Dokle leksion politik të rinjve të LRI: Për reforma të mëdha, duhet synuar gjithmonë konsensusi

0
140

Në ditën e katërt të Kampingut të LRI-së në Jalë, të ftuar për të bashkëbiseduar me pjesëmarrësit kanë qenë politikani gjerman, Prof. Dr. Friedbert Pflüger dhe deputeti i PS-së, Namik Dokle.

Në fillim fjalën e ka marrë Prof. Dr. Friedbert Pflüger, aktualisht Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare për Sigurinë Energjetike (në “Kings College” të Londrës) dhe një personalitet i njohur në politikën gjermane me një karrierë të pasur.

Z. Pflüger është anëtar i partisë gjermane CDU dhe në të kaluarën ka mbajtur postin e Kryetarit të Komitetit të Çështjeve Europiane në Bundestag si dhe Sekretar i Shtetit.

Duke iu drejtuar të rinjve të LRI-së, Prof. Dr. Friedbert Pflüger, vlerësoi aktivitetin e zhvilluar në Jalë, duke e cilësuar si diçka unike në të gjithë Evropën. Gjithashtu, z. Pflüger falënderoi liderin e LSI-së, z. Ilir Meta dhe drejtuesit e LRI-së për punën që bëjnë me të rinjtë, të cilët i japin shpresë dhe optimizëm vendit.

“E dini, në një botë ku çdo ditë në lajme kemi diçka rreth luftës, terrorizmit, tërmeteve, kjo mbledhje dhe këta të rinj që ne shikojmë këtu na japin goxha shpresë dhe optimizëm. Ilir Meta, unë mundem vetëm të falënderoj ju dhe lidershipin e partisë, lidershipin e Lëvizjes Rinore për Integrim për punën fantastike që keni bërë këtu dhe ju lutem më besoni unë kam qenë për shumë vite me lëvizjen rinore të partisë time, kam qenë zv.kryetar i studentëve demokrat europian. Në gjithë Europën unë nuk kam parë kurrë një aktivitet si ky dhe ju duhet të jeni shumë krenarë për këtë. Ju keni dy vajza në krye të partisë tuaj, dy vajza të fuqishme dhe kjo është një shenjë fantastike”, – tha politikani i njohur gjerman.

Duke u ndalur të reforma në drejtësi, Prof. Dr. Friedbert Pflüger, e cilësoi miratimin e saj si një arritje të madhe për Shqipërinë dhe barrierat europiane. Sakaq, z. Pflüger u kujtoi të rinjve shprehjen e famshme të John F. Kennedy, që duhet të shërbejë si nxitje në mënyrë që ata të përfshihen në vendimmarrje dhe të bëjnë më shumë për vendin e tyre.

“Lexova gazetat në Tiranë se Kongresmeni, Michael McCaul, Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kongresin Amerikan, i dërgoi përgëzimet e tij, Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta për kalimin me sukses të reformës në drejtësi dhe reforma në drejtësi tha ai. Dhe kjo vjen nga SHBA, që unë mendoj të gjithë ne duhet ta marrim shumë seriozisht, është një arritje për Shqipërinë dhe barrierat europiane. Më lejoni t’ju them disa fjalë rreth çfarë unë kam mësuar si një politikan i ri, si një politikan me pak eksperiencë dhe si politikan me shumë eksperiencë në karrierën time. Gjëja e parë dhe është e qartë se nuk është nevoja t’ua mësoj unë këtë dhe të flasim për këtë këtu, por John F. Kennedy dikur tha: Mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi për ju, por çfarë ju mund të bëni për vendin tuaj”, – theksoi Prof. Dr. Friedbert Pflüger, teksa tregoi edhe një histori të rinisë së tij për të ilustruar mesazhet e tij për të rinjtë e LRI-së.

“Kur unë fillova në moshën 16-vjeçare – kjo ishte në vitin 1971 – për të ndërtuar një lëvizje rinore në qytetin tim bashkë me 7 shokët e mi, ne pyetëm veten se ç’mund të ndryshojmë për fëmijët e këtij vendi. Ne nuk shkruam letra, por e bëmë vetë. Ne nuk kishim një vend ku të rinjtë të luanin futboll, kishim një farkëtar në organizatën tonë dhe ndërtuam me duart tona dy porta futbolli, të cilat i vendosëm në mes të një vendi në fshatin tonë dhe që nga ajo ditë të rinjtë vinin dhe luanin futboll aty. Nuk kishim leje për këtë veprim, por i gjithë qyteti ishte lumtur se u bë diçka për ta”, – vijoi politikani gjerman.

Prof. Dr. Friedbert Pflüger u bëri thirrje të rinjve që të mos bien pre e radikalizmit politik apo fetar dhe se duhet shumë pasion dhe besim në vetvete për të ndryshuar gjërat.

“Gjëja e dytë që unë gjithashtu shikoj është se ka shumë urrejtje. Jemi të rrezikuar nga radikalizmi, radikalizmi i djathtë, radikalizmi i majtë,

radikalizmi fetar. Ju lutem mos tentoni të shkoni drejt radikalizmit, çdo gjë është e gabuar dhe çdokush që ju mëson dhe ju thotë se kemi përgjigje të thjeshta, përgjigje të shpejta, bota është bardhezi, ai ose ajo është gabim. Bota është e vështirë, politika është e vështirë dhe ju duhet të keni shumë pasion për t’i ndryshuar gjërat dhe ju duhet të filloni të besoni se mund ta bëni këtë gjë”, – shtoi z. Pflüger.

Në fund të fjalës së tij, Prof. Dr. Friedbert Pflüger vlerësoi edhe një herë liderin e LSI-së dhe nënvizoi se e ardhmja do të jetë më e mirë nëse qëndrojmë të bashkuar në Evropë.

“Ka dhe një gjë tjetër që unë gjithmonë kam menduar që është shumë e rëndësishme: ne jetojmë në komunitetet tona, i duam qytetet tona, fshatrat tonë, ne duam vendin tonë. Vendi është shtëpia jonë, ne të gjithë në Europë e bëjmë këtë, por të ardhmen do ta kemi vetëm në qoftë se rrimë të bashkuar në Europë, sepse kombet tona janë shumë të vogla për të ndryshuar botën. Një parti dhe një lider, i cili investon kaq shumë kohë dhe mund për rininë e vendit të tij, ai do t’ia dalë mbanë dhe ju do t’ia dilni!”, – u shpreh ndër të tjera Prof. Dr. Friedbert Pflüger.

Ndërsa, deputeti i PS-së, z. Namik Dokle, gjatë bashkëbisedimit të tij në kampingun e LRI-së në Jalë, e vlerësoi si të shkëlqyer organizimin dhe vullnetin e të rinjve pjesëmarrës.

“Ne duhet të jemi modest për të shkuar në Europë si qytetarë të saj dhe për të vepruar si europianë. Natyrisht këto janë lëvizje të mëdha të cilat ju që jeni brezi më i ri, mund ta çoni më përpara këtë zhvillim të Shqipërisë. Dhe besoj se në qoftë se unë dhe Kejdi kemi punuar, kemi bërë fushata për t’u zgjedhur, për t’u bërë deputetë të Parlamentit shqiptar, disa prej jush do të punojnë, do të bëjnë fushata për t’u zgjedhur natyrisht edhe deputetë të Parlamenti Europian. Shumë shpejt besoj se Shqipëria do të marrë ftesën për të hapur negociatat që na çojnë drejt BE-së”, – tha z. Dokle.

Duke analizuar zhvillimet politike në këto 25 vjet, deputeti Dokle theksoi se reformat e mëdha dhe të qëndrueshme në demokraci kërkojnë përpjekje që synojnë gjithnjë konsensusin.

IMG_0515 FZH_3417 FZH_3511 FZH_3523

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here