David Luiz bëhet objekt talljeje në rrjete sociale

0
112

David LuizU fut në fushë pas dëmtimit të kapitenit Thiago Silva, me shpresën se mund të ndryshonte rrjedhën e lojës, por jo vetëm që nuk e bëri diçka të tillë por zhvilloi një prej ndeshjeve më të dobëta në karrierën e tij. Po flasim për brazilianin e PSG-së David Luiz, i cili ra “pre” e klasit të Luis Suarez. Në të dy golat e shënuar, sulmuesi i Barcelonës ia kaloi topin mes këmbëve brazilianit duke e kaluar në një mënyr shumë të lehtë, përcjell Portali Albeu. Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të nisin talljet me David Luiz, i cili ndoshta i ka bërë drejtuesit e PSG-së të pendohen për dhjetëra milionët e shpenzuar.

 

 Belucci dhe Sarkozi në “Parc de Princes”

Tribuna Vip e “Parc des Princes” ishte e tejmbushur mbrëmjen e djeshme. Emra të njohur të politikës, ekranit dhe futbollit ishin të pranishëm dje në tribunën VIP të “Parc des Princes” për të ndjekur nga afër çerekfinalen e Champions League mes Paris Saint Germain dhe Barcelonës. Mes shumë personazheve VIP kamerat kanë mundur të kapin aktoren e famshme italiane Monica Belluçi, ish presidenti francez Nicolas Sarkozy si dhe ish “Topin e Artë” George Weah.

 

 Hamilton “ofendon” modelen gjatë festimit

Tashmë është bërë e udhës që në podiumin e Formulës 1 të festohet me shampanjë, një ndër çastet që është gdhendur në memorien e kujtdo. Por një gjest i papranueshëm është cilësuar ai i Lewis Hamilton ndaj një modeleje aziatike, të cilës i hodhi shampanjë në fytyrë. Piloti Lewis Hamilton është vënë në qendër të kritikave, pasi lagu me shampanjë në fytyrë një nga modelet e pranishme në përfundim të Çmimit të Madh të Kinës. Ndjekësit në rrjetet sociale e kanë kritikuar Hamilton, duke i vendosur edhe epitete të ndryshme, ndërsa të tjerë e kanë mbrojtur. Aktivistja Rox Hardie e shoqatës “Object” kundër seksizmit, e ka cilësuar veprimin e pilotit si “ofendues” dhe i ka kërkuar atij që t’i kërkojë falje vajzës.

 

 Xhaka prezanton motrën

Granit Xhaka ka pasur një mysafir special në shtëpinë e tij në Gjermani. Po flasim për motrën e mesfushorit të Borusia Mynshengladbahut, e cila i shkoi për vizitë vëllait të saj. Futbollisti i Kombëtares zvicerane ka postuar një foto në “Facebook” ku shfaqet së bashku me motrën. “Mirë se vjen në Gjermani motra ime”, – shkruan Xhaka mbi foto. Më herët futbollisti nga Prishtina ka prezantuar nënën dhe të dashurën më të fundi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency