Debati për  Kodin Rrugor/ Deputetët kundër. Blushi: Paragjykoni moshën, s’kam parë asnjë 70-vjeçar që vret njerëz

0
127

Gëzim Saliu

 Dade: Nuk zbatohet ligji, motoçikletat lëvizin pa kaska përkatëse dhe nuk i ndalon policia. Balla: Duhet të sillni pikëzimin e patentave, frikëson më shumë. Leskaj: Mbi ç’baza u rritën gjobat?

komisioni integrimit Ndryshimet e Kodit Rrugor, pas kundërshtive të hasura në Komisionin e Ligjeve dhe atë të Sigurisë, janë parë me skepticizëm edhe në mbledhjen e djeshme nga anëtarët e Komisionit të Integrimit. Deputetët shprehën kundërshti për disa nga pikat e ndryshuara të Kodit, ku specifikisht deputeti Ben Blushi tha se me amendamentet e ardhura nga qeveria shoferët paragjykohen, për shkak të moshës dhe jo për aftësinë që kanë. “Parashikoni të ulni se di për çfarë arsyeje moshën e patentës për transport mallrash, e çoni në 70 vjeç. E paragjykon për shkak të moshës, por jo për shkak të aftësisë. Në fshat që bëjnë transport për bujqësi pse të mos e bëj këtë, pse e paragjykon që është 70 vjeç. Në të njëjtën kohë i hiqni të drejtën një 65-vjeçari të bëjë transport. Më shumë besim kam te një shofer 70 vjeç sesa te një 18 vjeç. Kjo është fasha që vret njerëz. Unë 70 vjeç që ka vrare njerëz s’kam parë”, – u shpreh Blushi. Ndërkaq në përgjigje të deputetit socialist, përfaqësuesi i ministrisë së Transporteve tha: “Në Kodin Rrugor mosha është 65 vjeç. Ne e kemi rritur dhe e kemi bërë 70. Për mua edhe nëse është mbi 70 vjet dhe ka aftësi le ta ketë këtë të drejtë”.

 

Debati në Komisionin e Integrimit

Valentina Leskaj: Mbi ç’bazë janë bërë ndryshimet për rritjen e gjobave? Ku konsiston reformimi?

Eduart Seitaj: Është e vërtetë se janë rritur ndëshkimet administrative. Qëllimi nuk është që mblidhen lek nga aplikimi i normave të reja të kodit por ndërgjegjësimi i qytetarëve se shkeljet e Kodit janë të rënda, rrezikojnë jetë njerëzish njëkohësisht dëmtojnë dhe financat.

Arta Dade: Nuk jemi thjesht për të shkruar ligje, për t’i miratuar dhe moszbatohen. Ka motoçikleta që lëvizin pa kaskat përkatëse dhe jam vetë dëshmitare që nuk i ndalon as policia dhe as gjobiten. Çfarë mase do merret për këtë?

Eduart Seitaj: Është parashikuar një periudhë kalimtare 1 vit për t’i pajisur. Sa i përket anës ekonomike, kam përshtypjen se nuk kushtojnë më shumë se jeta e fëmijës dhe nuk kushtojnë në një masë të papërballueshme për çdo qytetar që ka mundësi të marrë një makinë.

Arta Dade: E falënderoj sekretarin e përgjithshëm që më ndriçoi trurin që jeta e fëmijëve është më e shtrenjtë sesa makina. Nuk e di a është bërë baba sekretari i përgjithshëm se unë jam gjyshe nja tre herë dhe e kam të qartë këtë gjë. Se kisha fjalën këtu fare. Leksionet për ruajtjen e jetës t’i mbajë diku tjetër. Kur vjen këtu të më shpjegojë se çfarë masa do merren që ligji të zbatohet?

Ben Blushi: Tek neni 12, pse keni parashikuar uljen e moshës së marrjes së patentës për transport mallrash deri në 70 vjeç, në këtë mënyrë e paragjykon për shkak të moshës por jo aftësive. Ke parasysh në fshat që bëjnë transport të prodhimeve bujqësore aty kryesisht pleq ka… E njëjta gjë te pika 2, i heq mundësinë një 65-vjeçari të transportojë njerëz…pse e hiqni këtë të drejtë kur ne kemi rritur moshën e punës, sot 65 vjeç punohet, kemi rritur dhe moshën e daljes në pension?

Taulant Balla: I bie p.sh. që zoti Berisha që nuk ka pasur asnjëherë patentë, me këtë ndryshim mos marrë kurrë patentë…

Seitaj: Nuk transporton dot mall…

Ben Blushi: Fletëpalosjet e fushatës pse mos ketë të drejtë t’i çojë?

Eduart Seitaj: Fletëpalosjet e fushatës mund t’i çojë se kufizimi bën fjalë për kamionët.

Ben Blushi: Unë kam më shumë besim te një shofer 70-vjeçar sesa te një 18-vjeçar. 18-30 vjeç, kjo është fasha që vret njerëz. Unë një 70-vjeçar që ka vrarë njerëz s’kam parë.

Maksim Tashi: Për mjete të veçanta, po të shikoni nenin 124, për disa kategori të veçanta dhe për fshatrat, kalojnë dhe mbi 70-vjeç por rinovimi i lejes së drejtimit bëhet më i shpeshtë.

Gramoz Ruçi: Më tërheq vëmendjen fakti që ka një sensibilitet të madh edhe nga deputetët, por edhe nga media, rritja e masës së gjobës. Unë personalisht do kisha tjetër mendim, gjoba më e madhe ajo që ne kemi shqetësim që është vdekja e njerëzve. Ne shqiptarët duhet të marrim vesh një gjë që kur hipim në timon duhet të zbatojmë rregullat e qarkullimit rrugor.

Taulant Balla: Synohet të rritet siguria rrugore nëpërmjet masave ndëshkimore por unë do isha partizan i një mase ndëshkimore më shumë sa i përket pikëzimit të lejeve të drejtimit, kur do e sillni? Të frikëson më shumë pikëzimi se gjobat. Ju e dini historinë e gjobave, sa më shumë rriten gjobat nuk ulen aksidentet por rritet dhe korrupsioni. Dakord ta miratojmë atëherë me ndryshimin për moshën e fëmijëve…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency