Dekriminalizimi, 160 zyrtarë nën hetim nga prokroria

0
105

Vetëm në dy javët e fundit Drejtoria e Administratës Publike ka dërguar në Drejtorinë e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme emrat e 160 zyrtarëve të nivelit të ndryshme për verifikime të thelluara.

DAP ka dyshime se këta persona kanë pasur probleme më ligjin në të kaluarën e tyre, kanë qenë të ndjekur penalisht apo të dënuar nga gjykatat. Nga verifikimi paraprak që ka kryer DAP-i ka rezultuar se, për këta individë ka të dhëna të cilat duhen konfirmuar nga organi qendror i akuzës.

Tashmë dosjet e këtyre 160 personave janë në duart e prokurorisë, e cila do të kryeje disa verifikime të mëtejshme dhe do të kërkojë informacione nga institucionet e tjera në vend dhe jashtë vendit. Sqarohet se në listën prej 160 personash janë zyrtarë të niveleve të ndryshme, si funksionarë në drejtori të përgjithshme, në prefektura, qarqe, arsim si dhe në zyrat e hipotekave.

Në Prokurorinë në Përgjithshme kanë dërguar informacion për punonjësit e tyre disa institucione, por numri më i lartë është nga Drejtoria e Administratës Publike.

Aktualisht prokuroria po shqyrton edhe të dhënat në formularët e kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi, ndërsa vijon hetimet për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi, i cili ndodhet në arrest shtëpie për falsifikim të dokumenteve zyrtare në lidhje me formularin e vetëdeklarimit. /tv klan/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here