ber magji dikush, dhe jo te mendoj se ajo ka probleme depresive. biles ket e mendojn dhe ateistet, per tu habit apo jo?… nje i njohuri im u braktis nga gruaja. ai tashme i ka mbushur mendjen vetes se ajo esht largu prej ndonje magjie. biles familjaret kan shkuar ti bejn ndonje derman ksaj pune te nje hoxh i vjeter… profesor njerzit e thjesht e kan me leht te mendojn qe esht faji i shtriganeve si teme sejko e kompani sesa ta kerkojn fajin ke kokat e qelbura qe mbreterojn , prandaj dhe pashallaret e rradhes u servirin te tilla dengla….

Jonida Profka Me mire te kesh nje qen, sesa te kesh qene….

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency