Detaje të operacionit – Heroina nga Turqia në Spanjë, banda drejtohej nga një shqiptar

0
149

Grupi kriminal shqiptaro-bullgar i cili ishte shkatërruar në Spanjë trafikonte heroinën nga Turqia dhe vendeve të Ballkanit dhe vepronte në Barcelona dhe Tarragona të Spanjës.

Laboratori ku përpunohej droga është gjetur në një banesë në Gava (Barcelonë)  dhe në të janë sekuestruar 38 kg heroinë e pastër si dhe 8 kg kokainë e pastër.

Grupi ishte strukturuar sipas një hirearkie dhe anëtarët e tij kishin trajnim ushtarak, dhe kishin ndërmarrë masa të sigurta të mbrojtjeje si dhe përdornin një sistem të sofistikuar komunikimi shkruan El Mundo në një shkrim që mban datën 17 gusht 2016

Ndërkohë një media tjetër spanjolle jep detaje të operacionit që nisi në dhjetor 2015, me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës dhe armëve në provincat Pontevedra dhe Portugal.

Në atë kohë disa persona u ndaluan në Galicia, si dhe u sekuestrua një sasi heroine prej 27 kg, kokainë si dhe 8 armë që kishin destinacion shitjen dhe vinin nga Portugalia.

Rezultatet e hetimit të këtij operacioni quan në gjurmët e grupit që veprinte në Katalonia dhe një hetim i dytë në lidhje me 7 personat e arrestuar në fillim të gushtit

Operacioni antidrogë është koduar “CROMANON”  i  nisur në Dhjetor 2015 u mbyll më 10 Gusht 2016 me arrestimin e 7 anëtarëve të kësaj organizate kriminale.

E drejtonte një shqiptar- Një shtetas shqiptar mjaft i njohur për policinë Spanjolle dyshohet se është drejtuesi i grupit kriminal. Gjatë operacionit u kontrollua dhe rezidenca e tij në  Castelldefels.

Arrestimet- Janë arrestuar në Spanje

Tre shtetas shqiptarë:  A.Q, 47 vjeç, A.D, 41 vjeç, dhe E.Sh, 27 vjeç,

Shtetasi bullgar: Si dhe P.D, 41 vjeç,

Kokaine dhe heroine e paster- “Nga ky operacion janë konfiskuar 38 kg Heroinë e pastër, 8 kg Kokainë e pastër, dhe 50 kg përzierës” informon Europol.

Screenshot_6-4 Screenshot_7-2 Screenshot_9-1 Screenshot_10-1 Screenshot_14-1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here