Depozitat rriten në shtator, valutat kthehen në banka

0
158

paraMegjithatë, gjatë periudhës rreth zgjedhjeve, prill – korrik, u larguan nga bankat 130 milionë euro. Rritja vjetore e depozitave, tre herë më e ulët se një vit më parë

Depozitat u rritën për të dytin muaj radhazi në shtator, duke kthyer tendencën rënëse që ishte konstatuar në periudhën prill-korrik, kryesisht si rrjedhojë e rikthimit të kursimeve në valutë në banka. Të dhënat bëhen të ditura nga statistikat mujore të Bankës së Shqipërisë.

Totali i depozitave në sistemin bankar arriti në gati 956 miliardë lekë në fund të muajit shtator, duke u rritur me 0.8%, apo rreth 7 miliardë lekë në raport me një muaj më parë. E gjithë kjo rritje ka ardhur pothuajse tërësisht nga shtimi i kursimeve në valutë, të cilat janë zgjeruar me gati 1.6% në raport me një muaj më parë. Si depozitat e korporatave në valutë, ashtu dhe ato të individëve kanë parë një zgjerim të ndjeshëm në shtator, ndryshe nga periudha janar-korrik, kur kursimet në valutë shfaqën një tendencë konstante rënieje. E ndjeshme ishte kjo rënie, sidomos në periudhën rreth zgjedhjeve, ku gjatë prill-korrik u larguan nga bankat rreth 130 milionë euro (18 miliardë lekë). Në krahasim me fundin e 2012-s, kursimet në total janë rritur me rreth 25 miliardë lekë, apo 2%, kryesisht si rrjedhojë e shtimit të depozitave në lekë, ndërsa ato në valutë kanë ndikuar vetëm në 10% të rritjes. Me bazë vjetore (shtator 2013/shtator 2012), ishin 25.4 miliardë lekë, apo 2.7% më të larta, duke qenë tre herë më të ulëta në raport me një vit më parë, ku ndryshimet përkatëse ishin  8% dhe 72 miliardë lekë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency