Dhjetë rregulla të arta për mbrojtjen nga kanceri

0
124

mbrojtjen nga kanceri ushqimi joga fitnesEksperti i njohur turk për onkologji në spitalin “Memorial Atasehir”, prof. dr. Gokhan Kandemir, ka deklarua që çdo vit nga kanceri vdesin një numër i madh i personave, vdekja e të cilëve në 30-40 për qind të rasteve do të mund të parandalohej përmes intervenimit me kohë. Sipas mendimit të mjekut Kandemir, ka dhjetë rregulla të arta për mbrojtjen nga kanceri. Sipas tij, rregulla e parë është të mos konsumohet duhani, sepse, sipas disa hulumtimeve, tek të sëmurët nga kanceri pirja e duhanit në 87 për qind të rasteve është shkaku kryesor i sëmundjes. Po ashtu, pirja e duhanit nxit kancerin e fytit, laringut, ezofagut, mëlçisë, pankreasit, stomakut, veshkave dhe fshikëzës së urinës. Rregulla e dytë është të mos konsumohet alkooli ose të reduktohet sasia, sepse alkooli shkakton kancerin e gojës, fytit, ezofagut, laringut, mëlçisë, zorrës së trashë, pankreasit dhe kancerin e gjirit. Dr. Kandemir thekson që është shumë e rëndësishme të mos i ekspozohemi rrezatimit, derisa qëndrimi gjatë në diell mund të nxisë kancerin e lëkurës. E nevojshme është të ruheni nga infeksionet, sepse në botë një e pesta e kancereve janë të lidhura direkt me infeksionet kronike. Duhet t’i kushtohet vëmendje edhe ushqyerjes së shëndetshme. Kështu, duhet që njeriu gjatë ditës të pijë deri 2.5 litra ujë, derisa duhet të shmanget suxhuku, sallami dhe virshllet. Po ashtu, një person në ditë nuk guxon të konsumojë më shumë se 2.3 gramë kripë.

Shumë i rëndësishëm është aktiviteti fizik. Duhet të bëhen 30 minuta ushtrime në ditë për t’u mbrojtur nga kanceri dhe sëmundjet e tjera. Me rëndësi është të ruheni edhe nga pesha e tepërt, sepse pesha e tepërt trupore është e lidhur me kancerin e gjirit, zorrës së trashë, mitrës, ezofagut, veshkave, pankreasit, prostatës dhe vezorëve. Shumë e rëndësishme është që me kohë të vërehen shenjat dhe simptomat e sëmundjes. Në mes simptomave kryesore të kancerit janë humbja e papritur e peshës, temperatura e lartë, ndjenja e dobësisë. Ndryshimet në lëkurë, ndryshimet në funksionet e zorrëve dhe urinare, gjakderdhja e papritur dhe abnormale, plagët e pashërueshme, masa e prekshme në trup, ënjtjet, gëlltitja e vështirë, çrregullimet tretëse dhe ngjirja e zërit. Rregulla tjetër është të kuptohet rreziku nga kanceri dhe të fillohet trajtimi në kohë. Dhe në fund, sipas fjalëve të dr. Kandemir, është shumë e rëndësishme të luftohet kundër stresit, sepse stresi i tepërt mund të shkaktojë kancerin.

 

 

 6 rregulla për gjumë të mirë

Pagjumësia dhe çrregullimet e gjumit janë dy gjëra që shumica nga ne e kemi përjetuar të paktën një herë. Secili nga ne i ka metodat e veta për t’i trajtuar këto probleme. Disa njerëz përdorin barëra të ndryshme, të tjerët i shtojnë aktivitetet sportive dhe disa të tjerë ushqehen mirë para se të flenë. Nëse dëshironi të flini mirë për çdo natë, lexoni këto 6 rregulla për gjumë të mirë dhe ne ju garantojmë që do zgjoheni në mëngjes të freskët dhe me buzëqeshje në fytyrë.

  1. Errësirë, qetë, dhe freskët

Tre faktorët kryesor për gjumë të mirë janë: errësira, qetësia, dhe freskia. Për t’i krijuar vetës një ambient të mirë gjumi, ju duhet t’i bëni këto: Lëshoni perdet në dhomë të gjumit dhe fikni të gjitha dritat. Mbyllni derën e dhomës së gjumit që zhurmat dhe drita nga jashtë të mos ju shqetësoj. Hapni dritaret (nëse jetoni në një ambient të qetë) ose lëshoni ventilimin që të mbaj dhomën të freskët. Një dhomë gjumi e freskët dhe e errët do të përgatisë trupin tuaj për gjumë kualitativ dhe të gjatë.

  1. Ushtrimet e mëngjesit

Nëse shpesh gjatë natës nuk jeni të qetë dhe keni vështirësi të flini gjumë, arsyeja mund të jetë se keni shumë energji të akumuluar që nuk e keni shpenzuar gjatë ditës. Kjo është edhe arsyeja pse ne ju sugjerojmë të bëni ca ushtrime të lehta në mëngjes, kështu që energjia ditore juaj të shpërndahet barabartë dhe të mos keni energji të tepruar gjatë natës. Gjithashtu, ushtrimet në mëngjes forcojnë imunitetin dhe lehtësojnë mendjen tuaj. Në këtë mënyrë ju do të ndryshoni ndjenjën e padëshirueshme që ju mban zgjuar gjatë netëve në ndjenjë lodhjeje që ju ndihmon të flini. Ju do të doni të pushoni dhe gjumi do të ju forcoj.

  1. Ushqimi

Keni kujdes me ushqimin tuaj!

Ndaloni pirjen e kafes dhe pijeve të tjera me kafeinë gjatë natës. Efektet e kafeinës mund të zgjasin deri në 7 orë dhe kjo është arsyeja pse ne ju rekomandojmë të mos pinë më kafe pas pasdites. Çokollatat dhe pijet e gazuara kanë efekte të ngjashme. Hani darkë së paku 2 orë para se të flini gjumë dhe disa minuta para se të pushoni.

  1. Zvogëloni stresin…

…edhe nëse mund të duket e pamundur. Shumica nga ne mendojmë për punën për shumë gjatë edhe pas orarit të punës. Mundohuni të largoni mendjen nga puna dhe fokusohuni të pushoni. Stresi ka efekt negative në shëndetin tonë – ai ndikon në imunitetin tonë, na bën të sëmuremi më lehtë, të humbim apetitin dhe të mos na zë gjumi.

  1. Bëni alarmin shprehi të gjumit

Nëse thjesht nuk mund të flini 8 orë të plota, duhet ta adaptoni trupin tuaj me një ritëm të ri të organizuar. Personat që zakonisht shkojnë në shtrat rreth orës dhjetë në mbrëmje (dhe ju duhen edhe 30 minuta që t’i zë gjumi) duhet ta vendosin alarmin në orën gjashtë e gjysmë në mëngjes… p.sh. gjysmë ore më vonë. Në këtë mënyrë ju do të mundësoni vetës që përnjëmend të flini 8 orë, dhe njëkohësisht mësoni trupin tuaj me një rutinë gjumi.

  1. Fikni televizorin

Kjo do të duhej të ishte këshilla më e thjeshtë, por përmbajtja e këtij veprimi është më e vështira. Kjo është arsyeja pse ne ju rekomandojmë të largoni televizorin nga dhoma e gjumit krejtësisht. E njëjta gjë vlen edhe për kompjuterin dhe pajisje tjera elektronike që mund të ju shqetësojnë. Shumë njerëz mendojnë që televizori i ndihmon ata të flenë, por studimet tregojnë të kundërtën. Personat që shikojnë televizor para se të shkojnë të flenë i zë gjumi më vonë se ata që nuk shikojnë. Dhe për dallim nga kjo, filmat horror dhe filmat që kërkojnë vëmendje dhe koncentrim të shtuar, ju bënë të flini edhe me më shumë vështirësi dhe në të njëjtën kohë rrezikoni të shihni ëndrra të padëshirueshme. Nëse doni të relaksoheni para se të shkoni në shtrat, lexoni ndonjë libër apo merruni me partnerin tuaj. Aktivitetet e shtratit do të ju lodhin dhe ëndrrat e mira nuk do të jenë problem më.

 

Efektet e shëndetshme të kumbullave të thata

Kumbulla e thatë është një produkt, që ka veti të shumta të shëndetshme në trupin e njeriut.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Floridës në Oklahoma, rezulton se kanë konsumimi i dhjetë kumbullave të thata në ditë ka një ndikim pozitiv në shëndetin e kockave.

Ky është një studim që është kryer për një periudhë njëvjeçare, ku ishin dy rezultatet dy grupe femrash, ku njëri grup prej të cilave ka ngrënë kumbulla në fund ka rezultuar me dendësi më të mirë të eshtrave. Kumbulla e thatë është ndër antioksiduesit më të fuqishëm, ndonëse është e njohur sipas veçorive laksative dhe përbërjen fijezore, ajo është burim i shkëlqyer i karotinës beta, antioksidues i dobishëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency