Çokollata mbron zemrën

0
145

111227022048-chocolate-candy-bar-story-topHulumtuesit amerikanë thonë se disa baktere në stomak e gëlltisin çokollatën e zezë dhe e fermentojnë atë në komponime anti-inflamatore të cilat janë të mira për zemrën. Pluhuri i kakaos, një përbërës në çokollatë, përmban disa komponime polifenole ose antioksidante si katehinën dhe epikatehinën, dhe një sasi të vogël të fibrave dietike, tha udhëheqësi i studimit, John Finley, nga Louisiana State University. Të dy komponentet treten dhe absorbohen dobët, por kur ato arrijnë në zorrë të trashë, mikrobet e mira i marrin përsipër. “Në studimin tonë kemi zbuluar se fibrat janë fermentuar dhe se polimeret e mëdha polifenolike janë metabolizuar në molekula më të vogla, të cilat janë absorbuar më lehtë. Këto polimere më të vogla shfaqin aktivitet anti-inflamator”, – tha Finley në një deklaratë. Finley vuri re se kombinimi i fibrave në kakao me prebiotikë ka gjasa ta përmirësojë shëndetin e përgjithshëm të personit dhe të ndihmojë t’i shndërrojë polifenolet në stomak në komponimet anti-inflamatore. “Kur hani prebiotikë, aftësia përfituese mikrobiale e zorrëve rritet dhe e tejkalon çdo mikrob të padëshirueshëm në zorrë, si ato që shkaktojnë probleme në stomak”, – shtoi Finley. Prebiotikët janë karbohidratet që gjenden në ushqimet si hudhra e papërpunuar dhe gruri i zier integral të cilat njerëzit nuk mund t’i tretin por bakteret e mira preferojnë t’i konsumojnë. Ato vijnë edhe si suplemente ushqimore. Finley tha se njerëzit mund të kenë edhe më shumë përfitime shëndetësore kur çokollata e zezë kombinohet me fruta të ngurta si shega dhe akai. Gjetjet u prezantuan në Takimin e 247-të Kombëtar të Shoqatës Kimike Amerikane në Dallas.

 

 

Arsyet pse duhet përdorur qepa e kuqe

Studimet kanë treguar se qepa e kuqe mund të ndihmojë në rritjen e densitetit të kockave dhe mund të jetë e dobishme për gratë gjatë menopauzës Qepa është anëtare e familjes Allium, është e pasur me komponentë që përmbajnë squfur, të cilat janë përgjegjëse për erën e saj dhe janë shumë të mira për ruajtjen e shëndetit. Përfitimet nga qepa do të shpjegohen në vazhdim të këtij teksti, dhe pasi t’i lexoni këto jemi të bindur se do të jeni pishman që nuk e keni konsumuar edhe aq shpesh këtë produkt. Komponentët e squfurit pengojnë koagulimin dhe formimin e copëzave të trombociteve. Këta komponentë sulfurikë, përveç se ulin nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, gjithashtu përmirësojnë funksionimin e membranës qelizore të rruazave të kuqe të gjakut. Qepët mund të parandalojnë disa sëmundje të zemrës, të cilat kohen e fundit janë shumë të shpeshta. E mirë për kockat dhe indet lidhëse Studimet kanë treguar se qepa e kuqe mund të ndihmojë në rritjen e densitetit të kockave dhe mund të jetë e dobishme për gratë gjatë menopauzës, pasi ato humbasin densitetin e kockave. Gratë që kanë kaluar nëpër menopauzë, me konsumimin e përditshëm të qepës së kuqe, do të zvogëlojnë rrezikun e frakturave të ndryshme. Pra, për këtë arsye përdoreni më shumë qepën e kuqe, pasi përbërësit e saj ndikojnë pozitivisht në indet lidhëse, për shkak se shumë komponentëve të indeve lidhëse, iu nevojitet squfur për t’u formuar. Një anti-inflamator. Qepa e kuqe është e mirë në luftën kundër inflamacionit. Antioksidantët të cilët gjinden në të, luftojnë inflamacionin duke parandaluar oksidimin e acideve yndyrore në trupin tuaj. Kur keni një nivel më të ulët të acideve yndyrore të oksiduara, trupi prodhon më pak molekula që janë përgjegjëse për inflamacionin. Mbron nga kanceri. Është dëshmuar se qepa e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të tilla si disa lloje kanceresh edhe kur konsumohet në mënyrë të moderuar. Qepa zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit të vezoreve. Konsumoni më shumë qepë, në qoftë se doni të mbroni veten në aspektin shëndetësor

 

Vitaminat jo gjithmonë janë të mira për fëmijët

Vitaminat luajnë rol të rëndësishëm edhe në zhvillimin mendor dhe fizik të fëmijëve. Nevoja e njeriut për vitamina fillon që në barkun e nënës. Rruga më e mirë për t’i marrë ato është ajo natyrale, por në raste të caktuara të mungesës së oreksit, mosushqyerjes së mjaftueshme dhe infeksioneve të ndryshme mund të ndihet nevoja e marrjes së vitaminave në trajtë ilaçesh. Grupi më i rëndësishëm i vitaminave është grupi A, D, E, B dhe sigurisht pa harruar dhe vitaminën C përforcuese të sistemit imunitar. Fëmijëve mund t’u japim vitaminë D për zhvillimin e kockave apo vitaminat K, C, acid folik. Por, tek fëmijët të cilët ushqehen në mënyrë të shëndetshme nuk mund të shfaqet mungesë vitaminash. Tek këta fëmijë nëse jepen vitamina shtesë pa qenë e nevojshme për zhvillimin e tyre ato mblidhen në trup dhe shkaktojnë sëmundje. Disa nga shenjat e mungesës së vitaminave në trup janë mungesa e oreksit, lodhje, vështirësi në konceptimin e mësimit, mungesë përqendrimi, probleme me shikimin, infeksione të përsëritura, plagë të hapura në gojë apo mishrat e dhëmbëve, humbja e shkëlqimit të flokëve etj. Specialistët gjithmonë këshillojnë shmangien e vitaminave në formë ilaçesh në mënyrë të panevojshme dhe marrja e tyre nëpërmjet ushqimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency