Çanta e Agnesa Vuthajt në ankand

0
154

agnesa-1_5875Për të ndihmuar fëmijët me autizëm dhe sindromën down u ofrua edhe Agnesa Vuthaj, ajo dha një çantë nga koleksioni i saj i çantave që mbajnë emrin e modeles. Janë mbledhur bashkë të gjithë për të ndihmuar në ndërtimin e qendrës për fëmijët me autizëm dhe sindromin down. E në mesin e tyre është edhe Agnesa Vuthaj e cila ofroi një çantë nga koleksioni i saj. Vlen të theksohet se kjo çantë u shit për 400 euro. Të hollat do të shkojnë për ndërtimin e qendrës për fëmijët me autizëm dhe sindrom down në Prishtinë e Gjakovë.

 

“I’m alive” nga Elhaida Dani, në 5 këngët më të klikuara të Eurosongut

elhaida-690x459 “Dielli ka vdekur, por Elhaida Dani është gjallë!” Kështu nis shkrimi i faqes online “WiWiBloog”, që i referohet Eurosongut. Që nga dita kur video u publikua, emri i Elhaida Danit po bën xhiro në të gjithë Evropën, pasi kënga “I’m alive” ka marrë komente pozitive dhe është pëlqyer nga një pjesë e mirë. Këtë herë Elhaida Dani nuk po mposht vetëm shtetet fqinje, por është duke kryesuar edhe ndaj fuqive të mëdha. Videoklipi i këngës është konsideruar si një ndër më të realizuarit dhe shanset janë shumë të mira për më lart. Sipas “WiWiBloog”, këngëtarja është votuar nga audienca e Eurovizionit, duke u renditur në pesëshen më të mirë të këtij kompeticioni: “Vetëm dy ditë pas publikimit të videos së këngës “I’m alive”, kënga ka arritur të grumbullojë rreth 478,485 shikime dhe 10.000 pëlqime. Që prej pjesëmarrjes së saj të parë, Shqipëria i ka rritur pretendimet dhe shanset për Eurovizionin dhe, pse jo, tani është edhe favorite për të fituar gjysmëfinalen. Ky është një hap i madh”, – shkruhet në “WiWiBloog”. Kënga “I’m alive” aktualisht është në Top 5 e këngëve më të klikuara të Eurovisionit.

Ja lista e 5 këngëve më të shikuara:

ANGLIA – Electro Velvet – Still in Love – 855.403 shikime

RUSIA – Polina Gagarina – A Million Voices – 671.481 shikime

ARMENIA – Genealogy – Face The Shadow – 518.038 shikime

SHQIPËRIA – Elhaida Dani – I’m Alive – 478,485 shikime

BELGJIKA – Loïc Nottet – Rhythm Inside – 189.789 shikime

 

Kënga më e re e Florit dhe Elvana Gjatës “Kuqezi je ti”

kuqezi4Si të fitosh para në tregjet financiare globale!Elvana Gjata dhe Flori kanë publikuar këngën e tyre më të re me titull “Kuqezi je ti”. Kjo këngë është patriotike dhe i kushtohet kombit shqiptar. Në të ka fragmente nga ngritja e dronit me flamur shqiptar në Beograd dhe festime tifozësh gjatë ndeshjeve të Kombëtares. Kënga sapo është publikuar ka tërhequr shumë vizitorë.

 

Bashkëpunimi i ri i Shpat Kasapit me Nurteel, goditje për Afërdita Dreshajn?

shpati Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, ka publikuar këngën e tij të re të titulluar “S’mundesh ti pa mu” në bashkëpunim me producentin dhe këngëtarin po ashtu të njohur, Nertil Morina – Nurteel. “S’mundesh ti pa mu” titullohet kënga e re e Shpat Kasapit. Me një tekst interesant që besohet se është edhe dedikim kundër ish të fejuarës, Afërdita Dreshaj, ai sjell një risi në treg. “Krejt t’kom thon, që ki me i pagu, sille kah ta sillsh, s’mundesh ti pa mu (sic.)”, është një pjesë e tekstit që e këndon Shpati e që aludon pikërisht në ish-të fejuarën e tij. Nga ana tjetër kënga vazhdohet nga Nurteel, producenti që tashmë është shndërruar edhe në këngëtar. Pasi krijoi disa prej hiteve të Bleros, Afërdita Dreshajt dhe disa këngëtarë të tjerë, ai duket se edhe vetë ka vendosur t’i kontribuojë skenës. Kjo këngë është punuar në muzikë dhe tekst të vet Nurteel, i cili është edhe bashkëpronar i produksionit Massive, teksa e që edhe ka realizuar videoklipin e thjeshtë të kësaj kënge, rrugëve të kryeqytetit të Kosovës. Nurteel gjatë verës së kaluar punoi edhe një prej hiteve “Shumë o ka ma Don” të kënduar nga Dhurata Ahmetaj dhe Blero. Kurse Shpat Kasapi pasi besohet të ketë tejkaluar romancën me ish të fejuarën, Afërdita Dreshaj, tash ka gjetur edhe të dashur të re, kurse kënga godet pikërisht ish të fejuarën, e cila po ashtu nuk ka qëndruar indiferente dhe doli publikisht me një të dashur të ri.

 

Çfarë seti fotografik nga Dafina!!!

dafinanudoDafina Zeqiri ka paralajmëruar një sesion të ri fotografik të realizuar nga fotografi Arton Humolli. “Kur Artoni dhe unë punojmë! Dy tru artistik bëhen bashkë… (pritni të shihni)”, – ka shkruar këngëtarja në “Instagram”. Postimin e saj Dafina e ka shoqëruar me një fotografi pa ngjyra, në të cilën shfaqet krejtësisht e zhveshur.

 

Mozzik: Gjithmonë kam dashur të realizoj duet me Kidën

mozzik-1Reperi Mozzik ka paralajmëruar dy duete të reja, njërin me Kidën dhe tjetrin me Xhensila Myrtezajn. “Janë këngë krejtësisht ndryshe, por parapëlqej duetin me Kidën, pasi gjithmonë kam dashur ta realizoj këtë duet”, – ka deklaruar ai. Gjatë intervistës ai ka folur edhe për projektin e tij më të fundit, “Koke shum”, nga i cili ka thënë se pret shumë. Sipas reperit, kjo këngë është “goli më i rëndësishëm” deri më tash në karrierën e tij të shkurtër. Mozzik njëherësh ka paralajmëruar edhe shumë duete tjera, por emrat e bashkëpunëtorëve nuk i ka bërë publikë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency