Chris Brown prezanton para fansave vajzën

0
116

cris brownKohë më parë përflitej se këngëtari Chris Brown kishte një vajzë të vogël nga një lidhje me një ish-modele, por tashmë të gjitha zërat janë konkretizuar. Madje reperi ka shfrytëzuar Instagramin për të postuar dy foto të vajzës së tij të vogël. Chris Brown i ka njohur fansat me vajzën e tij 10-muajshe Royalty. Gjatë muajit mars u raportua se Brown kishte një fëmijë me një ish modele 31 vjeçare, të cilën sipas zërave, Brown e njeh prej vitesh.

 

Gisele Bundchen u thotë lamtumirë pasarelave

giseleModelja më e paguar në botë, Gisele Bundchen, përfundimisht u ka dhënë fund sfilatave në moshën 34-vjeçare. Nëna e dy fëmijëve dëshiron t’i kushtojë më shumë kohë familjes, ndërsa ka vënë në dukje se do ti kushtohet me të njëjtën intesitet botës së modës. Në San Paolo, Gisele Bundchen u ka thënë zyrtarisht lamtumirë pasarelave. Topmodelja braziliane sfiloi për herë të fundit për shtëpinë e modës “Colcci”, e të cilës është dhe ikona. “Kam mësuar të njoh sinjalet e trupit tim dhe e kuptova se kishte ardhur momenti që të ndaloja”, = ka thënë Bundchen. Pas 20 vitesh karrierë, modelja më e vlerësuar nga stilistët ka sqaruar se dëshiron të vazhdojë punën, por jo në pasarelë. “Dua të shoh projekte të reja dhe të kaloj më shumë kohë me familjen”, ka thënë ajo. Gisele është e martuar nga viti 2009 me yllin e futbollit amerikan Tom Brady, me të cilin ka dy fëmijë, Benjamin, 5 dhe Vivian, 2 vjeç.

 

Maradona ka bërë operacion plastik në fytyrë

maradonaKa qenë vendimi i Maradonës për t’iu drejtuar kirurgjisë estetike, për ta bërë më pak të dukshme diferencën prej 30 vitesh që ka me gruan e tij Rocio Oliva. Ka qenë portali argjentinas “PrimiciasYa.com” që publikoi i pari fotot e Maradonës të ndryshuar. Kaq është dashur dhe në rrjetet sociale veçanërisht në Argjentinë, të plasin talljet me legjendën e futbollit argjentinas. Fotot krahasuese si ishte dhe si është bërë Pibe de Oro kanë populluar internetin. Tashmë në Argjentinë në portale të ndryshme dhe rrjete sociale e quajnë, “Lifting de Dios”.

 

Alana vrastare ju lë pa frymë

alana-8Ajo është një prej bukurosheve më të mëdha latino-amerikane që jetojnë në Amerikë. Alana Campos është bukuroshja e “Playboy”-t që vazhdon të shokojë me pamjen dhe trupin e saj të përkryer. Në vitin 2012 u zgjodh femra më seksi nga “Playboy”, duke pozuar për revistën e njohur, teksa më ndryshe nuk është as pas atyre zhvillimeve. Ajo vazhdon të jetë tejet e suksesshme edhe si 24 vjeçare, teksa po vijon studimet në Los Anxelos.

 

Taylor Swift, plot me miq të famshëm në klipin e saj më të ri

taylorCara Delevingne, Zendaya, Haily Williams e madje edhe Kendrick Lamar pritet të jenë pjesë e klipit të ri të Taylor Swift.

Kënga e radhës nga albumi i suksesshëm i Taylor Swift “1989” që do realizohet me videoklip besohet të jetë “Bad Blood. Shumë miq të saj të famshëm duket se do të marrin pjesë në videoklip, personazhet si Cara Delevingne, Zendaya e Kendrick Lamar. pasi janë parë në setin e xhirimeve të dielën e kaluar bashkë me Swift. Pjesëmarrja e reperit Kendrick Lamar me gjasë do të jetë si rezultat i ndonjë remiksi që ndoshta i është bërë këngës “Bad Blood”, që spekulohet se Swift e ka shkruar për Katy Perryn dhe mosmarrëveshjen e tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency