Dilema/ Berisha: Meta do ta vriste Doshin, e përgatiti skenarin të më fajësonte

0
143

berisha para gazetarevePër ngjarjen reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së. Ish-kryeministri Berisha akuzoi kreun e qeverisë, Rama, dhe atë të Kuvendit, Ilir Meta, se janë ata njerëzit përgjegjës për skenarin e planit të ekzekutimit të deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Berisha foli edhe për akuzat e kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, i cili tha se porositësi për vrasjen e dy deputetëve, Doshi dhe Fufi, është kunati i ish-kryeministrit. “Unë kam neveri të komentoj botën e krimit. Çfarë nuk ju tha Meta ju, shefi i Gëzim Çelës të kokainës, është i njohur ai. Ai nuk u tha se ka thirrur në zyrën e tij persona të caktuar për t’u thënë se Sali Berisha ka sponsorizuar këto dy vrasje, familjarë të personave të caktuar. Dhe ata i kanë kthyer reston. Edhe një qime floku po i lëvizi këtij njeriut tonë kudo në Shqipëri dhe në botë do t’i kesh punët siç meriton t’i kesh. Por pjesa e dytë do të jetë çështje hetimi. Skenari ishte ky që do vriteshin dhe ky do u thoshte këtë. Po këta nuk u vranë dhe thirrën familjarët e tyre dhe u thanë se këtë punë e ka stisur Sali Berisha ata ia kthyen siç e meritonte, e tmerruan në zyrë. Që një njeri të dalë, unë uroj të hetohet, por të dalë dhe të kapë tjetrin dhe të dëshmojë se më thanë me të vra, më dhanë kaq para, kjo nuk ndodh kurrë e gënjeshtërt. Gënjeu ai që desh të vriste Piro Baren? Nuk gënjen kush për krimin”, – deklaroi Berisha para gazetarëve. Ai tha se nuk mund të ishte ai porositësi, pasi nuk zotëron as 60 mijë euro dhe jo më shumë për të siguruar një vrasje. “Agim Rama (kunati) u duhej, sepse këta pas vrasjes do t’ia faturonin Sali Berishës. Sali Berisha nuk ka 60 mijë euro në llogarinë e tij, jo 600 mijë euro? Pse të komunikoj me kunatin unë, ai as që duhet të merret me shpifjet e botës së krimit, e këshilloj unë”, – tha Berisha.

 

Kunati i Berishës: Përmendja e emrit tim, një lojë e ndyrë politike 

Agim Rama, kunati i ish-kryeministrit Sali Berisha, i përmendur nga kreu i Komisionit të Sigurisë, si personi që kishte bërë porosinë për vrasjen e dy deputetëve Doshi dhe Fufi, reagoi ndaj kësaj deklarate. Ai tha se akuzat e Brahos janë thjeshtë fantazi. “Përmendjen e emrit tim e cilësoj si fantazi të pjesës kriminale të shoqërisë”, – është shprehur Agim Rama për “Top Channel”. Sipas tij, kjo është një lojë e ndyrë politike dhe ai nuk donte të përfshihej në këtë histori, sepse nuk kishte asnjë lidhje.

 

Çështja “Doshi”, Donald Lu dhe Vlahutin, takim me Bashën

Zhvillimet politike, pas deklaratave të deputetit Tom Doshi kanë vënë në lëvizje dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në vendin tonë. Pas deklaratave respektive të një dite më parë, ambasadori i SHBA-së, Donald Lu, dhe ambasadorja e BE-së, Ramona Vlahutin, u takuan kokë më kokë me kreun e PD-së, Lulzim Basha, në zyrën e Bashkimit Evropian. Për takimin që nisi në orën 14:00 dhe zgjati disa minuta nuk është prononcuar asnjë nga palët.

 

Sot do të flasë Mhill Fufi

Në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme, Partia Demokratike bëri të ditur gjithashtu se gjatë ditës së sotme, Mhill Fufi, deputeti demokrat për të cilin është bërë porosi të vritet, do të flasë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency