Cfarë do të thotë shtet i përbashkët Shqipëri-Kosovë?

0
159

Artan Fuga

Artan FUGAParaprakisht, kur flitet për një shtet të mundshëm Shqipëri-Kosovë, ka vend të mendohet se në kushtet globale, çfarë është një shteti përbashkët?

Nuk mund të qendrojmë te konceptet e shekullit tetëmbëdhjetë ku me shtet të përbashkët kuptohej një shtet i centralizuar, nën një despot të përbashkët, që funksiononte me një qveri, me një administratë, me një korpus ligjesh të njehsuara unitariste.

Sot ka shtete që quhen shtete unitariste por që nuk i kanë këto tipare.

– Puna e parasë të përbashkët??? Nuk është e vërtetë sepse edhe sot në Shqipëri qarkullojnë së paku tre monedha në mënyrë paralele.

– Pasaporta të përbashkëta apo nënshtetësi e përbashkët??? As kjo nuk është e vërtetë sepse kam frikë se një e treta e popullsisë është me dokumenta edhe të huaja, duke përfshirë edhe emigrantët që vijnë votojnë kur duan në Shqipëri.

– Tregu i përbashkët kombëtar??? Pa sens, sepse po ta kuptonim në mënyrë nacionaliste do të duhej të hiqnim edhe bankat dhe telefonitë e huaja.

Cfarë atëhere?

– Ligjet e përbashkëta??? Nuk është e vërtetë as kjo sepse ka vende federative në Rusi, Ukrainë, Indi ku ka nënrepublika me kode të ndryshme ligjore.

– Administrata e përbashkët? A nuk ka kantonte dhe lande me autoniomi administrative në Zvicër, Gjermani, Bosnje, etj.

– Edhe dy e tre gjuhë të ndryshme zyrtare brenda një shteti ka kurse këta duan tekste të përbashkëta.

– Polici e përbashkët??? Ja pra kantonet nuk e kanë.

Ja, pra që ato që quhen karakteristika të përbashkëta të shteteve dikur nuk janë kushte të domosdoshme. Sikurse ka thënë Weberi është vetëm vullneti për ta ndërtuar këtë shtet. Nëse kombi dhe politikanët e Kosovës dhe Shqipërisë e kanë vullnetin asgjë nuk na pengon për t’u quajtur realisht brenda një shteti, pavarësisht se sipas kritereve formale bota ende na quan dy shtete. Por, ne duhet të jemi të zgjuar. Të përdorim kontekstin e sotëm juridik që e pranon bota për t’u bashkuar realisht, sesa të kërkojmë një bashkim formal që bota s’e pranon, pra të kërkojmë atë që sot është e pamundur.

Realisht, jo formalisht, konteksti i bashkimit Shqipëri-Kosovë, është një ngjarje e kaluar, kurse ne nuk e perceptojmë dot, sepse jemi me fetishe, prandaj e kërkojmë bashkimin, funksionimin e përbashkët, përpara në të ardhmen, e presim të vijë, si një tren a autobuz që pritet të vijë, ndërkohë që ata kanë disa minuta që kanë ikur.

Unë mendoj se pritja për t’u bashkuar sipas kritereve të shekujve të kaluar është thjesht një pretekst për elitat politike për të ndarë zona influence, një rivalitet mes tyre, si edhe pjellë e paragjykimeve të popullsisë, kurse mundësia për të vepruar si shtet i përbashkët me parametrat bashkëkohorë ekziston prej kohësh. Nga mungesa e dëshirës për të vepruar si një shtet, nuk perceptojmë se edhe konteksti e lejon këtë sipas parametrave bashkëkohorë.

Ne jemi të bashkuar pa e kuptuar se jemi të tillë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency