Duajeni armikun tuaj…!

0
312

Artan Fuga

Artan FUGA (Forum në median sociale)

Duajeni – shpjegohet diku – që ta luftoni më mirë!

Kam lexuar shkrime dhe libra të mjaft klerikëve të lartë në shekuj të ndryshëm që përpiqen ta shpjegojnë këtë paradoks logjik, në dukje.

Ajo që më ka bërë përshtypje është se, veç kuptimit mistik dhe atij të vlerave kristiane që i japin, qarkullon në ta edhe një shpjegim racional, si strategji përballjeje.

Kjo është e habitshme, se si mësimi hyjnor, në fakt nuk ka të bëjë, sikurse e kam lexuar, pra, vetëm me mbretërinë e Qiellit, por edhe me atë të Tokës.

Sepse, shpesh ne ngatërrohemi dhe nuk e kuptojmë dot mësimin e të mençurit të Nazaretit kur thotë duaje armikun tënd, kur armiku yt ka etje, jepi ujë, kur ka uri jepi bukë.

Siiiiiiiiii??? Të dua armikun tim? Çfarë është kjoooooo???

Pasuesit e tij kanë shpjeguar se kur armiku ju lufton, nëse qeshni dhe e falni, armiku e kupton se nuk ka arritur asnjë qëllim ndaj jush, nuk ka arritur asnjë objektiv, dhe atëherë ka prirjen të mos ju luftojë më sepse është pa kuptim.

Pra sipas të mençurit të Nazaretit dashuria është forma më e lartë dhe e sofistikuar e luftës me armikun tuaj, është shprehja më e lartë strategjisë luftuese.

Mirëpo ne pyesim: Ju na thoni: doni edhe miqtë tuaj! Atëherë nga do e dallojnë armiqtë nëse janë armiqtë apo miqtë tuaj??? A nuk do të na mërziten edhe miqtë që ne edhe miqtë edhe armiqtë i duam njësoj???

Armiqtë duajini edhe më shumë akoma!!! – mbase kështu është rrjedhoja.

Apo armiqtë bëni së jashtmi sikur i doni, kurse miqtë respektojini së brendshmi dhe së jashtmi?

Por, a mund t’i bësh mirë dikujt që me shpirt nuk i do të mirën?

Si e vështirë.

Mirëpo armiku juaj kur ju e luftoni me dashuri, edhe ai po qe se e njeh mësimin e Nazaretasit të madh, edhe ai do t’ju buzëqeshë dhe do t’ia u kthejë me dashuri.

Në këtë mënyrë lufta do të shndërrohet në dashuri.

E pastaj ka rrezik t’i themi tjetrit: Çfarë të keqeje të kam bërë që më do kaq shumë?Haut du formulaire ???? ,

Jo aq të lehta për t’i kuptuar këto punë.

——————————

Bilbil Sula Shume e vertetë. I madhi N. Mandela, thoshte: ” Mbaje sa me afer kundershtarin/armikun qe ti kuptosh lojen/strategjine, ndryshe nuk do fitosh kurre”.

Let Marku Un i shkaterroj armiqte e mi, kur i bej ato shoke.abraham linkoln

Miga Matraku E keni humbur kuptimin e asaj cka Jezusi po thote me kete deklarate.

Kasapi Prefesionist E bukur Profesor. Por ka than dhe kte tjetren: Mi sillni Armiqt e mi qe nuk pranuan mbreterin time dhe prejani kokat para meje. Luke 19:27 Gjithesesi mesazhi juaj esht shum me vlerë ne kohen e tritolit. Respekte e ka shkruajtur Luka kete e se ka thene Jezusi, Jezusi sishte Luka sikurse nuk dha kurre armiqesi pervecse, dashuri, vellazerim, bashkim, falje, sherim te asaj urrejtje qe mbase padashur shpreh Luka

Kasapi Prefesionist Ne te gjithe versionet e biblave egziston. Dishepujt e kan shkruar biblen. Me çfar po thua ti i bie qe ta pranjme ose jo Biblen.

Eugent Kllapi Po pranimi ose jo eshte relativ per nje qe analizon, problemi qendron gjetiu, e para Jezusi ishte foes jo shkrues me doren e tij, fjala percillej nga dishepujt, e dyta, jo rastesisht shume dishepujt nxoren rryma dhe mendesi, qofte te shkruara qe kishin probleme me njea tjetren, nje version shkrimi me tjetren, e megjithate nuk mendoj se jezusi qe proklamonte paqen dhe dashurine te ishte kontradiktor me veten.

Loni Shehu Ju lutem kjo eshte nje histori e treguar nga Jezusi ne formen e nje shembelltyre, te kuptosh kontekstin eshte thelbesore. Falemnderit.

Kasapi Prefesionist Profetet kurre nuk folur nga mendja e tyre dhe jo gjera qe nuk kan qen serioze.

Kasapi Prefesionist Prandaj perdorni llogjiken se esht shum e thjesht.

Uliks Metohu Une nuk di te kem ndonje armik prof. Armikun edhe mikun e krijon vet njeriu. Une kam krijuar miq psh Jo armiq. Rrespektoni sa me shume veten e njerzit qe ju rrethojne,e armiku nuk do ekzistoje o njerez….

Kasapi Prefesionist Po ai qe vjen te grabisi dhe mund te vrasi ne shtepine tende si quhet “Mik” apo armik

Fatjon Zekaj Sillu aq mire me armiqte e tu deri sa atyre tu vije neveri nga vetja: I. Kadare

Vini Sejko Me duket se eshte “Sillu aq mire me tjetrin aq sa t’i vije neveri nga vetja”.

Ergys Mustafaj E ka thene Abraham Linkoln kte shprehje dhe i liroi sklleverit ne luften civile ne USA

Armanda Melaj Mikun mbaje afer, armikun mbaje akoma me afer!

Fadil Miftari Dhe e merre pergjigjen: po ja, je armiku im me i madh!

Aura A Skenderi Sa shume dashuri duhet te shperndajme ne kete bote

Anila Kamberi I dashur Prof…qe lufta te kthehet ne dashuri deri me sot nuk besoj te jete pare gjekundi. a eksperienca ime edhe pse ndoshta pa vlere me rezulton se kur lufta behet me dashuri eshte nese jo budallallek, nje naivitet qe nuk te nderon as ty as armikun tend qe perderi sa te sulmon nuk te konsideron budalla….por lufta e bere me miresjellje jo vetem qe nuk te detyron te “dashurosh me zorr armikun tend” por e ben ate te reflektoje me shume mbi “fair-playin”, per mua te domosdoshem ne marredhenien midis dy kundershtareve……keshtu perfundimi praktikisht eshte….qe ne mos dashuri, bashkejetese paqesore eshte e sigurt qe kthehet….per lufte duhen gjithmon dy pale ne loje…dhe kur njera mungon normal….nuk ka lufe….ahhh…kjo jo per rastin e sindromes se stokholmit qe ju e njihni me mire se une…hahhahah……

Gjergji Gjergji Me pak fjale,duhet te tregohesh i pabese…!!!

Gentian Kashri Altruizem egoist…

Taku Lalaj “Ye serpents, ye generation of vipers, how can ye escape the damnation of hell.” – Keto fjale te thena nga Krishti nuk duken te mbushura me dashuri apo jo?

Vini Sejko Dashuria kristriane, meshira kristiane, kaq e fameshme! Mirepo pervec kesaj, armiku yne eshte i domosdeshem dhe neqse eshte atje i dukshem dhe mbetet armiku yne, pa i zhdukur keto kufijte qe do te na i dallonin nga miqte, pasi mos na lente Zoti pa armiqte tane! Njeriu ka nevoje te afirmohet ne linjen e zhvillimeve te veta pergjate historise dhe per kete eshte kusht “armiku” perndryshe na pret paranoja kolektive. Tek armiku ne gjejme pikat tona te dobeta, askush nuk na i veren me mire ato tek te cilat ai gjen rast te na sulmoje, armiku te mban syhapur, vigjilent te mpreh cdo instikt, te jep mundesine te behesh me i mire, me i forte, te marresh masa si t’ia dalesh ndaj te keqes, ndaj dobesise. Le t’i mbulojme njesoj me dashuri si miqte dhe armiqte sepse qenkan te vlefshem aq fort dhe armiqte. Jezusi vete nuk paska harruar ta beje dallimin, fakti qe per ta ka rezervuar dhe me shume dashuri, do te thote qe ndaj tij ke treguar gjithe vemendjen e perkujdesjen duke qene i ftohte dhe i distancuar nga urrejtja, nga ajo dashuri patologjike qe permblidhet tek urrejtja, pasi dashuri dmth ndergjegje, moral, dhe keto forma te shendetshme jane ato qe duhet te kultivoje njeriu, ne njeriu postmodern akoma dhe me shume…

Izmir Kanani Profesor dashuria e Krishtit është vetesakrifikuese… Atë nuk mund ta keqinterpretoj asnjë lloj filozofie njerëzore… As e juaja… Ne ishim armiq me Zotin shife sa na deshi…. Kur ende ishim mëkatar Krishti vdiq për ne.

Tefik Spaho Po ne qofte se armiku nek e njeh Nazaretin?

Robert Krasniqi Meshirimi besoj qe eshte shkalla fillestare e te dashurit te jetes se tjetrit dhe besoj qe ka lidhje me setencen tjeter filozofike “Fale zot se s’din ç’fare ben”

Eliza Liza varet nga lloji i armikut, kur ke per armik injorancen qe nuk ka qellim te vecante demtues ndaj personit por thjesht demton ne menyre te pavullnetshme duke kerkuar pershtatje ndaj rregullave te saj,atehere toleranca dhe dashuria fatkeqesisht ndihmojne te zhvillohet kjo e keqe

Mirela Sula Pumi Kendveshtrim fantastk.. ne fund te fundit dashuria eshte forca me e madhe levizese e botes…

Alba Rukaj Sepse keshtu nuk lufton armikun por armiqesine

Umu Abdullah Behet fjale per profetin ISA ose JEZUSI i thon disa.

Ardi Omeri do te doja te mos e pelqeja kete status, per faktin se kam nje parim tjeter nejete, “sy per sy e dhemb per dhemb”, por ne nje fare menyre, teoria qe predikon, eshte e drejte, jo me kot eshte biblike!

Gentian Kashri Ta duash armikun eshte pak dashuri hipokrite.Krishterimi detyrohet te shikoje te drejten vetem si perpjekje vegulluese per rregullimin e kesaj bote,qe perfundon pashmangshmerisht me deshtim.Sepse Krishti vjen te vere dashurine ne vend te drejtesise se Dhjates se vjeter,kurse dashuria nuk eshte virtyt tokesor,por virtyt suprem qiellor.Me afer te drejtes do ishte mos i bej(beji)te tjereve ate qe nuk(do te deshiroje) te ta benin ty…

Florian Mino Te nderuar komentues meqenese po erret une sugjeroj qe ta zevendesojme fjalen dashuri me drejtesi dhe merite dhe fjalen urrejtje me padrejtesi dhe korrupsion dhe te kalojme tek statusi tjeter.

Ali Sadiku Profesor te uroj shendet e te mira ju dhe familjes suaj. Te admiroj per kulturen qe keni per kurajon e guximin qe manifestoni ne mbrojtje te se vertetes e idealeve kombetare Me shume respekt. As

Klodian Kazazi Ne fakt ky status qe keni postuar ju profesor nga i mencuri i Nazaretit eshte koncept filozofiko-romantik kristian dhe s’ka kurrsesi lidhje me kete religjion.Profetet e Zotit Nje kane pasur nje te folur elokuent dhe njekohesisht te thjeshte dhe te kuptueshem per rracen njerezore sepse edhe ata njerez si ne ishin prandaj dhe Zoti i dergoi nga lloji yne,e sikur te ishte ndryshe atehere nuk do te quheshin me te drejte nga te gjitha shtresat e njerezimit te Derguar me Profetesi por filozofe akademik.Dhe per sa i perket kesaj thenieje autenticiteti i saj eshte i dyshimte mos themi i pa vertete sepse nuk dihet se kujt versioni Biblik i takon.Kjo thenie e sjellur nga ju eshte sinonim i nje thenieje tjeter qe i atribuohet perseri te mencurit te Nazaretit por qe perseri nuk ka autenticitet dhe natyra e personalitetit njerezore nuk e pranon,”Nese dikush ju godet me shuplake ne njeren faqe atehere ju kthehini dhe faqen tjeter”.Shpresoje per mirekuptim dhe bonsens nga ju.

Elvin Peka…e madhe kjo.

Harilla Rexho une pe fieri ti pe lushnje nuk hame ndonje te embel….

Tony Toca Po te ishte njerzimi aq I mire bota do ishte mrekulli por njeriu nuk jeton dot pa urrejten

Anila Anna Gjanci Po kur armiku nuk kupton nga dashuria dhe madheshtia, nga lodhja e te luftuarit sa do dashuri ti dhurosh si ja ve emrin vetes dhe ne cfare kategorie e vendos? Kam pershtypjen ose me mire bindje te them qe nuk vepron gjithnje keshtu dhe vetem dashuria ne formen me te bukur dhe bujare nuk mjafton ne raste te ndryshme.

Irena Ira Lazëri E bukur profesor…por duhet pak zgjuarsi ta kuptosh dhe nivel ta zbatosh….

Mariana Nikaj Me lejoni profesor i nderuar qe te te shkruaj dicka.Dikur thoshin te vjetrit;Mos te lente zoti pa armiq.Nuk e kishte fjalen per ata ne fushen e betejes.Ashtu sic nuk thoshte Krishti;kur te bien shuplake,ktheji dhe tjetren.Une personalisht i druhem miku…

Aleko Kacifa Thenia qe ndajti ne mes kombin Shqiptar.

Endry Andrea Thelbi i statusit eshte me se i qarte dhe real…por te kete njerez qe akoma besojne ne te derguar te zotit,profeti Isa apo Jezus,Muhamedit apo kushedi tjeter…kjo eshte cmendurisht cmenduri pertej cdo lloj limiti te cmendurise…bohhh

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency